Të lutesh si fëmijët

Titulli: Të lutesh si fëmijët (pjesa 3)

Kur jemi të vegjël, ne shkojmë me vrap te prindërit për t’i thënë kërkesat tona, në fillim i themi disa, pastaj të tjerat. Nëse i kërkojmë diçka që është me të vërtetë e mirë për ne, na i japin gjithmonë. Por nëse i kërkojmë të mos shkojmë në shkollë një ditë, apo të hamë karamele nga mëngjesi në darkë, prindërit na thonë menjëherë jo. Në të njëjtën mënyrë, nëse dëshirojmë që të jemi efektivë në lutje dhe të shikojmë përgjigje nga Perëndia, duhet të mësojë që t’i kërkojmë Atit tonë qiellor ato gjëra që janë të mira për ne dhe të mos kërkojmë vetëm gjërat që duam ne.

Nëse kërkojmë më së pari mbretërinë e Perëndisë, nëse kërkojmë që të bëjmë vullnetin e Tij dhe të çlirohemi nga e keqja, mund të jemi të sigurt se Perëndia do të thotë “Po” kur ia kërkojmë Atij.

Nëse i kërkojmë Perëndisë që të na mbushë me jetën dhe dashurinë e Tij me anë të Frymës së Shenjtë, mund të jemi të sigurt se do ta bëjë këtë. Ati ynë do më të mirën për ne. Siç e tha edhe Jezusi: ” Dhe cili nga ju është baba i tillë që, po t’i kërkojë bukë djali, i jep një gur? Ose po t’i kërkojë një peshk, në vend të peshkut i jep një gjarpër? Ose, po t’i kërkojë një vezë, i jep një akrep? Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t’u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë!” (Luka 11:11-13)

“Faleminderit”

Pasi mësojmë të themi: “Të lutem” dhe i lutemi me respekt Perëndisë për atë që kërkojmë, duhet t’i themi edhe “ Faleminderit” për të gjitha gjërat që Zoti bën për ne. Fjala “Faleminderit” nuk është thjesht një shprehje e vogël mirësjelljeje. Ajo është thelbi i lumturisë. Një fëmijë që e merr si të mirëqenë gjithçka që prindërit bëjnë për të nuk është aq i lumtur sa një fëmijë që i vlerëson prindërit për atë që bëjnë dhe e shikon atë si shprehje e dashurisë së tyre ndaj i falënderon ata. Fëmijët duhet të mësojnë të thonë “Faleminderit” dhe, fëmijë të Perëndisë duhet të dimë patjetër se si ta falënderojmë Atin tonë në qiell!

Ndonjëherë buzëqesh kur dëgjoj fëmijët e vegjël duke u lutur. Ata e falënderojnë Perëndinë për diellin dhe lulet, për qenushët, dhe unë them me vete:”Sa mirë!”. Por a është thjesht një lutje e mirë? Apo është një lutje e thellë dhe serioze? Kur shikoj në Bibël gjej shumë lutje që janë po aq fëminore: lutje që lavdërojnë Perëndinë për yjet dhe diellin, e falënderojnë atë për ushqimin, kafshët dhe peshqit, e falënderojnë atë për shëndetin dhe lumturinë. Sigurisht, ne duhet edhe ta falënderojmë Perëndinë për bekimet shpirtërore dhe për jetën e përjetshme në Jezusin. Por është zbulesë e madhe për një fëmijë që e shikon të mirën si dhuratë nga Perëndia dhe e falënderon atë për të. Nuk është aspak shpirtërore të harrosh ta falënderosh Perëndinë për lulet dhe qenushët, ushqimin dhe argëtimin, shtëpinë e ngrohtë dhe të ardhurat e bollshme apo gjërat e tjera që ai na jep.

” Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë”. (Psalmi 136:1)

“Pse? Nuk është e drejtë!”

Tani le të flasim për një aspekt tjetër të lutjes së një fëmije, diçka që mund të çudisë ty.

Kur fëmijët janë konfuzë, ata shpesh pyesin:”Pse?”. Kur ndodh diçka që ata e mendojnë të gabuar, bërtasin:”Nuk është e drejtë”. A e dije se këto gjëra janë pjesë e lutjes sikurse i gjejmë përderisa i gjejmë në Bibël?

