Vjedhësi i varrit

Titulli: Vjedhësi i varrit  (pjesa 1)

Njerëzit ishin të shqetësuar. Siguria ishte një problem i madh. Po sikur disa vjedhës të hynin brenda dhe ta plaçkitnin a të vend? Kjo do të ishte e tmerrshme! Më mirë të jemi të sigurt dhe të vendosim roje të armatosur dhe të fortë dhe jo një roje sigurie të moshuar. Kjo detyrë kërkonte njerëz profesionistë, të fortë dhe mjaft të zgjuar për të dalluar çdo shenjë trazimi, roje aq të frikshëm sa të trembnin çdo hajdut të mundshëm. Një skuadër me ushtarë të fortë, të armatosur deri në dhëmbë, do të ishte idealja. Por si mund të merrte ky grup civilësh disa ushtarët për çështje sigurie? Ata do të kishin nevojë për një urdhër qeveritar. Kështu që ata shkuan drejt e tek guvernatori dhe i kërkuan disa ushtarë.

Cili ishte ky vend që ata dëshiron të mbronin? Një bankë? Një dyqan bizhuterish? Një muze? Një laborator me çështje sekrete? Jo, ata po mundoheshin të mbronin një varr! Ata nuk ishin të shqetësuar se do humbisnin paratë apo bizhuteritë e çmuara, apo pikturat e paçmuara, a shpikjet sekrete. Ata ishin të shqetësuar se mos humbisnin një trup të vdekur. Ata vetë kishin stisur gjithçka që të vrisnin këtë njeri, dhe tani donin të siguroheshin se Ai do të qëndronte në varr. Ditën pasi Jezusi vdiq, një grup fetarësh të shqetësuar shkuan te guvernatori. Ja se çfarë ndodh:

Dhe të nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati, duke thënë: “Zot, na ra në mend se ai mashtruesi, sa ishte gjallë, tha: “Pas tri ditësh unë do të ringjallem”. Prandaj urdhëro që varri të ruhet mirë deri në ditën e tretë, se mos vijnë dishepujt e tij natën e ta vjedhin trupin dhe pastaj t’i thonë popullit: “U ringjall së vdekuri”; kështu mashtrimi i fundit do të ishte më i keq se i pari”.

Por Pilati u tha atyre: “Rojen e keni; shkoni dhe e siguroni varrin, si t’ju duket më mirë”. Dhe ata, pra, shkuan dhe e siguruan varrin dhe, përveç rojës, vulosën gurin. (Mateu 27:62-66)

Kjo është mënyra se si Bibla i përshkruan masat e sigurisë të marra prej armiqve të Jezusit. Ata ishin të frikësuar deri në palcë se mos trupi vidhej dhe ndodhte një ringjallje e rreme. Asgjë nuk i shqetësonte më shumë, përveç mundësisë se mos ndodhte një ringjallje e vërtetë. Por ata nuk donin as ta çonin nëpër mend këtë. Kështu ata dëshiron të merrnin çdo masë që të siguronin që askush nuk do të merrte trupin e Jezusit.

Pilati ua plotësoi dëshirën. Ai nuk donte t’ia dinte për trupat e vdekur dhe vjedhjen e varreve, por ishte më e lehtë për të që t’i jepte këtyre njerëzve të bezdisshëm atë që donin. Ata do të vazhdonin ta shqetësonin nëse nuk do të merrnin atë që donin, dhe mjaft goditje politike kishte, por të duronin edhe ata!

Pilati mendoi, “Më mirë ti japim atë që duan”.

Një ditë më parë ai kishte urdhëruar vrasjen e një njeriu të pafajshëm vetëm që të kënaqte këta drejtues fetare. Nëse ata donin një favor të fundit, pse të mos ua jepte? Pilati nuk mund të rrinte pa qenë sarkastik:”Shkoni dhe bëjeni atë varr sa më të sigurt që të mundeni.” Dukej qesharake për Pilatin, që të arrinin në këto ekstreme vetëm për të mbrojtur një trup të vdekur. Por nëse donin këtë, pse të mos e merrnin?

Ai i la të bënin çfarë të donin, për të bërë që miza mos pipëtinte në atë varrezë. Kështu drejtuesit fetarë, dolën dhe vunë një vulë mbi gurin që bllokonte hyrjen e varrit. Ishte krim federal të hiqej vula dhe të lëvizej guri. Më pas ata caktuan një skuadër me ushtarë të qëndronin me turne, për të mos ia ndarë për asnjë çast sytë varrit të Jezusit.

