Titulli: Ungjilli i parë

Pasojat e mëkatit

Përgjigja më e mirë për ekzistencën e mëkatit gjendet tek Zanafilla kapitulli 3.

Mësojmë aty se bota e ka humbur harmoninë dhe rregullin e saj kur Adami dhe Eva, prindërit tanë të parë,  nuk iu bindën Perëndisë. Mëkati i njeriut e shkatërroi paqen e me mjedisin më kohën kur shkatërroi paqen tonë me Perëndinë.

Tragjeditë e jetës reflektojnë në njëfarë mënyre rebelimin e krijesave ndaj vetë krijuesit. Ky akt revolte, së bashku me rënien solli edhe ndotjen e botës që Perëndia e kishte bërë kaq të mirë.

Revolta paraqiste një stonim në krijim, dhe theu harmoninë fillestare dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe sot.

Pasi Adami dhe Eva hëngrën frutën e ndaluar në kopshtin e Edenit, Perëndia i tregoi pasojat që do të kishte mëkati. Nga ky moment e tutje jeta njerëzore do të kishte vuajtje dhe luftë. ” Gruas i tha: “Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua'” (v. 16a). Procesi i riprodhimit të fëmijëve, të cilin Perëndia kishte premtuar se do të ishte shumë bekim për Adamin dhe Evën që të jenë të frytshëm, të shumohen dhe të mbushin tokën, tani është mbushur me dhimbje dhe rrezik. “Sërish,” perëndia shtoi, “dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty” (v. 16b). Raporti mashkull femër, të cilin Perëndia kishte planifikuar të qëndronte në harmoni të përsosur, kur bashkoi Adamin dhe Evën, tani u kthye në një betejë mes sy sekseve. Madje edhe barërat e këqija në fushën apo kopshtin tonë janë si pasojë e Rënies.

“Pastaj i tha Adamit: “Me qenë se dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: “Mos ha prej saj”, toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të hash frutin e saj me mund tërë ditët e jetës sate.

18  Ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore, dhe ti do të hash barin e fushave;

19  do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh.'” 17-19

Iniciativa e Perëndisë për të kërkuar dhe shpëtuar të humburin

Por ky nuk është fundi i historisë , është veçse fillimi. Zanafilla 3 tregon se si njerëzit shkaktuan problemin e mëkatit dhe së keqes në botë.  Pjesa tjetër e biblës na tregon se si perëndia e zgjidhi këtë problem duke shpëtuar njerëzit nga mëkati dhe largimi i së keqes në krijim.

Përveç shpjegimit të krijimit në botë, origjinës  së racës njerëzore dhe historisë se  si filloi e keqja, kapitujt e parë të librit të Zanafillës tregojnë fillesën e planit të shpëtimit në veprimet dhe premtimet e perëndisë.

Historia e shpëtimit, fillon me kërkimin e Perëndisë për Adamin dhe Evën, dy mëkatarët e parë. Shpëtimi nuk fillon nga njeriu por është plotësisht iniciativë e Perëndisë. Shumë kundërshtarët të krishterimit e përshkruajnë ungjillin më shumë si një përmbushje dëshirash.

Ata e mendojnë Perëndinë asgjë më shumë se një projektim i shpresës dhe frikës njerëzore. Njerëzit dëshirojnë shumë të besojnë, dhe vazhdojnë me atë arsyetimin, se diçka atje lart ekziston një fuqi dashurie dhe pas vuajtjes që ne kemi këtu në tokë do të vijë koha kur të jetojmë në një vend të paqes dhe gëzimit.

Pra njerëzit primitiv dhe parashkencorë, shpikën idenë e Perëndisë dhe të qiellit, dhe shkruan një libër rreth tyre. Sipas këtij argumenti, Bibla nuk ka gjë tjetër veç mite ëndrra të një fisi të caktuar njerëzish që kërkojnë shpresë në universin e frikshëm. Gjithë besimi, përfshi këtu edhe besimin e krishterë, nuk është thjesht një kërkim iluziv i njerëzve për Perëndinë.

