Vëllai që ti shikon

Titulli: Vëllai që ti shikon (pjesa 1)

Pothuajse çdo njeri që ti njeh ka diçka që ti nuk e pëlqen, diçka që të duket e keqe. Nëse ke dikë që e njeh prej një kohe të gjatë, ata me siguri do të bëjnë diçka që të shqetëson ty, dhe shpesh nuk bëhet fjalë vetëm për diçka që bëhet një herë, por për diçka që është bërë zakon, diçka që e bëjnë vazhdimisht. Sa më mirë që e njeh dikë, aq më mirë i njeh gabimet e tij. Në disa raste, ti di po ashtu sheh gjëra që ia kalojnë gabimeve. Por disa njerëz nuk janë shumë të pëlqyeshëm, dhe sa më shumë që i njeh ata, aq më pak i pëlqen.

Ndërkohë që Perëndia është i përsosur.  Ai asnjëherë nuk bën diçka të gabuar. Ai nuk ka zakone të këqija. Perëndia është jashtëzakonisht i zgjuar, tejet i mirë, dhe jashtë mase krijues. Perëndia është burimi i bukurisë, shpikësi i kënaqësisë, burimi i gëzimit. Megjithatë Perëndia është i butë, është i mëshirshëm, zoti i galaktikave, megjithatë mik i njerëzve të vegjël dhe të parëndësishëm. Sa më mirë që e njeh Perëndinë, aq më shumë tipare të admirueshme zbulon tek Ai. Perëndia është qenia më e dashur në univers.

Do të dukej më e lehtë të duash Perëndinë se sa të duash njerëzit që nuk janë shumë të pëlqyeshëm. Por Bibla thotë tek 1 Gjoni 4:20: ” sepse ai që nuk do vëllanë e vet të cilin e sheh, si mund të dojë Perëndinë, që nuk e sheh?”. A nuk duket pak si kontradiktore kjo? A nuk është Perëndia më i dashur se sa njerëzit irritues që njohim ne? A nuk është e mundur të duash Perëndinë por të shmangur njerëz të caktuar?

Djali me atë pamjen e keqe, ai me vetullat si shtëllungë,  me atë barkun e madh, dhe të qeshurat e çuditshme, ai që të ndërpret gjithmonë para se të kesh mbaruar fjalinë, djali që mendon shumë pak dhe pi shumë, djali që shpesh e ka gabim por asnjëherë nuk i mungon siguria tek vetja, djali me ato bindjet e çuditshme dhe sjelljen që ta shpif-a nuk do të ishte e lehtë të duash Perëndinë pa dashur një njeri kokëfortë, acarues dhe irritues si ky?

Por ç’mund të thuash për atë gruan mospërfillëse, me atë zërin ankues, e cila bën shumë thashetheme, kritikon shpesh, debaton me zë të lartë, rrallë herë kërkon falje, por ndodh që kjo grua të jetë gruaja jote?

Ndoshta ti pyet veten, se edhe sa kohë do ti duhet asaj për të të çmendur fare. Çfarë mund të kesh qenë duke menduar kur vendose të martoheshe me të? Nëse më parë e ke dashur, tani nuk e do më. A nuk mund ta duash Perëndinë pa dashur atë gruan tënde që vetëm ulëret e ta ka kthyer jetën në një makth? Jo, Nuk mundesh, Si mund të duash Perëndinë kur nuk do gruan tënde?

Çfarë mund të themi për familjen me adoleshentët e padurueshëm,  muzikën e lartë dhe të tmerrshme që ata dëgjojnë, ata njerëz që zihen gjithmonë me ty për diçka dhe që rastis që i ke komshinj në derën ngjitur? Çfarë mund të themi për kishëvajtësit që të dielën sillen si të devotshëm, por i trajtojnë punonjësit si ndyrësira, e që rastisin të jenë punëdhënësit tuaj? Këtë tip njerëzish nuk është e lehtë t’i duash. Ti mund të thuash: a më lejohet të dua Perëndinë pa u dashur të dua këta fqinj të pakëndshëm dhe anëtarët lakmitarë të kishës?

Me sa duket jo. Shkrimi e lidh dashurinë për Perëndinë kaq ngushtë me dashurinë për njerëzit e tjerë, sa që këto dashuri janë të pandara nga njëra tjetra. Nëse ti nuk e do vëllanë që e shikon, ti nuk mund të duash Perëndinë që nuk e do.

Në kërkim të një mundësie shpëtimi

Mos duket tepër e madhe për tu pranuar kjo? Ti mund kërkosh shtigje. Nëse ti je mërzitur nga njerëzit dhe më shpesh nga gratë, ndoshta mund të jesh i gëzuar që pohimi biblik thotë “vëllanë që ti e sheh” dhe jo motrën. Vëlla do të thotë një mashkull, apo jo? Po a durohen gratë stresuese dhe acaruese që mund të rrethojnë? S’ka shanse t’i largosh. Bibla e përdor fjalën vëlla për të përfshirë edhe gjininë tjetër, pra si mashkull edhe femër, vëlla dhe motër.