Imagjino se çfarë do të kenë qenë duke menduar këta ushtarë. Ata ishin luftëtarë veteranë. Ata kishin luftuar ushtri të forta dhe kishin detyruar turmat të zmbrapseshin. Mund të ishte dukur diçka qesharake dhe e ekzagjeruar që dikush të rrinte si roje varri. Epo mirë, të paktën puna ishte e lehtë. Vjedhësit e mundshëm nuk ishin asgjë më shumë se sa peshkatarë të humbur dhe disa gra frikacake. Me atë vulë zyrtare mbi varr, ushtarëve ju duhej vetëm të qëndronin aty pranë me armët plot, dhe as kush nuk do të kishte guxim të bënte diçka. Trupi nuk kishte për të lëvizur prej varrit. Në rregull?

Punë e brendshme

Gjithë ky plan mund të kishte funksionuar nëse kërcënimi i vetëm qenë hajdutët që do të hynin nga jashtë. Por rreziku nuk vinte nga jashtë ,por nga brenda. Njeriu brenda varrit, ishte ai që do të vidhte varrin. Ushtarët apo drejtuesit fetarë nuk mund të bënin asgjë për ta ndaluar vjedhjen e varrit.

“Rojën e keni; shkoni dhe e siguroni varrin, si t’ju duket më mirë”, tha Pilati. Por sa e sigurt ishte kjo? A mund ta ndalojë një shpatë lindjen e diellit.

Armiqtë e Jezusit e panë të lehtë ta vrisnin Atë por jo dhe aq të lehtë ta mbanin të vdekur. Tërë masat që morën, vulosja zyrtare dhe ushtarët e armatosur rëndë, nuk mundën  ta mbanin Jezusin në varr.

Tani në fund të së shtunave, kur po zbardhte dita e parë e javës, Maria Magdalena dhe Maria tjetër shkuan për të parë varrin. Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e varrit dhe u ul mbi të. Pamja e tij ishte si vetëtima dhe veshja e tij e bardhë si bora. Dhe nga frika e tij, rojet u drodhën dhe mbetën si të vdekur; por engjëlli, duke iu drejtuar grave, u tha atyre: “Mos kini frikë, sepse unë e di se ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua. Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë; ejani, shikoni vendin ku qe vënë Zoti. Shkoni shpejt t’u thoni dishepujve të tij se ai u ringjall së vdekuri; dhe ja, po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shihni; ja, jua thashë”. (Mateu 28:1-7)

Kur engjëlli erdhi dhe lëvizi gurin, kjo nuk ndodhi që Jezusi të dilte prej varrit, por që të gjithë të mund të shikonin se ai tashmë kishte ikur. Nuk kishte ndodhur asnjë vjedhje varri nga hajdutët, por Jezusi ishte ngritur nga vdekja. Ishte ai vetë brenda varrit që kishte organizuar gjithë punën.

Engjëlli erdhi vetëm për të shfaqur dhe thënë atë që Jezusi tashmë kishte bërë.

Sa me gëzim duhet ta ketë bërë engjëlli punën e tij! Pak ditë më parë, ushtritë e engjëjve ishin urdhëruar të zmbrapseshin, ndërsa Jezusi u torturua dhe u vra. Sa e vështirë duhet të ketë qenë për engjëjt të shihnin atë torturë njerëzore mizore, dhe vrasjen e mbretit të madh të engjëjve dhe sunduesin e tërë Krijimit! Sa e lehtë do të kishte qenë për ta të vrisnin armiqtë e Perëndisë! Por Zoti kishte diçka tjetër në mendje, dhe kështu engjëjt vetëm mund të shikonin si Jezusi vuajti, vdiq dhe u vendos në një varr. Por tani e gjithë ajo ka marrë fund.

Jezusi e ka mposhtur vdekjen dhe ka dalë prej varrit,  duke lënë pas rrobën me të cilën ishte mbështjellë dhe kapërceu gurin sikur ai të mos ishte atje. Jezusi më pas i dha engjëllit lejen që të shkonte e të bënte të qartë se vdekja u mposht.

I ekzaltuar nga kjo detyrë, engjëlli zbriti nga qielli me një fuqi të madhe që tundi dheun dhe me një shkëlqim verbues. Ai pa tek varri një grup ushtarësh të cilët e mendonin veten të fortë dhe ai e shpërndau atë togë qesharake në emrin e Zotit të plotfuqishëm. Engjëlli pa gurin masiv në formën e një shkëmbi rrumbullak, që qëndronte në hyrje të varrit, duke e bllokuar atë. Shumë burra të fuqishëm duhet të lodheshin shumë e të djersiteshin për ta lëvizur atë gur, por engjëlli e kapi atë gur sikur të ishte një pendë dhe e largoji prej varrit me aq forcë sa ky ra përtokë. Pastaj engjëlli u ul mbi të. Kjo barrierë  e madhe për të mbajtur Jezusin brenda dhe miqtë e tij jashtë varrit, papritur u bë asgjë, por thjesht një karrige për engjëllin. Ai gur, i shtrirë përtokë, nuk do të bllokonte më asnjë derë. Tani të gjithë mund të hynin në varr dhe të shikonin se Jezusi nuk ishte atje.

Se çfarë ndodh më pas?

Komente

komente