Zgjedhja e shoqërisë tënde

Titulli: Zgjedhja e shoqërisë tënde (pjesa 3)

Shoqëria e konviktit

Përshëndetje edhe nga unë. Le të kthehemi edhe një herë në një subjekt akoma më të gjerë: zgjedhja e miqve në përgjithësi. Disa prej jush që po dëgjoni këtë program ndoshta jeni në universitet. Kjo është hera e parë në jetën tënde që je plotësisht i lirë nga prindërit dhe njerëzit e vendit ku je rritur. Ti po zhvillon një sërë marrëdhëniesh që do të kenë një ndikim të thellë në ty. Librat dhe leksionet që merr do të kenë një impakt të madh në ty, por impakti më i madh mund të vijë nga njerëzit në universitet, të cilët takon, i admiron dhe dëshiron të jesh si ata.

Ndryshimet më të mëdha në mendjen dhe shpirtin tënd janë shpesh ato të imituarat se sa të mësuarat.

Nëse nuk vjen nga një familje me prejardhje të krishterë, dhe nuk e ke pranuar Jezus Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar, përvoja jote në fakultet, mund të shërbejë për mirë. Ndoshta të bie një shok dhome i krishterë. Ndoshta takon një profesor të krishterë.

Dikush mund të ftojë ty në takimet e “Institutit Jeta e Re”, apo në organizata të tjera të krishtera ku ofrohet miqësi e krishterë për studentët.

Të krishterët që takon në universitet mund të tërhiqen në një mënyre jetese dhe sjelljeje që e transformon jetën tënde.

Nga ana tjetër, një përvojë universitare mund të ketë ndikim të keq. Një apo shumë persona kanë shkuar në universitet si të krishterë, por kanë përfunduar duke mohuar besimin në Jezusin. Pse? Kjo ka ndodhur zakonisht jo për faj të provave apo fakteve bindëse, por për hir të shoqërisë.

Ti mund të tërhiqesh prej profesorëve dhe studentëve të tjerë që duken të zgjuar dhe të sigurt në vetvete. Kur i dëgjon që thonë se Bibla është vetëm për njerëzit e paedukuar, për tipat naivë, mund të kesh shumë dëshirë të jesh mes këtyre njerëzve që duken kaq të ditur. Edhe sikur ata të mos shfaqin asgjë kundër krishterimit, ti merr virusin e mosbesimit duke qëndruar shumë pranë tyre.

Diçka tjetër që mund të ngjisë ty virusin e mosbesimit, mund të mos jenë miqtë e ditur, por miqtë që duan të bëjnë atë që i pëlqen, apo i bën të ndihen mirë. Një turmë njerëzish të dehur, apo të çmendur pas seksit, mund të përpijë shumë lehtë besimin tënd.

Sapo ndien se mëkati të ka veshur sytë, ti nuk je më në gjendje të besosh se Jezusi është gjallë, apo se ai do të vijë sërish për të gjykuar botën. Bibla thotë: “ Mos u gënjeni; shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.” (1 Korintasve 15:33)

Shoqëria e Krishtit

Nëse je në konvikt, apo diku tjetër, kalo kohë me njerëzit e duhur, me njerëz besnikë, pse jo me të krishterë.

Nëse e bën, me siguri do të njohësh vetë Zotin Jezus, të ringjallur. Në fakt, kjo është pjesa më e rëndësishme në zgjedhjen e miqve të tu: të zbulosh se Jezusi është miku yt dhe të kesh miqësi me të, miqësi e cila thellohet gjithnjë e më shumë.

Sa e rëndësishme është shoqëria? Gjatë kohës së Jezusit në tokë, Ai nuk predikoi vetëm të vërteta të mëdha. Ai i ftoi njerëzi të kalonin kohë me Të, të ishin miqtë e Tij dhe shoqëria e Tij. Natën para se të kryqëzohej, Ai u tha këtyre njerëzve: “Askush s’ka dashuri më të madhe se kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.

Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj…. unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njihni të gjitha gjëra që kam dëgjuar nga Ati im.” (Gjoni 15:13-15) Jezusi është miku më mirë. Jezusi jetoi me miqtë e Tij, vdiq për miqtë e Tij dhe u ngrit sërish për miqtë e Tij, për t’i dhënë atyre jetë të përjetshme. Para se Jezusi të kthehej në qiell, u tha miqve të tij të vazhdonin atë që Ai kishte filluar: miqësinë me njerëzit që i besonin Perëndisë, që mbështeteshin te Jezusi si Shpëtimtari i tyre, që festojnë së bashku Jezusin dhe fokusohen tek e vërteta e Tij, të cilët e inkurajojnë njëri-tjetrin dhe i binden urdhërimeve të Jezusit dhe vazhdojnë të ftojnë të tjerët në një miqësi me Krishtin. Kjo miqësi me miqtë e Jezusit ka zgjatur për dymijë vjet deri më tani dhe, ajo quhet kishë.

Përfshirja në kishë nuk është një opsion, por një nevojë. Nëse dëshiron të zgjedhësh miqtë e duhur, së pari zgjidh të jesh mik i Jezusit, e më pas zgjidh të shoqërohesh me njerëz të tjerë që janë miq të Jezusit.