Nëse shkon mirë me familjen dhe kushërinjtë, ndoshta je i lumtur që pohimi biblik flet për një vëlla që ti e sheh dhe jo për njerëzit që nuk i ke të afërm. A mund të mos i duash ata që nuk janë anëtarë të familjes? Nuk ka shanse. Fjala vëlla në Shkrime mbulon pak më shumë se sa kushërinjtë.

Në këtë pikë mund të shfaqet një tjetër mundësi për pastorët dhe drejtuesit e trajnuar për të mos ju bindur këtij vargu sipas interpretimit të saktë biblik.

Specialistët që interpretojnë Biblën e dinë se fjala “vëlla që është përdorur këtu do të thotë ndjekës të tjerë të Jezusit. Në fakt, për këtë e ka fjalën 1 Gjoni 4:20  kur përmend “vëllanë që ti e sheh”. Ky varg është pjesë e thirrjes për të dashur të krishterët e tjerë, vëllezërit dhe motrat në Krishtin. Këtu nuk e ka fjalën për dashurinë në përgjithësi, por për dashurinë që të krishterët kanë për të krishterët e tjerë.

Kjo fjalë është teknikisht korrekte, por a bëhet fjalë për një shteg shpëtimi, të mos duash njerëzit që takon? A është mirë të mos duash jo të krishterët, për sa kohë që ti do njerëzit që kanë të njëjtin besim me ty? Jo nuk është mirë. Bibla thotë, ” Prandaj, sa të kemi rast, le t’u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit. ” (Galatasve 6:10) Të krishterët kanë një detyrim të veçantë për të dashur vëllezërit në Krishtin, por kjo nuk do të thotë se ata nuk duhet të duan njerëzit që nuk njohin Krishtin.

Ki kujdes, mos përdor interpretimin korrekt të kësaj fjale, si një shfajësim për të mos dashur një kategori të caktuar njerëzish. Nëse ti thua: “Kush është ky vëlla që unë duhet ta dua?” më ngjan me atë studiuesin biblik që e pyeti Jezusin dikur: “Kush është i afërmi im?” Ky studiues e bëri këtë pyetje në një diskutim të urdhërimeve të Zotit për ta dashur Perëndinë përmbi gjithcka e ta duash të afërmin tënd porsi veten tënde. Ky njeri e dinte se kishte disa njerëz që ai nuk i donte, por a nuk do të ishte mirë të mos i donte ata për sa kohë që nuk i quante të afërm?

Në përgjigje të kësaj Jezusi tregoi një histori për një njeri të rrahur prej një turme hajdutësh e të lënë në mes të rrugës. Një predikues nxitoi hapin, pa e ndihmuar. Një drejtues adhurimi nxitoi hapin, pa e ndihmuar atë. Më pas një i huaj me gjysmë origjinë, një samaritan, iu afrua. Ai i dha viktimës ndihmën e parë, e çoi në një bujtinë pranë dhe pagoi të gjitha shpenzimet. Jezusi e mbylli historinë duke e pyetur studiuesin: “Cili nga këta të tre, mendon se është fqinji i njeriut që ra në duart e hajdutëve?” Studiuesi s’kishte si të mos thoshte: “Ai që pati mëshirë për të.”

Jezusi e bëri atë pyetje ndryshe. Në vend që të pyeste: “Kush është fqinji im?” dhe të kërkonte shtigje shpëtimi, Jezusi na mëson të pyesim: “Si mund të jem një i afërm?”dhe të kërkoj njerëz që do të më ndihmojnë.

[Nëse je një ekspert që ulet në një sallon të rehatshëm leksionesh duke analizuar pyetjen: “Kush është i afërm i mirë?” ti mund të vendosësh që disa njerëz (siç ishte ai Samaritani i gjorë) nuk kualifikohen fare si fqinjë. Ti mund ta mendosh të afërmin tënd, një person si vetja, me të cilin e ke shumë të lehtë të përshtatesh, ndoshta një studiues, një predikues, apo një drejtues adhurimi.

Por nëse të kanë rrahur dhe vjedhur; nëse nuk ke para dhe po humb gjak, e mund të vdesësh nëse nuk të ndihmon askush, kjo ndryshon plotësisht çështjen e fqinjit. Atëherë ti kërkon shtigje shpëtimi, ti je i etur të s’kualifikosh njerëz të caktuar prej të qenurit fqinjët e tu, apo të gjesh mënyra që të mos jesh i detyruar t’i duash ata. Por kur ti je i dëshpëruar për ndihmë, ti shpreson që dikush, apo çdokush do të sillet si i afërm dhe vëlla për ty.]

Kur Bibla thotë, “sepse ai që nuk do vëllanë e vet të cilin e sheh, si mund të dojë Perëndinë, që nuk e sheh,” mos kërko mënyra për të përjashtuar një kategori njerëzish nga kjo dashuri. Edhe sikur të thuash se disa persona nuk i ke vëllezër, sipas përkufizimit të saktë të këtij vargu, edhe sikur të mos i konsiderosh ata vëllezër por armiq, Jezusi urdhëron. “Duaji armiqtë e tu.” Mund të gjesh shumë arsye për të mos dashur dikë. Nëse nuk do, njerëzit që i shikon, nuk mund të duash Perëndinë që se ke parë.