Por tani ne dimë më mirë sepse i përkasim epokës moderne. Ne e trajtojmë sëmundjen me anë të mjekësisë dhe teknologjisë, e largojmë frikën me anë të terapive dhe drogës, boshllëkun që ndjejmë në trupin tonë e mbushim me argëtime pa fund. Ne nuk kemi më nevojë të shpikim një Perëndi apo ta kërkojmë atë përtej yjeve.

Por Bibla na tregon të kundërtën. Nuk e shpikën njerëzit Perëndinë, por Perëndia krijoi njerëzit. Bibla përshkruan kërkimin e Perëndisë për njeriun.

Tek Zanafilla 3 nuk po e kërkojnë njerëzit Perëndinë por Perëndia njerëzit.

Ne lexojmë se Adami dhe Eva,” dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shëtiste në kopsht në flladin e ditës; dhe burri e gruaja e tij u fshehën nga prania e Zotit Perëndi midis pemëve të kopshtit.

9  Atëherë Zoti Perëndi thirri njeriun dhe i tha: “Ku je?” (vv. 8-9).

Zanafilla thotë se Perëndia ishte personi i fundit që Adami do të donte të takonte. Kur Adami dhe Eva dëgjuan Perëndinë “duke ecur në kopsht. . . ,” ata vrapuan dhe u fshehën në mes pemëve dhe ferrishtave.

Perëndia nuk e kishte zakon të shëtiste në kopshtin e Edenit çdo mbrëmje pasi kishte rënë vapa. Kjo është një formë të shprehuri, për të treguar se marrëdhënia e përsosur e mëparshme mes tyre dhe Perëndisë ishte thyer prej mëkatit.

Adami dhe Eva nuk e kërkojnë Perëndinë në mënyrë spontane, dhe nuk dëshirojnë më të shijojnë praninë e tij. Një mori emocionesh të reja kishin mbushur shpirtin e tyre pas veprës së mëkatit.’

Ata bëhen të vetëdijshëm sepse “sytë e tyre u hapën”, dhe ata kanë turp “se janë lakuriq.” v. 7). Ndërgjegjja e tyre, është zgjuar dhe ata ndjehen fajtorë.

Pasi ata kuptojnë se Perëndia po iu afrohet, një tjetër ndjenjë përshkon trupin dhe mendjen e tyre, është pikërisht frika.

Nga frika ata u strukën nën pemë duke dashur që të fshihen mes gjetheve e degëve të pemëve, që Perëndia të mos i shihte dhe të mos i gjente.

Por kur Perëndia përballi Adamin dhe Evën me mëkatin e tyre, ata tentuan sërish që të fshiheshin , kësaj radhe jo fizikisht por verbalisht me anë të justifikimeve. “Gruaja që ti më ke dhënë mua,” tha Adami. Ajo më dha frutën dhe unë e hëngra.” (v. 12).

Vini re se si ai thotë,”gruaja që ti më dhe.” Pra Adami po thotë se nuk ishte faji i tij por i Evës.

Dhe Eva vetë nxjerr një justifikim. “gjarpri, po gjarpri që ti ke bërë perëndi, ai më mashtroi dhe unë e hëngra. ” Si Adami dhe Eva po mundoheshin të fajësonin dikë tjetër për mëkatin e tyre; ata donin t’ia vinin fajin perëndisë. “ti e ke fajin. Ti e formove botën, ti na krijove, është faji yt.”

A ishte shpimi një ide e jona? Nuk e besoj, sepse kemi qenë aq të zënë me bërjen e akuzave ndaj Perëndisë sa që as nuk na shkonte nëpër mend shpëtimi.

