Unë jam ai që jam

Titulli: Unë jam ai që jam (pjesa 3)

Një emër që askush nuk e di

Ne dimë më shumë për Perëndinë dhe emrin e tij se sa dinte Mojsiu kur ZOTI Jahveh i foli atij prej ferishtes që digjej. Megjithatë sa më shumë që kuptonin ata, aq më i madh bëhej misteri. Sa më shumë që dimë, aq më shumë kuptojmë sa pak dimë. Sa më shumë mrekulli na zbulon Ai, aq më shumë kuptojmë se Ai është tepër i mrekullueshëm për ta njohur plotësisht.

Në kohët e Dhjatës së Vjetër, Perëndia nuk i përgjigjej gjithmonë atyre që thërrisnin emrin e Tij. Patriarku Jakob u përball me një të panjohur misterioz gjatë natës dhe ndonëse i panjohuri i gjymtoi atë veç me një prekje, Jakobi e mbajti fort të panjohurin derisa i rrëmbeu një bekim dhe ky e riquajti: Izrael. Më pas Jakobi i tha të panjohurit të fuqishëm: “Të lutem ma thuaj emrin.” Por ai u përgjigj, ” Pse e do emrin tim?” Dhe ai e bekoi atë atje. (Zanafilla 32:29)

Një herë tjetër një burrë së bashku me gruan e tij, dëgjuan nga një i panjohur se këta do të kishin një foshnjë, i cili më vonë u rrit dhe u bë Samsoni, njeriu super i fuqishëm që i çliroi Izraelitët prej armiqve të tyre. Kur ata e pyetën të panjohurin për emrin, ai u përgjigj: ” Pse vallë kërkon të mësosh emrin tim? Ai është i mrekullueshëm” (Gjyqtarëve 13:18) Një çast më vonë ai u zhduk prej tyre në një flakë.

Pse të mos ua thoshte emrin e Tij? Ndoshta sepse ata ia dinin emrin tashmë: këto ishin takime me Perëndinë e etërve të tyre, dhe ata nuk kishin nevojë për një informacion të ri apo për emra të rinj për ta njohur atë.

Por kjo tregon edhe diçka tjetër, atyre po ju kujtohej fakt se Perëndia nuk tregon gjithmonë, gjithçka për veten, që asnjë emër nuk tregon plotësisht se kush është ai. Ai gjithmonë mbetet, “UNË JAM AI QË JAM,” misteri përtej çdo gjuhe apo mendimi.

Ne nuk duhet të mendojmë se e kemi kuptuar gjithçka për Perëndinë, se e njohim plotësisht emrin e tij, ndonëse kemi zbulesa të plota prej Perëndisë, madje e përdorim emrin e tij të çmuar “Atë”, edhe atëherë kur thërrasim emrin shpëtues të Jezusit, madje dhe kur pagëzohemi në emër të Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë. Ajo që ne nuk dimë shkakton mahnitjen dhe magjepsjen.

Ndërsa ajo që dimë sjell lumturinë, dhe ajo që nuk dimë shkakton habitje dhe mahnitje. Libri i fundit i Biblës tregon se Perëndia Biri, të cilin e njohim si Jezusi, ka një tjetër emër që nuk na e ka zbuluar neve. Zbulesa 19:12 thotë ” Dhe sytë e Tij ishin si flakë zjarri dhe mbi kryet e tij ishin shumë kurora; edhe kishte një emër të shkruar, që askush nuk e di përveç Atij.” Jezusi është emri mbi çdo emër, i madhi UNË JAM, dhe ai ka një tjetër emër përtej njohjes njerëzore.

Bekimet e UNË JAM-it

Le të mrekullohemi me misterin e tij, dhe në të njëjtën kohë le të besojmë dhe të kënaqemi me zbulesat që na ka dhënë Ai. Disa prej gjërave më emocionuese dhe befasuese që Jezusi ka thënë ishin thëniet e tij UNË JAM  të regjistruara në ungjillin e Gjonit. Jezusi ushqeu turma dhe më pas deklaroi: ” Dhe Jezusi u tha atyre: “Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.” (Gjoni 6:35)

Jezusi i ktheu shikimin njerëzve të verbër dhe tha: ” Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: “Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.” (Gjoni 8:12) Bashkë me besimtarët e Dhjatës së Vjetër, mund të themi, ” Zoti është drita ime dhe shpëtimi im? ” (Psalmi 27:1) Jezusi tha, ” Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet meje, do të shpëtohet. ” (Gjoni 10:9 NASB). Jezusi po ashtu thotë, ” Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet.” (Gjoni 10:11). Së bashku me besimtarët e Dhiatës së Vjetër mund të themi: “ZOTI, Perëndia është bariu im.” (Psalmi 23), dhe ne mund të gëzohemi që bariu i mirë vdiq për të na shpëtuar neve.