Një lutje në Bibël thotë: “Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.” (Psalmi 119:63) Nëse dëshiron të jesh më pranë Perëndisë, atëherë afroju miqve të Perëndisë, njerëzve të kishës së Tij.

Bibla thotë te letra e Hebrenjve:

“Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira dhe më pas shton “pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin…” (Hebrenjve 10:25)

Mos më keqkuptoni. Qëndrimi me miq të krishterë nuk të bën ty automatikisht të krishterë, Zoti dëshiron që t’ia hapësh zemrën personalisht Atij. Por ku i përgatit Perëndia zemrat tona që të jenë të hapura ndaj Tij? Në kishën e Tij. Dhe kë përdor Ai, për t’i tërhequr njerëzit e Tij te vetja? Ai përdor shoqërinë, miqtë, apo të afërmit e krishterë.

Si folës në radio, që përcjell ungjillin, do të doja shumë të thosha se transmetimet e ungjillit në media janë faktori kryesor që ndryshon zemrat e njerëzve, por nuk është kështu. Unë e falënderoj Perëndinë që ai përdor këto programe për të transformuar njerëzit, por ai përdor më shpesh marrëdhëniet shoqërore një më një.

Dhe kur Perëndia e ndryshon dikë me anë të këtyre programeve, kjo shpesh nuk ndodh, pas një mesazhi të vetëm, por pasi një person ka dëgjuar për një kohë të gjatë dhe ndihet tashmë mik dhe shok i folësit që ka qenë duke folur për Krishtin. Lidhjet shoqërore me të krishterët dhe miqësinë e kishës janë shumë thelbësore për miqësinë me Krishtin.

Tani le të kthehemi atje ku e filluam: si do të jetë e ardhmja jote? Përgjigja e kësaj varet nga miqtë që zgjedh.

” Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.” Pse të jesh mik i njerëzve të marrë kur mund të zësh miqësi me njerëzit e mençur?

Dhe mos më thuaj se miq të tillë nuk gjenden.

Edhe në qytetin më mëkatar, dhe në lagjen më të keqe, mund të gjesh një kishë që i beson Jezusit.

Madje edhe në konviktin më kundërshtues ndaj Krishtit, madje edhe në burgun më të errët, mund të gjesh njerëz të mençur të cilët kanë zbuluar urtësinë e Perëndisë në Jezus Krishtin. Kërkoji Perëndisë që të të ndihmojë të gjesh njerëz të tillë. Shoqërohu me njerëz të mençur, që të bëhesh i mençur.

Lejo që faktori shoqëri të ndihmojë ty në vend që të të dëmtojë. Kur të gjesh një kishë të mirë apo një rreth miqësor të studimit biblik, apo një grup lutjeje të krishterë, do të shohësh se sa shumë të ndihmojnë miqtë e vërtetë. Bibla thotë: “Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzemërta.” (Fjalët e Urta 27:9) Miqtë e vërtetë flasin me ty për gjëra vërtetë të rëndësishme, dhe të japin këshilla të mira. Nëse të shohin se po bën gjëra të gabuara apo të dëmshme, ata të mbajnë përgjegjës dhe t’i venë në pah problemet që ndoshta nuk i ke vënë re më parë vetë dhe të ndihmojnë ashtu siç bën veç një shok i mirë. Sikurse e thotë edhe Bibla:” Besnike janë plagët e një shoku.” (Fjalët e Urta 27:6) Miqtë e duhur të duan aq shumë sa janë gati të ta thonë të vërtetën ndonëse kjo të lëndon. Dhe kur rrëzohesh, thotë Bibla, miqtë e tu janë atje për të ndihmuar ty. (Predikuesit 4:10) Miqtë e krishterë ndihmojnë në përmirësimin e shoqi-shoqit, apo që të bëhen njerëz më të mençur, qoftë kjo midis dy bashkëshortëve, apo miku me mikun. Shkrimet thonë:” Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.” (Fjalët e Urta 27:17)

Në fund të programit tonë do të doja ta mbyllja me këto fjalë: miku më i mirë ndër të gjithë është Jezus Krishti vetë. Ai është me të vërtetë “miku më i ngushtë se një vëlla”. Besoji Atij. Kërkoji Atij të jetojë brenda teje. Kalo kohë me të çdo ditë. Lutu Atij çdo ditë. Dëgjo zërin e Tij përditë duke lexuar Biblën. Mbështetu te Zoti, i Cili është në gjendje të të mësoj dhe të këshillojë ty. Mbështetu te Zoti që të inkurajojë ty. Mbështetu te Zoti që të korrigjojë ty. Mbështetu te Zoti që të të falë dhe të ngrejë ty lart. Mbështetu tek Ai që të të mprehë dhe të bëjë ty një instrument të vlefshëm në duart e Perëndisë. Ji miku i Krishtit. Vetëm atëherë do të ecësh me të vërtetë me të mençurit sepse do të ecësh me atë që është Urtësia vetë.

Komente

komente