Tu besosh mrekullive

Titulli: Tu besosh mrekullive (pjesa 3)

Pyetje për mrekullitë

Të bësh pyetje për mrekullitë është diçka e mirë për sa kohë që bëjmë pyetjet e duhura. Pyetja nuk është “A janë të mundura mrekullitë?” Ato janë, as që diskutohet kjo. Me Perëndinë gjithçka është e mundshme. Pyetja nuk është, “A ndodhën me të vërtetë mrekullitë e përshkruara në Bibël?” Po ato ndodhën, as që diskutohet kjo. Bibla është fjala e Perëndisë, dhe Perëndia thotë gjithmonë të vërtetën. Ka disa gjëra për mrekullitë që nuk duhen vënë në dyshim, por ja disa pyetje që mund të bëjmë për  mrekullitë: çfarë tregon kjo mrekulli për Perëndinë? Çfarë roli ka kjo mrekulli në planin e perëndisë për shpëtimin që gjendet në Jezusin? Si përshtat kjo mrekulli këtu, këtë kohë??

Ne mund t’i praktikojmë këto pyetje për mrekullinë më të madhe dhe botë ndryshuese, por për momentin le ti shohin disa mrekulli që mund të duken më pak të rëndësishme: gomari që i foli Balaamit dhe koka e sëpatës që doli mbi ujë për Eliseun. Këto mini- mrekulli nuk krahasohen me ndarjen e Detit të Kuq, që mundësoi që një komb ti shpëtonte skllavërisë dhe vdekjes, apo me ringjalljen e Jezusit i cili mposhti në mënyrë vendimtare vdekjen dhe siguroi jetë të përjetshme për njerëzimin. Por edhe mrekullitë më të vogla në tregojnë gjëra të mëdha.

Çfarë na tregon rreth Perëndisë historia e gomaricës që flet? Një gjë që na tregon është se Perëndia mund të flasë përmes çdo metode që Ai zgjedh. Balaami nuk arsyetonte në asnjë mënyrë, kështu që iu desh të dëgjonte një gomaricë që fliste. Disa studiues racionalistë mund ta pranojnë historinë e gomaricës që flet si një legjendë tepër të marrë për tu besuar nga njerëzit e arsyeshëm. Ironia është se ata po bëhen  nga ai lloj njerëzish që nuk e meritojnë të dëgjojnë Fjalën e Perëndisë nga asnjë burim tjetër më i lartë se një gomaricë.

Pjetri, që shkroi më shumë se katërmbëdhjetë shekuj pas Balaamit, krahasoi disa predikues lakmitarë dhe mosbesues të kohës së vet, me Balaamin, i cili ” u qortua për shkeljen e tij: një kafshë barre pa gojë, duke folur me zë njeriu, e ndaloi marrëzinë e profetit.” (2 Pjetri 2:16) Perëndia flet të vërtetën dhe nëse një predikues del kundër Perëndisë, një gomaricë është më e zgjuar se një predikues.

Çfarë tjetër tregon kjo histori për Perëndinë? Ai zemërohet me ligësinë, megjithatë ai është edhe i mëshirshëm. Dëshira e Balaamit për të mallkuar Izraelin ishte kryekëput e gabuar, dhe Perëndia dërgoi engjëllin me shpatën. Por Perëndia tregoi mëshirë duke bërë që engjëlli të fliste. Engjëlli mund ta kishte vrarë Balaamin në vend, por në vend të kësaj Perëndia përdori gomarin  për të fituar vëmendjen e këtij njeriu të keq dhe Zoti ia kurseu jetën.

