Thirrja për të luftuar

Titulli: Thirrja për të luftuar? (pjesa 3)

Nëse e ke menduar gjithmonë Jezusin si dikush që vepron vetëm me butësi, të lutem shiko në veprim Jezusin e vërtetë. Kur Ai konfrontohet me një legjion demonësh, Jezusi bën që ata të largohen të terrorizuar. (Luka 8:26-33) A ju kujtohet momenti kur Jezusi e denoncon pa frikë Herodin e pabesë, shiko(Luka 13:32). Disa drejtues nga elita fetare e asaj kohe i thonë Jezusit se fjalët e tij i kishin fyer ata. Jezusi jo vetëm që nuk i kërkon falje (sepse i kishte thënë të vërtetën) por vazhdon bisedën duke i quajtur ata “udhërrëfyes të verbër.” (Mateu 15:12-14) Kur ai shikon se tempulli i Perëndisë është kthyer në një treg, Jezusi nuk mbahet më, rrëmben një kamxhik dhe e kthen përmbys vendin. (Gjoni 2:15) Kur ai shikon një turmë njerëzish duke ardhur për ta arrestuar, Jezusi qetësisht u tregon se ai është personi që kërkonin dhe kjo i bën ata të dridhen dhe të bien përtokë. (Gjoni 18:3-6) Jezusi kalon dyert e vdekjes vetë dhe mposht edhe këtë armik të fundit; toka dridhet, varri hapet dhe, vdekja mundet. Këto nuk janë veprimet e një zoti të butë, të padëmshëm dhe pasiv. Ky është Zoti i ushtrive, Zot mbi engjëjt, sunduesi i tërë mbretërve të tokës, Gjenerali që na fton të luftojmë në ushtrinë e Tij. Kjo është një prej përshkrimeve që Bibla na jep për Jezusin:

“Dhe pashë qiellin e hapur, dhe ja, një kalë i bardhë, dhe ai që e kalëronte quhet Besniku dhe i Vërteti; dhe ai gjykon dhe lufton me drejtësi.

Dhe sytë e tij ishin si flakë zjarri dhe mbi kryet e tij ishin shumë kurora; edhe kishte një emër të shkruar, që askush nuk e di përveç atij;Dhe ishte i veshur me një rrobe të ngjyer në gjak; dhe emri i tij quhet: “Fjala e Perëndisë”.

Dhe ushtritë që janë në qiell e ndiqnin mbi kuaj të bardhë, të veshur me rroba liri të hollë, të bardhë dhe të pastër. ” (Zbulesa 19:11-14)

Nëse  ke parë filmin “Dy kullat” “The Two Towers”, filmi i dytë në trilogjinë “Zoti i unazave”, mendo skenën e betejës së madhe ku një ushtri gjigante po hidhet në një sulm të tmerrshëm mbi palën armime. Mbrojtësit e lodhur dhe të lënduar kanë pak shanse për sukses, por ata nuk duan të heqin dorë, ata provojnë një kundërsulm të fundit. Pikërisht në atë çast, shfaqet një kalorës me një kalë të bardhë në krye të kodrës, i ndjekur nga një ushtri e fuqishme.

Është miku i tyre, Gandalfi, që vrapon për të ndihmuar. Me forcat e tyre, mbrojtësit nuk mund të fitonin, por sapo shfaqet kalorësi mbi kalin e bardhë, ata e kuptojnë se nuk mund të humbasin. Armiku mposhtet. Kjo skenë e thjeshtë filmi, na ndihmon të kuptojmë se kalorësi i fundit mbi kalin e bardhë, Jezus Krishti, ka fuqinë për të mposhtur forcat e Satanit.

Ji i fortë

E njëjta fuqi, si ajo e Jezusit mund të bëhet e jona, jo se ne jemi si Zoti apo jemi të barabartë me Të, por sepse Jezusi ua jep pushtetin e Frymës së Tij të Shenjtë, të gjithë atyre që i besojnë Atij. Kur Shkrimi thotë, “Ji i fortë në Zotin dhe fuqinë e forcës së tij.” Kjo do të thotë se ne mund të jemi të fortë nga e njëjta fuqi që e aftësoi Jezusin të tmerronte demonët dhe të mposhtte vdekjen. Zoti na fton të bëhemi të fortë, jo në fuqinë tonë, por në forcën e Krishtit. Prit fitoren, jo për hatrin tënd, se ti je i fortë, por se je pjesë e ushtrisë së pa rezistueshme të Jezusit.

Nëse je mposhtur prej së keqes, besoj se e ke kuptuar se Satani është shumë më i fortë se sa ti dhe, ndoshta e ke të vështirë ta besosh se Satani do të mundet ndonjëherë apo, të besosh se do të jesh ndonjëherë i lirë. Ti zor se e beson këtë.  Edhe sikur të të them se Jezusi ka hyrë në një konflikt me Satanin, e ky i fundit të ketë humbur, e të jetë i destinuar të shkojë drejt shkatërrimit dhe gjykimit, t’i prapë nuk do ta besosh këtë. Këto mendime të pengojnë ty të përcjellësh mesazhin e ungjillit te të tjerët. Satani po humb, por ai nuk do që ti ta zbulosh këtë. Ai do të bëjë gjithçka që mundet, që ti të mos zbulosh se fitoren e ka në dorë Krishti.

Le të kthehemi pas në kohë për të sjellë një rast konkret lufte.

