Titulli: Thirrja për në Maqedoni

Udhëtimi i dytë misionar i Palit

Ky udhëtim, përshkruhet tek veprat 16 dhe ndodhi për të realizuar një vizitë  në kishën e Azisë së Vogël që Pali kishte mbjellë në udhëtimin  e tij të parë misionar.

Herën e parë ata kishin në shoqërinë e tyre edhe Gjon Markun, por ky i fundit vendosi të largohej, ndaj në udhëtimin e tij të dytë Pali po udhëtonte pa Barnaban . Luka shkruan se ata patën mosmarrëveshje të mëdha dhe  për këtë arsye Barnaba mori Gjon Markun dhe lundroi për në Qipro, por Pali zgjodhi Silan dhe shkuan në Siri dhe Kiliki.” (15:40f.).

Falë raportimi të lukës mund të dimë ekzaktësisht se dy kolege dhe miq prej një kohe të gjatë, në fund u ndanë

Është e vërtetë se Perëndia e përdori për mirë këtë ndarje, sepse krijoi dy skuadra misionare,  më parë kishte vetëm një. Më vonë shohim tek letra e timoteut se Pali pajtohet me Markun (cf. 2 Tim. 4:11). Nuk ka diskutim se zënka midis tyre ishte një rast i trishtueshëm.

Sikurse e kemi vënë re gjatë përshkrimit të saktë të Lukës, apostujt ishin njerëz me defekte dhe dobësi , me të njëjtat probleme sikurse ne sot.

Pra Pali u nis drejt Azisë së vogël i shoqëruar me bashkëpunëtorin e tij Silan

Në listra, Pali dhe Sila i shtuan skuadrës edhe një besimtar të ri me emrin Timote (16:1-3). Ka edhe person tjetër që i bashkohet atyre pak më vonë, dhe ky është vetë Luka. Këtë e kuptojmë nga përemri në shumës “ne  që ia përdor në kapitullin 16 të veprave.

Qysh prej asokohe, Luka, ky doktor grek dhe shkrues I ungjillit, do të ishte dëshmitari më besnik dhe më I besuar i “Veprave të apostujve.”

Udhëtimi I dytë I tyre ishte fantastik. Pasi kaluan zonën e galacisë, skuadra misionare kërkoi të hynte në një territor të ri – ata nuk mund të hynin në territoret e provincave romake në Azinë perëndimore, as në Bitini, në veri.

Luka shkruan se Fryma i pengonte që të shkonin në ato vende.

Kur ata po kalonin nëpër Frigji dhe në krahinën e Galatisë, u penguan nga Fryma e Shenjtë që të shpallin fjalën në Azi.

7  Si arritën në kufijtë e Misisë, ata kërkuan të shkojnë në Bitini, por Fryma nuk i lejoi.

8  Kështu, pasi e përshkuan Misinë, zbritën në Troas.

Veprat 16:6-8, cev

Nuk na thuhet nëse fryma ia komunikonte këtë gjë me anë të rrethanave apo përmes bindjes së brendshme, apo dretëpërdrejt me anë të fjalëve apo shenjave. Por në njëfarë mënyre apostulli dhe anëtarëve të tjerë të     skuadrës iu mohua mundësia për të shërbyer aty ku donin ata.

Por ata vijuan udhëtimin nga vendi në vend derisa arritën në detin e Troasit në bregun perëndimor të Azisë së Vogël. Duhet të ketë qenë e mundimshme për ta si edhe një provë qoftë për besimin si edhe për durimin e tyre.

” Ejani na ndihmoni.”

Është e lehtë të imagjinojnë se sa munduese duhet të ketë qenë për misionarët që udhëtuan për në Azinë e Vogël. Ishin atje me plane të mëdha por edhe me mundësi të mëdha dhe duket sikur asgjë nuk po funksiononte si duhet. Ata po ndesheshin me pengesa njëra pas tjetrës.

Sa herë që ata hynin në një territor të ri për të shpallur ungjillin, në një mënyrë ose në një tjetër, dyer i mbylleshin, derisa derë pas dere të mbyllur ata u dolën nga territori i brendshëm dhe dolën në zonën bregdetare. Por në Troas, drejtimi pozitiv i më në fund iu dha Palit në formën e një ëndrre.

Gjatë kësaj kohe ai pa një vizion të një njeriu në Maqedoni i cili po i lutej, “Ejani në Maqedoni dhe na ndihmoni.”Pasi Pali pa vizionin edhe njëherë jemi gati për tu larguar për në Maqedoni, duke dalë në përfundimin se Perëndia na kishte thirrur për tu predikuar atyre ungjillin. Shprehet Luka.

(Veprat 16:9)

Thirrja për në Maqedoni e solli ungjillin e Perëndisë edhe në Evropë duke zgjeruar kështu shërbesën e Palit.