Jo shpëtimi e ka fillesën plotësisht tek Perëndia. Ishte vetëm ideja e tij

Ai ndjek Adamin dhe Evën në përhumbjen e mëkatit dhe fajit të tyre.

Perëndia nuk na le të largohemi. Ai nuk do të na lerë në ndjenjën e fajit të konfuzionit dhe humbjes. “Ku je?” e pyeti Perëndia Adamin?

Ai nuk kishte përse ta pyeste. Thjesht mund ta linte Evën dhe Adamin të shkonin në punën e tyre, dhe bibla do të ishte një libërth shumë i shkurtër. Por për arsye të hirit të madh Perëndia fillon ti kërkojë burrin edhe gruan,

Premtimi i Shpëtimtarit

Pra shpëtimi ynë filloi nga ana e perëndisë, përmes iniciativës së tij, për të na kërkuar dhe për të na shpëtuar. Shpëtimi bazohet në premtimin e Perëndisë. Hera e parë që premtimi i shpëtimit shfaqet në Bibël, gjendet në librin e parë të Biblës.

Mesazhi i vërtetë i shpresës gjendet në Dhjatën e Vjetër së pari dhe pastaj në atë të renë.

Ungjilli i parë nuk është Mateu por gjendet tek Zanafilla 3:15. Perëndia atje i foli jo vetëm gjarprit por edhe të ligut që fshihej pas gjarprit “Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj”

Jeta jonë është bërë pra një luftë e ashpër kundër armikut shpirtëror, që na urren dhe përpiqte me sa ka fuqi të na shkatërrojë.

Dhe djalli fiton betejën e tij më të madhe ku i bën njerëzit të besojnë se nuk ka asnjë konflikt shpirtëror, dhe se ai vetë është një sajesë e njerëzve.

Por perëndia nuk e le me kaq. Ai premton se fara e gruas do të shtypë kokën e gjarprit, dhe do ta shkatërrojë për të gjitha të këqijat që ka bërë. Por si mund të ndodhë kjo? Njeriu, pra vetë Adami nuk mund të matej me Satanin. Pra si mund të përballej raca njerëzore me djallin dhe të triumfonte mbi të keqen?

Përgjigja është e thjeshtë. Perëndia e kishte premtuar se do ta bënte këtë përmes birit të gruaje, një vajze të Evës: “fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj.” Fitorja e njeriut do të jetë e kushtueshme por e plotë. Fuqia e së  keqes do të shkatërrohet, megjithëse ai do të plagosej në këtë betejë.

Zanafilla tregon historinë e Abrahamit, pastaj të një kombi, Izraelit, prej nga do të dilte shpëtimtari për të gjitha kombet. Njerëzit prisnin ditë pas dite që premtimi të përmbushej. Dhe më në fund ai erdhi.

Tani ne e dimë emrin e tij dhe atë që ai bëri. Satani bëri të pamundurën që ta kryqëzonte. Satani mendoi se e kishte mundur por vdekja nuk mund ta mbante Jezusin. Momentin kur Satani mendoi se e kishte shkatërruar farën e gruas, ai vetë u poshtërua.

Jezus Krishti, Adami i dytë, po mbledh një familje të dytë mes fëmijëve të Adamit dhe Evës kudo nëpër botë, një familje me të gjithë ata që besojnë në të. Ata gëzojnë të gjithë së bashku në fitoren e Jezusit: “Tani Perëndia e paqes do ta dërmojë së shpejti Satanin nën këmbët tuaja. ” (Romakwve 16:20). Edhe pak kohë, ndoshta edhe disa vjet, apo kushedi sa kohë mbetet që Jezusi të kthehet në fitoren e tij të lavdishme për të ofruar bekimin e vërtetë për të gjithë ata që e duan atë.

Pra mos ki frikë. Armiku nuk mund të na bëjë keq. Ai është mposhtur. dhe pak, fare pak kohë dhe e gjithë bota do ta shohë këtë.

Komente

komente