Titulli: Të lindësh sërish

Çfarë kuptimi ka të “lindësh sërish” dhe përse të krishterët flasin me këtë gjuhë?

Kjo ide duket sikur dallon të krishterët e zakonshëm që janë të qetë dhe pasivë, njerëz që nuk i bëjnë keq askujt, nga grupi tjetër i të krishterëve paksa radikalë, aktivë dhe, të rilindur.

Mendoj se të gjithë e kuptojmë se për çfarë lloj dallimi bëhet fjalë, por duhet të këmbëngul se sipas Biblës ky është një dallim i rremë.

Nuk ka të krishterë të tjerë veç të krishterëve të rilindur! Të quash të krishterë dikë që nuk është rilindur është njëlloj sikur të quash nënë dikë që nuk ka lindur kurrë fëmijë. Dikush quhet prind kur ka fëmijët e vet apo kur i birëson ata, po kështu përvoja e rilindjes e bën një person të krishterë.

Të lindësh sërish

Pas një përshëndetje hyrëse në kapitullin e parë të letrës së parë të Pjetrit, apostulli Pjetër hyn në thelbin e jetës së krishterë dhe shpërthen në falënderime dhe lëvdime: “Qoftë bekuar Perëndia edhe Ati i Zotit tonë Jezus Krisht, i cili me anë të mëshirës së tij të madhe na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezus Krishtit prej së vdekurish, për një trashëgim të paprishshëm, të panjollë dhe të pafishkur, që është ruajtur në qiejt për ju” (1 Pjetri 1:3). Pjetri këtu është duke përdorur të njëjtin figuracion si Jezusi.

Kapitulli i tretë i ungjillit sipas gjonit tregon historinë e vizitës së Jezusit tek një farise Jude që quhej Nikodem. Nikodemi erdhi ta takonte Jezusin natën sepse nuk dëshironte të ndjehej ngushtë se po ta shihnin njerëzit ai do të humbiste reputacionin. Por Nikodemi u tërhoq nga karakteri i Jezusit dhe ishte i etur të fliste me Jezusin dhe të mësonte prej Tij.

Ai e filloi bisedën duke u shprehur me përzemërsi se Jezusi duhet të jetë dërguar prej Perëndisë, për arsye të mrekullive që Ai bënte. “Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë” (Gjoni 3:3). Nuk është nevoja të themi se Nikodemi u tërhoq kur dëgjoi këto fjalë. Ai kishte ardhur këtu për një diskutim teologjik dhe menjëherë u përball me këtë kërkesë radikale.

U mundua ta interpretonte këtë metaforë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por Jezusi nuk e kishte fjalën për vdekjen fizike.

Jezusi po fliste për një ndryshim misterioz që ndodh brenda një personi me anë të fuqisë së Perëndisë. “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma” (Gjoni 3:5,8).

Dikush i bëri një pyetje Xhon Ueslit (John Wesley), ungjilltar i njohur i shekullit të 18- të duke iu drejtuar, pse predikon kaq shpesh Gjonin 3 “Ti duhet të rilindesh.”Uesli u përgjigj shkurt”Sepse ti duhet të rilindësh”

Kjo është një e vërtetë e rëndësishme që duhet ta dinë të gjithë.

Kjo është e vetmja mënyrë si mund të bëhesh i Krishterë.

Nuk bëhesh i krishterë duke shkuar në kishë, apo sepse prindërit e tu janë besimtarë.

Nuk mund të bëhesh i krishterë duke qenë anëtar i një kishe. Besimi dhe ndjekja e Krishtit shkojnë paralel, nuk rrinë dot pa njëra tjetrën. Ti mund të bëhesh I krishterë vetëm duke rilindur sërish. Rilindja shpirtërore është vepër e Perëndisë: Ai duhet të veprojë para se të bëjmë diçka.

Bibla thotë: “por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia. (Gjoni 1:12-13). Pra së pari vjen lindja nga Perëndia dhe më pas vjen pranimi dhe besimi.

Lindur prej Frymës dhe prej Fjalës

Por si mund të ndodhë e gjitha kjo? Siç e tha Jezusi lindja e re vjen nga Perëndia. Kjo është një punë misterioze e Frymës së Perëndisë. Ndoshta nuk mund ta kuptojmë plotësisht dhe sigurisht që nuk është nën kontrollin tonë,

Veprimtaria e Frymës është si era, ajo fryn kudo që dëshiron, po kështu Fryma e Perëndisë punon  kudo dhe kurdo që dëshiron vetë.