Si përshtatet kjo mrekulli me planin historik të Perëndisë për shpëtimin dhe çfarë tregon kjo për Jezusin? Po, Perëndia zgjodhi Abrahamin dhe pasardhësit e tij për të pranuar Fjalën e Perëndisë, dhe për të sjellë Mesian, Shpëtimtarin e Botës. Balaami dëshironte të mallkonte pasardhjen e Abrahamit, Izraelitët, por Perëndia e pengoi këtë duke deklaruar bekimet e Perëndisë në vend të mallkimeve. Pasi gomarica qortoi Balaamin, Perëndia e bëri Balaamin që të  parashikonte yllin që do të shpëtonte popullin e Perëndisë prej armiqve të tyre.

Si përshtatet kjo histori mrekullie në jetën tonë sot? Ajo na fton ti kemi frikën zemërimit të Perëndisë, t’i besojmë mëshirës së Tij dhe Shpëtimtarit të premtuar. Historia është një paralajmërim kundër disa gjërave të caktuara. Balaami ishte në rrugën e gabuar sepse ishte lakmitar dhe lakmia është diçka e gabuar për çdo njeri, sidomos për një predikues. Balaami ishte mizor ndaj kafshëve, por bibla thotë ” I drejti kujdeset për jetën e bagëtisë së tij, por të përbrendshmet e të pabesëve janë mizore. ” (Fjalët e Urta 12:10)

Balaami kishte një dhunti të madhe shpirtërore pa pasur një marrëdhënie me Perëndinë. Ky është një paralajmërim i ashpër kundër mendimit se jemi të pranuar para Perëndisë sepse Ai na jep disa dhunti apo zbulesa. Jezusi na paralajmëroi kur tha se disa njerëz me fuqi mrekullibërëse janë të pabesë që shkojnë drejt ferrit. (Mateu 7:22-23) Bibla thotë ” Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.” (1 Korintasve 13:2) Shenjat e një marrëdhënieje të shëndetshme me Perëndinë janë besimi e dashuria dhe jo profecia apo ngritja e fondeve.

Diçka që mund të mësojmë prej gomaricës të Balaamit është se ndonjëherë telashet tona nuk janë armiq por miq. Balaami ishte tërbuar me gomarin e tij atë ditë, por nëse Balaami do të kishte qenë në gjendje të vazhdonte rrugën pa u ndalur, ai me siguri do të ishte vrarë. Balaami nuk kishte nevojë për një engjëll që ta shpëtonte atë prej telasheve; telashet i duheshin për ta shpëtuar nga engjëlli që do ta vriste. Kur gjëra nuk shkojnë sipas planeve të tua, mos e humb durimin. Në vend të kësaj, nxirr një mësim.

Balaami u tregua budalla që rrahu e qortoi gomarin, por sa herë e shajmë ne kompjuterin apo e gjuajmë me këmbë makinën? Ne kapemi pas problemeve me trafikun, njerëzve mos bashkëpunues, e gjithçka tjetër që na pengon të shkojmë atje ku duhet të shkojmë. Po sikur të jemi në rrugën e gabuar, drejt një shpate gjykimi? Në rast se “gomari” yt të pikëllon; në rast se telashet të pengojnë në rrugën që ke nisur, mos ia hidh fajin telasheve. Ndoshta ato po të tregojnë diçka.

A po udhëton në drejtimin e gabuar? A po tregon mosbindje ndaj Perëndisë? Nëse është kështu, nuk të duhen engjëjt që të të kursejnë prej telasheve, ti ke nevojë për telashet që të të kursejnë prej engjëjve! Ti duhet të ndryshosh drejtim  dhe të kërkosh Zotin para se të jetë tepër vonë.

Thuaj dhe demonstro

Në Bibël, Perëndia nuk jep thjesht urdhra e të citojë parime. Ai bën mrekulli të paharrueshme për ta demonstruar atë që thotë.

Ai jo vetëm që na tregon për rrugët e Tij por Ai tregon mënyrat e Tij, shpesh përmes të mrekullive të jetës reale që përshkruhen në Bibël. Ki parasysh historinë e hekurit që u zhyt në thellësi e më pas doli mbi ujë me anë të mrekullisë së Eliseut.