Gedeoni, heroi izraelit dikur e pyetën në kohë shqetësimi: “Imzot, në rast se Zoti është me ne, atëherë pse na ndodhën tërë këto?” (Gjyqtarëve 6:13) Psalmet në Bibël thonë vazhdimisht: “Pse?”. “O Zot, pse qëndron larg? Pse fshihesh në kohë fatkeqësish?” (Psalmi 10:1) Habakuku e pyeti Perëndinë:” Përse më bën të shikoj paudhësinë dhe më bën të shoh çoroditjen?”.(1:3) Jeremia bëri të njëjtën pyetje. Edhe Jezusi e pyeti veten:”Pse?”. Në kryq Ai thirri: “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?”. (Mateu 27:46)

Si i përgjigjet Perëndia thirrjeve tona? Ndonjëherë zbulojmë se Perëndia e kupton dhimbjen tonë dhe kundërshton një situatë të padrejtë.

Në raste të tjera, kur pyesim”Pse?”apo bërtasim “është e padrejtë!”, Perëndia mund të na tregojë se kemi nevojë të ndryshojmë qëndrimin tonë dhe të ndalojmë së ankuari. Por edhe atëherë është më mirë t’i themi këto në lutje dhe të lemë Perëndinë të ndryshojë qëndrimin tonë, se sa të mos i paraqesim fare betejat tona para Perëndisë. Ai e di se çfarë kemi në zemër gjithsesi, kështu që mund t’ia themi edhe Atij dhe më pas të jemi të vëmendshëm për përgjigjen e Tij.

Lutjet e ankimit dhe hetimit nuk do të thonë gjithmonë një mungesë besimi. Nëse je fëmijë dhe asnjëherë nuk i bën pyetje babait, apo nuk i thua se çfarë të shqetëson, a është kjo shenjë besimi? Jo, nëse i beson vërtetë dikujt, nuk ke pse i fsheh asgjë. Kur i beson Perëndisë, ti mund të shkosh lirisht te Ati yt qiellor dhe në prehrin e tij të zbrazësh gjithçka që ke në zemër. Ashtu si fëmijët hedhin pyetje dhe ankime prindërve të tyre të dashur, kështu edhe ne mund të jemi të hapur me Atin tonë qiellor për gjithcka që na shqetëson.

Pa fjalë

Nëse po mëson të lutesh nuk ke pse të zgjedhësh fjalë të bukura. Nëse i di fjalët që njeh çdo fëmijë, fjalë si “Atë”, “Uau”, “Më fal”, “Të dua”, “Të lutem”, “Faleminderit” dhe “Pse?” atëherë ti di shumicën e fjalëve që duhet të dish me qëllim që t’i flasësh Atit tënd në qiell. Në fakt, ka kohë kur nuk duhet të thuash asgjë. Ti mund të lutesh pa thënë asnjë fjalë.

Kur jemi aq konfuzë dhe mërzitur sa nuk dimë çfarë të themi, atëherë si një fëmijë, të paktën mund t’i thërrasim Atit tonë që na dëgjon dhe e di se çfarë kemi nevojë.

“Kështu, pra, edhe Fryma na ndihmon në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme. Dhe ai që heton zemrat e di cila është mendja e Frymës…” (Romakëve 8:26-27) Ndonjëherë lutja më ë mirë që Fryma bën për ne është thjesht të qash në shpatullat e Perëndisë.

Lutja pa fjalë është e fuqishme jo vetëm në trishtim por edhe në gëzim. Kur jemi aq të lumtur sa nuk e shprehim dot me fjalë, thjesht mund të shijojmë praninë e Zotit në heshtje. Ndonjëherë një baba së bashku me fëmijën e tij qëndrojnë të përqafuar dhe shijojnë dashurinë e njëri-tjetrit, pa thënë asnjë fjalë. Këto janë kohë vërtetë të veçanta. Ti edhe unë mund ta bëjmë këtë në kohën tonë të lutjes me Perëndinë. Mos thuaj asgjë. Thjesht qëndro në praninë e Tij, shijo dashurinë e Tij dhe ndjehu i kënaqur që Ai është Ati yt dhe ti je biri i Tij. Nuk ka lutje më të madhe se sa kjo heshtje dashurie.

Edhe diçka tjetër: të lutem kupto se me qëllim që të bësh lutjen e një fëmije, ti duhet të jesh fëmijë i Perëndisë. Që ta quash Atë, Ai duhet të jetë Ati yt. Ti duhet të jesh pjesë e familjes së Tij.

Si bëhesh pjesë e familjes së Perëndisë? Vendose besimin te Jezus Krishti. Beso se Biri i Perëndisë u bë njeri dhe vdiq e ngrit sërish, që ti të mund të bëhesh fëmijë i Perëndisë. Besoji Jezusit, Ai të jep jetë të përjetshme! Prano Frymën e tij që të jetojë brenda teje dhe të birësojë në familjen e Perëndisë. Më pas gëzohu teksa Fryma dhe prek ty të bësh lutjen e një fëmije. Lutjet e tua nuk do të jenë shfaqje të mëdha por biseda personale me Atin tënd qiellor.