Pra nuk e kontrollojmë punën e Frymës. Madje nuk mund ta kuptojmë se kur na ndodh.

Në fillim kuptojmë se kemi interes të dëgjojmë për Jezusin, ose tërhiqemi nga jeta e Tij.

Pastaj kuptojmë se në të vërtetë ne i besojmë Atij. Unë dëshiroj ta ndjek atë. Dhe unë vendos të rrëfej besimin e Krishterë dhe të shkoj në një kishë.

Kjo duket sikur e kemi marrë vendimin ne, se kemi bërë zgjedhjet e duhura njëra pas tjetrës, pra nuk vendosin të tjerët për ne.

Në këtë mënyrë kuptojmë se nuk e kemi bërë ne lëvizjen e parë, por ka qenë vetë Perëndia.

Çfarëdo zgjedhjesh apo vendimesh të marrim në Të janë vetëm rezultat i vendimit të mëparshëm që Zoti ka bërë: na zgjodhi për veten e Tij, Ai dërgoi frymën e Tij në zemrat tona, duke na dhënë një jetë të re në Krishtin.

Të krishterët e përjetojnë këtë në mënyra të ndryshme. Ndoshta ne nuk jemi kthyer menjëherë tek Krishti si Çak Kolson.

Për mua nuk ka qenë kështu.

Nëse dua të flas për përvojën time ndoshta dikujt do ti duket e thjeshtë, një tjetri e vështirë.

Shënim:Pastor po deshe këtu përfshi dëshminë e konvertimit tënd, në  5-6 rreshta.

Tani e di që jam konvertuar sepse e dua dhe dëshiroj ta njoh më shumë Zotin. Dhe unë e di se dua ta ndjek dhe t’i shërbej me gjithçka që jam dhe kam. Kjo nuk mund të ndodhë derisa një person të rilindë.

Por çfarë e shkakton këtë lindje të re në zemrën tonë? Mjeti që fryma e Shenjtë përdor për të na sjellë në besim është dashuria për njëri tjetrin. Ja si shkruhet tek letra e parë e Pjetrit ” sepse jeni ringjizur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë . .. dhe kjo është fjala që ju është shpallur.” (1 Pjetri 1:23,25,).

Pra fjala e Perëndisë, Bibla, më saktë mesazhi i ungjillit është mjeti që përdor Fryma e Shenjtë që ne të rilindemi shpirtërisht.”Pra besimi vjen me anë të dëgjimit dhe dëgjimi me anë të Fjalës së Krishtit,” (Romakëve 10:17). Fjala e Perëndisë është fara që sjell një jetë të re brenda nesh.

Ne lindim shpirtërisht vetëm me anë të mesazhit të mrekullueshëm të ungjillit, se Krishti vdiq dhe u ringjall, nuk mund të rilindim duke iu bindur rregullave, apo përsëritjes së shprehjeve apo formulave të caktuara të pakuptimta.

Nëse kjo është e vërtetë atëherë ne të gjithë duhet ta mendojmë këtë mundësi. Të lindim sërish! Nuk mund të hysh në mbretërinë e Perëndisë nëse nuk rilind.  Nëse nuk e ke bërë ende këtë, atëherë është mundësia jote më e mirë. Ti duhet të ekspozohesh para mjeteve dhe metodave të Frymës së Shenjtë. Qëndro në shtegun e Tij që Ai të bëjë punën e Tij në ty. Të lindurit fizikë gjenden në maternitete, ndërsa të rilindurit shpirtërorë gjenden në kisha, aty ku shpallet, besohet dhe praktikohet Fjala e Perëndisë. Prandaj gjej një kishë si kjo dhe dëgjo ungjillin. Merr pjesë në takime ku mësohet dhe predikohet fjala. Lexoje vetë Fjalën e Perëndisë dhe gjithmonë lutu që Fryma e Zotit të prekë zemrën tënde.

Nëse je një person i rilindur shpirtërisht atëherë lëvdo Perëndinë. Ti ke marrë dhuratën më të bukur në botë dhe, kjo zgjat përgjithmonë.

Ne rilindim me shpresën e gjallë për jetën e përjetshme që na jep siguri për të ardhmen. Perëndia na ka dhënë një premtim si bij të rilindur. Ai na ka premtuar “trashëgiminë që nuk mund të prishet, nuk mund të kalbet apo të vyshket” që është në qiell për ne. (v. 4, niv). Ndërkohë, teksa jetojmë për të, ruhemi nga vetë pushteti i Perëndisë me anë të besimit, derisa të vijë kohë që shpëtimi ynë të zbulohet plotësisht(v. 5).

Komente

komente