Zona e bekimit

Titulli: Zona e bekimit (pjesa 1)

Xheni jeton në zonën e saj të bekimit. Ajo i do fëmijët e saj dhe ata e duan atë. Fëmijët e saj janë të talentuar dhe të përgjegjshëm. Xheni gjen shumë kënaqësi dhe gëzim kur shikon se çfarë personash po bëhen. Ajo ndihet mirë për atë që ka arritur në vitet e qëndrimit në shtëpi kur fëmijët ishin të vegjël, Po ashtu ndihet mirë për mënyrën se si i ka ndihmuar të tjerët gjatë kohës që ka punuar si infermiere në një klinikë mjekësore.

Xheni dhe bashkëshorti i saj kanë qenë të martuar për më shumë se njëzetë vite. Ata kanë shtëpinë e tyre. Ata mund t’i paguajnë faturat çdo muaj dhe sërish i mbeten para të kursyera. Xheni është mirënjohëse që jeton në zonën e bekimit.

Brikena jeton në zonën e mjerimit. Fëmijët e saj janë të papërmbajtshëm, janë shumë dobët me mësime dhe shpesh futen në telashe. Secili prej fëmijëve të saj ka një baba të ndryshëm. Brikena nuk u martua me asnjërin prej atyre burrave, dhe në muajt e fundit ajo ka qenë duke jetuar me një burrë që nuk është babai i asnjërit prej fëmijëve të saj. Brikena dhe i dashuri i saj janë me qira sepse nuk mund të përballojnë paradhënien për të pasur shtëpinë e tyre. Paraja është një problem, por ndihma sociale i siguron ushqimin mbi tryezë dhe një birrë në frigorifer. Brikena ka vështirësi në zonën e varfërisë.

Dita e nënës në zonën e bekimit ndryshon shumë nga dita e nënës në zonën e varfërisë. Në zonën e bekimit, Xheni mund të shijojë një drekë familjare me fëmijët e saj, të cilët kanë marrë pushimet e shkollës për të qëndruar me të. Në zonën e varfërisë, Brikena pyet veten se si do të paguajë pronarin për muajt  e ardhshëm dhe çfarë do të bëjë me të birin që sapo u arrestua dhe u fut në burg.

Mund të duket sikur Xheni ka një jetë të përsosur, apo se ajo ka një jetë më të mirë se sa Brikena, por e vërteta është se edhe Xheni dikur ishte në zonën e varfërisë. Kur u rrit, ajo i hyri një sjellje e të çmendur, të marrjes së drogës dhe seksit të rastit. Xheni nuk do të ishte më e mirë se Brikena potë mos i kishte ndodhur, që ia ndryshoi jetën më pas. Ajo takoi Jezus Krishtin, ose së paku ai e gjeti atë.

Jezusi e nxorri Xhenin prej zonës së varfërisë, dhe e solli në zonën e bekimit. Xheni la pas ndjenjën e pavlefshmërisë dhe filloi të jetonte në fuqinë e Frymës së Shenjtë brenda saj. Xheni la pas fajin dhe ndjenjë e padobisë dhe filloi të jetonte në dinjitetin e ri si bijë  e dashur prej Perëndisë. Xheni la pas sjelljen e saj destruktive dhe, filloi të jetonte në bindje ndaj Biblës. Xheni la pas të jetën pa një qëllim dhe pa synim në të cilën ajo nuk mund të shihte asnjë shpresë, dhe ajo fitoi një vizion dhe qëllim afat gjatë.

A u bë gjithçka më e ëmbël dhe më e lehtë në çastin që Xheni u takua me Jezusin? Jo, ajo kishte për të hequr disa zakone të këqija dhe varësi të rrezikshme. Marrëdhënia e saj e re me Jezusin e aftësoi të përballej me të vërtetën e tmerrshme për abuzimin që kishte përjetuar. Por kishte lëndina të errta tmerri dhe depresioni derisa më në fund u mor me ato kujtime. Besimi i ri e ndihmoi atë të ishte e sinqertë për disa gjëra të tmerrshme që kishte bërë dhe më në fund të kuptonte se sa e keqe kishte qenë. Kishte raste që mendonte se jeta e saj do merrte fund.