Pjesë e shërbesës së profetit Elise ishte trajnimi i profetëve dhe predikuesve të tjerë. Grupi i studentëve u bë aq i madh sa që duhet të zgjeronin ndërtesën. Ndërkohë që njëri prej  tyre po priste një pemë për ta bërë dërrasa, koka e sëpatës prej hekuri ra në ujë. Sëpata ishte marrë borxh. Ti mund të mendosh, “Punë e madhe se humbi koka e një sëpate! Thjesht shko në dyqan dhe bli një tjetër.” Por veglat e hekurit gjendeshin me vështirësi dhe ishin të kushtueshme për tu blerë. Studenti i gjorë nuk dinte çfarë të bënte ndaj shkoi te Eliseu dhe i tregoi hallin që kishte.

Njeriu i Perëndisë pyeti: “Ku ka rënë?”. Ai i tregoi vendin. Atëherë Eliseu preu një copë druri, e hodhi në atë pikë dhe nxorri në sipërfaqe hekurin. ” pastaj tha: “Merre”. Kështu ai shtriu dorën dhe e mori.

(2 Mbretërve 6:6-7)

A të duket kjo një mrekulli qesharake? Nëse Perëndia i plotfuqishëm bën një përjashtim të ligjeve të Tij të gravitetit, a nuk duhet të bëjë diçka më të rëndësishme se sa nxjerrja e një koke sëpate mbi ujë? Nxjerra e  një kombi përmes Detit të Kuq, ajo po që ishte mrekulli e madhe. Po nxjerrja e një koke sëpate mbi ujë duket dika e vogël. Personi i përfshirë në këtë mrekulli ishte një njeri i parëndësishëm, një student i gjorë. Për të, humbja e sëpatës mund të ishte problem i madh, por në panoramën e gjerën ishte hiç gjë.

Çfarë na tregon kjo mini mrekulli për Perëndinë? Çfarë roli ka kjo në planin Perëndisë për shpëtimin me anë të Jezusit? Si aplikohet kjo mrekulli e jetën tonë sot? Sëpata që notoi mbi ujë tregon se Zoti i universit i do njerëzit e parëndësishëm, dhe kujdeset për problemet e vogla. Asgjë nuk është tepër e vogël dhe askush nuk është tepër i parëndësishëm për kujdesin e Perëndisë.

” Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara; prandaj mos kini frikë.” (Luka 12:7)

Në rast se duket marrëzi për të plotfuqishmin që të kujdeset për gjërat e vogla dhe njerëzit e vegjël, le të marrim tërë marrëzinë që do të na japë Ai. ” Sepse marrëzia e Perëndisë është më e ditur se njerëzit dhe dobësia e Perëndisë më e fortë se njerëzit. Thotë bibla

“dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të turpëruar të fortët” (1 Korintasve 1:25-28) Këto fjalë për Perëndinë që zgjedh gjërat ulta nuk është në lidhje me mrekullitë e vogla si ajo e kokës së sëpatës, por në lidhje me përshkrimin se si Kryqi i Krishtit shpëton një tufë askushësh.

Perëndia bën mini mrekulli për njerëzit e vegjël, por njëkohësisht bën edhe mrekulli të mëdha për ta. Ai i shpëton ata prej ferrit me anë të gjakut të Jezusit, Ai bën shtëpinë e Tij në zemrat e tyre përmes Frymës së Tij të Shenjtë dhe i çon ata në një destinacion të sigurt: të mbretërojnë përjetë me Të. Pavarësisht nëse Zoti bën që një kokë sëpate të dalë mbi ujë, apo Ai vetë ecën mbi ujë, pavarësisht nëse e bën një gomaricë të flasë, apo është ai vetë që e shpall fjalën në një predikim në mal, pavarësisht nëse Krishti është varur në një kryq prej së vdekurish dhe sundon universin,

Zoti bën që gjithçka të bashkëveprojë për të mirën e atyre që e duan Atë.

Komente

komente