Sigurisht që Ai, nuk vdiq dhe e mbylli me kaq. Ai po ashtu e mposhti vdekjen. Jezusi nuk pohoi se kishte fuqitë e ringjalljes, por pohoi se Ai vetë ishte ringjallja. ” Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.” (Gjoni 11:25) Bibla shpesh e quan ZOTIN ,”Perëndia i gjallë.” Ai jo vetëm që është gjallë- Ai është vetë jeta!

Fakti që ai është Perëndia i gjallë do të thotë se ai është Perëndia i të gjallëve. Dhe të gjallët përfshijnë shumë njerëz që ne i mendonim si të vdekur. Një herë Jezusi u sfidua prej disa personave të cilët ngulmonin te pohimi se vdekja është fundi i gjithçkaje.

Por Jezusi i ktheu ata te ferishtja që po digjej dhe te fjalët e të madhit UNË JAM: ” Sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut se si foli Perëndia nga ferrishta duke thënë: “Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit”? Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por Perëndia i të gjallëve. Ju, pra, po gaboni shumë” ” (Marku 12:26-27) Perëndia asnjëherë nuk thotë “Unë isha Perëndia i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.” Ai thotë, “Unë jam Perëndia i tyre.” “Sepse të gjithë jetojnë për të.” (Luka 20:38) Ky Perëndi nuk del kurrë nga moda dhe fëmijët e tij nuk Do të rreshtin së ekzistuari shi p – do të kenë jetë të përjetshme.

Pak më parë ne pamë “SE UNË JAM AI QË JAM” do të thotë se Perëndia është i pavarur, ekzistenca e Tij nuk varet prej askujt. Jezusi e shpreh kështu: ” Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete”. (Gjoni 5:26) Kjo është arsyeja pse vdekja nuk mundi ta mposhte Jezusin. Në natyrën e Tij njerëzore, trupi Tij mund të torturohej, mushkëritë e Tij mund të ndalonin së marri frymë, zemra e Tij mund të pushonte së rrahuri, truri Tij mund të ndalonte. Megjithatë në natyrën e Tij hyjnore, jeta që Ai ka në vetvete nuk mund të vdiste, dhe ajo jetë hyjnore e ngriti trupin e Tij njerëzor që të jetojë sërish dhe të lartësohet përgjithmonë në lavdi.

Përgjatë historisë ka pasur shumë drejtues dhe mësues fetarë, por asnjëri nuk pati ndonjëherë jetë në vetvete. Vetëm Jezusi. Kjo është arsyeja pse është e gabuar të themi se tërë fetë janë njëlloj të mira. Jezusi është e vetmja rrugë për jetën e përjetshme, e vetmja rrugë për te Ati. Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.” (Gjoni 14:6) Jezusi ose është jeta jonë, ose ne nuk kemi jetë, vetëm një vdekje të mjerueshme të vazhdueshme. Pa Të ne jemi veç degë të thata të prera nga pema. Jezusi thotë, ” Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.” (Gjoni 15:5) Unë jetoj vetëm sepse Ai jeton. I ndarë prej të madhit Unë Jam, unë jam asgjë dhe nuk mund të bëj asgjë. Por ” Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.” (Filipianëve 4:13)

Pasi Mojsiu eci me Perëndinë për shumë vite dhe pa fuqinë e Tij shpëtuese shumë herë, Zoti e mori Atë në lavdi. Mes fjalëve të fundit të Mojsiut ishte edhe ky bekim lamtumire:

Vendi i tij qoftë i bekuar nga Zoti me dhurata të çmuara të qiellit, me vesën, me ujërat e humnerës që ndodhet poshtë,

14  me frytet e çmuara të diellit, me prodhimet e çmuara të çdo muaji,

15  me prodhimet më të mira të maleve të lashta, me dhuratat e çmuara të kodrave të përjetshme,

16  me dhuratat e çmuara të tokës dhe të të gjitha gjërave që ajo përmban…. Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do të thotë: “Shkatërroje!” Ti je i lumtur, o Izrael! Kush është barabar me ty, o popull i shpëtuar nga Zoti?”(Ligji i Përtërirë 33:13-16,27,29)

Kur ti je bekuar prej të madhit UNË JAM, atëherë tërë gjërat e krijuara bëhen një bekim për ty. Perëndia që u dogj në shkurren që po digjej, pa e konsumuar atë do të shkëlqejë fort në jetën tënde dhe tërë gjërat rrotull teje do të shkëlqejnë prej bekimeve të Tij.