Të kujtohet koha kur ushtritë e Sadam Hysenit, po mundeshin dhe pushteti i tij po rrënohej? Trupat e Sadamit dhe policia e tij sekrete ishte tepër e fortë për qytetarët e zakonshëm, por ata nuk krahasoheshin me fuqinë e koalicionit që pushtoi Irakun. Por edhe pse ishte kështu; a e pranoi humbjen Sadami, a u dorëzua ai, kur e mori vesh që një ushtri më e madhe se tija po e sulmonte? Jo, ai u mburr që do të fitonte, dhe shumë irakenë ja kishin ende frikën. Qytetet njëri pas tjetrit rranë prej koalicionit, por qeveria e Sadamit, vazhdonte të transmetonte gënjeshtra për pushtetin e tij. Pasi forcat e koalicionit morën kontrollin e aeroportit të Bagdadit, ministri i informacionit, në Irak, ngulmonte në faktin se forcat e koalicionit nuk ishin brenda 100 miljeve të Bagdadit. Ndërsa trupat e armatosura, të koalicionit,  zbritën në sheshin e Bagdadit, ai vazhdonte propagandën e tij: “kemi gjithçka në kontroll. Mendoj se do t’i eliminojmë shumë shpejt ata.”

Po të kishe jetuar në Irak, dhe të kishe kaluar gjithë ato vite nën regjimin e Sadamit, dhe i vetmi informacion që dëgjoje të ishte nga media e kontrolluar prej qeverisë, ti mund të kishe besuar vërtetë se forcat e Sadamit po fitonin. Por kjo do ishte një gënjeshtër.

Po kështu edhe Satani ka dominuar shumë nga ne për një kohë kaq të gjatë sa që e kemi të vështirë të besojmë se ligësia mund të mposhtet e ne të jemi të lirë. Edhe pasi Satani bie nga pushteti, ai na mban me gënjeshtra. Ai vazhdon të thotë se Jezusi është i vdekur. Ai vazhdon të na tundojë që të mbajmë anën e të keqes dhe jo të Krishtit. Satani mundohet ta fshehë të vërtetën, që të mos e marrim vesh se ai është mundur, e kështu të mos ngrihemi kundër tij dhe të këpusim prangat e mëkatit. Por ungjilli shpalli triumfin Krishtit, mposhtjen e Satanit, dhe thirrjen për të qenë të lirë prej një regjimi shtypës. Ungjilli na fton të pranojmë sundimin e Krishtit, dhe të gëzojmë lirinë tonë prej mëkatit dhe frikës. Mos u frikëso prej gënjeshtrave të të ligut, kur Ai të thotë se po fiton, mos e beso. Satani është tepër i fortë për një njeri normal, mëse e vërtetë, por mos harrojmë se një fuqi më e madhe ka hyrë në betejë. Satani nuk mund t’i bëjë ballë Jezusit dhe ushtrisë  së engjëjve të tij.

Zoti është një luftëtar, dhe Ai të fton ty, të bashkohesh me të, në betejën kundër forcave shpirtërore të të ligut. Ji i fortë dhe mos u ndal para sulmit të armikut. “Ji i fortë në Zotin dhe në fuqinë e forcës së tij.” Bashkohu me Jezusin në mposhtjen e regjimit të Satanit.

Në mesazhet e ardhshme do të shikojmë me detaje se çfarë përfshin kjo, por për momentin  dua tu mëshoj tri gjërave: që Krishti na fton të luftojmë,  që Ai do të na pajisë, dhe nëse bashkohemi me Të do të jemi në palën fituese.

Psalmi 144:1-2 thotë, ” Bekuar qoftë Zoti, kështjella ime, që i mëson duart e mia për luftë dhe gishtërinjtë e mi për betejë. Ai është hiri im dhe kështjella ime, streha ime e lartë dhe çliruesi im, mburoja ime në të cilën gjej strehë, ai që ma nënshtron mua popullin tim. ” (Psalmi 144:1-2) Psalmi 149:6 thotë” Le të kenë në gojën e tyre lavdet e Perëndisë dhe në dorën e tyre një shpatë që pret nga të dy anët.” (Psalmi 149:6) Dita e paqes do të vijë kur Krishti të kthehet, por në këtë ditë beteje, ne kemi thirrjen heroike, që të luftojmë kundër mëkatit, dyshimit, dhe dëshpërimit. Po ashtu, është detyra jonë tu tregojmë të tjerëve, Lajmin e Mirë që Satani po humb dhe ata mund të jenë të lirë prej tiranisë së Tij dhe të gëzojnë lirinë nën drejtimin e dashurisë së Jezus Krishtit.

Po ti a po mban qëndrimin tënd? Apo thjesht po bën një sy gjumë? A ke veshur armaturën e Perëndisë, apo ke refuzuar të bashkohesh me forcat e Tij? Nuk ka kohë për të qenë të pavendosur. Nuk ka kohë për frikë. Nuk është koha që të kënaqemi me besimin tonë. Është koha të pranojmë Jezusin si drejtuesin tonë, dhe të bëhemi ushtarë të rrezikshëm dhe të çmuar në ushtrinë e Tij. Mund të të duket qesharake ta imagjinosh veten si ushtar të rrezikshëm. Por nëse dëshiron të jetosh me anë të besimit, ti je nën kërcënimin e vazhdueshëm të Satanit dhe demonëve të Tij. Ti ke një Atë shumë të dashur-Zoti është një luftëtar, dhe ti mund të jesh një luftëtar i fortë dhe ti mund të qëndrosh i patundur në besim. Ndaj merr guxim. Shtiri datën Satanit. Vazhdo të marrësh më shumë territore  për Gjeneralin Jezus. Ji i fortë, në Zotin dhe në fuqinë e pushtetit të Tij.

Shumë fjalë inkurajuese apo jo dhe që na japin forcë, për të ecur përpara. 

Komente

komente