Rrugët e Perëndisë nuk janë rrugët tona  thonë shkrimet (Isaia 55:8-9). Pali dhe miqtë e vet kishin një vizion dhe një plan për shërbesën e tyre misionare, por në fakt ky nuk ishte plani që Perëndia kishte për ta.

Me sa duket. Ndoshta mund të kishte shumë punë për tu bërë në Azi por Perëndia kishte një vizion shumë herë më të madh për ta.

Evropa, ky kontinent i që shtrihej në veri dhe Perëndim të Azisë do të ishte destinacioni i ri i Palit.

Ky vend ishte i mbushur me njerëz , fise dhe kombe që kishin nevojë për ungjillin. Pra siç e thamë Pali pa në vizion një burrë i cili po u lutej për ndihmë.

Pse kërkuan ndihmë? Sepse ata nuk e njihnin Jezus Krishtin. Për çfarë kishin nevojë ata? Sigurisht kjo ndihmë nuk ishte fizike, ekonomike, apo ushtarake. Ata kishin nevojë për ungjillin, për njohurinë se mund të bëheshin të drejtë para Perëndisë duke besuar në Jezus Krishtin.

Misionarët e Krishterë kudo që janë i ndihmojnë njerëzit në çdo lloj forme. Ata ndihmojnë të sëmurët. Ata hapin puse, ndërtojnë shkolla dhe japin mësim në to.

Ata ndihmojnë në zhvillimin e biznesit dhe agrikulturës. Pra ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme, për të plotësuar çdo nevojë njerëzore. Por një është nevoja primare qe ata dëshirojnë te përmbushin, nevojën më të thellë njerëzore: nevojën për tu çliruar prej mëkatit, frikës nga vdekja, të njohin të vërtetën e Jezus Krishtit dhe të bëhen të lirë me anë të tij; të gjejnë paqe në Perëndinë me anë të  Jezusit. Misionarët shkojnë kryesisht për  hir të njerëzve që kanë nevojë për ndihmë, por së pari për ti treguar ungjillin e shpëtimit të Jezus Krishtit, e vetmja ndihmë që zgjat  për gjithë përjetësinë.

Kisha e parë europiane e Palit

Po sot? Pothuajse nuk ka fare të krishterë indigjen në  Turqi,  të mendosh se sa shumë punë të madhe misionare bëri Pali atje.

Pothuajse nga 100% e popullsisë greke që ishin të krishterë vetëm 2 %  merrnin pjesë në adhurim.

Besimtarët ungjillorë ishin një minoritet në rrezik.

Ka vende në ballkan , sikurse në Kosovë dhe në Shqipëri, ku ungjilli i Princit të Paqes nuk ka hyrë ende në çdo familje.

Së fundi, na erdhi në radio një letër nga Anila një grua e re, 21 vjeçare.

Ajo shkruan…

çdo natë. . . e dëgjoj programin Fjalët e Shpresës dhe mundohem ti mbaj në zemër fjalët tuaja. Nuk ka gjë më të bukur se sa të dëgjosh çdo natë fjalën e Perëndisë. Unë dëshiroj me gjithë zemër tu tregoj njerëzve të fshatit tim për Perëndinë dhe për jetën e re që mund të gjejnë në të. .

Kam dëgjuar kohët e fundit në programin tuaj Fjalët e Shpresës  për Jeremian dhe Isaian që kishin lindur për të profetizuar. Unë gjithashtu dëgjova aty se edhe unë kam lindur për ti shërbyer Zotit. Gjithkush mund ta bëjë këtë duke ndjekur udhën e tij dhe duke dashur njëri tjetrin. Lutem që Perëndia të më bëjë të denjë për ti shërbyer Atit , i cili njeh mendimet dhe dëshirat e zemrës. Unë jam mysliman me prejardhje por besoj në Krishtin.

Kushtet në fshat janë të vështira, nuk kemi as zyre postare as telefona. Unë nuk jam i pagëzuar dhe nuk kam marrë pjesë asnjëherë në një takim të krishterë në kishë… nëse keni mundësi me dërgoni disa libra te krishterë. Iu lutem lutuni për mua. Unë jam si një dele pa bari. Anila.

Si mund ta ndihmojmë këtë vajzë të re? Ndoshta nuk i ofrojmë dot para apo pune per ta nxjerre nga gjendja e vështire ekonomike . por mund ti japim asaj atë që e kërkon me shumë urgjence.

Ne mund te vazhdojmë ti ofrojmë asaj Fjalën e Perëndisë. Gjithashtu ne mund te lutemi për të.

Po kështu lutem edhe për ty qe prania dhe Fjala e Perëndisë ta bekoje jetën tende ne çdo aspekt.

Komente

komente