Edhe pasi ato plagë të vjetra u shëruan dhe mëkatet e së kaluarës u pastruan prej qenies së saj, jeta nuk iu bë parajsë. Martesa e Xhenit kishte filluar keq, dhe pasi ajo u bë e krishterë, ajo ishte ende shumë e zhgënjyer prej bashkëshortit të vet. Ajo ishte një grua që punonte shumë, as ai nuk ishte njeri i keq dhe, nuk shkonte me gra të tjera, por shumë shpesh dukej i largët. Ai nuk ishte aq i kuptueshëm apo i ngrohtë sa donte Xheni. Ndonjëherë ajo acarohej që mendonte se mund të ishte më e lumtur po të linte bashkëshortin dhe të kërkonte dikë tjetër që do të ishte shpirti i saj binjak.

Por Xheni e dinte që Zoti donte që ajo të ishte besnike ndaj burrit dhe se nëse ajo do ta linte atë, Perëndia do të ofendohej dhe do ta nxirrte prej zonës së bekimit drejt zonës së varfërisë. Besnikëria e Xhenit i ka sjellë asaj shumë bekime, dhe bashkëshorti e fëmijët janë bekuar po ashtu.]

Vitet e para të jetës së Xhenit, në zonën e bekimit ishin të vështira, por tani ajo po korr frytin e ëmbël të jetës së saj në Krishtin. Ajo është më e lumtur dhe fëmijët e saj dhe nipërit kanë mundësinë të rriten duke njohur Perëndinë dhe të përjetojnë një jetë të shëndetshme familjare, duke jetuar në zonën e bekimit pa ngecur më në zonën e varfërisë.

Në zonën e mjerimit, Brikena nuk e ka ndjerë asnjëherë veten aq të mjerë sa Xheni, kur kjo po dilte prej zonës së mjerimit. Kur je në zonën e mjerimit, mund të mësohesh me këtë gjendje. Ndërgjegjja dhe ndjenjat e tua vdesin, ti je si i mpirë në mendje, mund të mos ndihesh dhimbjen e plotë të gjendjes së vështirë ku je.

Ti nuk sheh asnjë arsye për të mos ia dorëzuar trupin tënd burrave që sot janë nesër s’janë. Ti nuk sheh asnjë problem të sjellësh në jetë fëmijë që do të jetojnë në konfuzion moral dhe varfëri. Ti nuk sheh asnjë arsye pse të mos jetosh me asistencë sociale, në vend që të kesh një familje që mund ta mbështesë veten.

Për Brikenën kjo jetë duket normale, dhe mund të duket normale edhe ty. Por nëse fillon ta njohësh realisht Jezusin, vdekshmëria jote e brendshme zëvendësohet me jetë. Atëherë ndjenjat e tua bëhen më të gjalla, ndërgjegjja jote zgjohet, dhe pritshmëritë e tua ndryshojnë. Për një farë kohe mund të ndihesh më keq se më parë, sikurse u ndie Xheni, por rezultati afatgjatë është një jetë me bekime dhe kënaqësi, jo vetëm për ty por edhe për gjeneratat e ardhshme të pasardhësve të tu.

Në rast se shikon filma dhe shfaqje televizive apo bazohesh te lajmet e përgjithshme për informim, rrallë dëgjon shkaqet e problemeve të njerëzve në zonën e mjerimit, apo se çfarë i ndihmon njerëzit të lulëzojnë në zonën e bekimit. Mesazhi i zakontë është se çdo pikëpamje fetare është po aq e mirë sa tjetra dhe, se çdo stili jete është po aq i mirë sa tjetri. Por Bibla nuk thotë kështu. Bibla e bën të qartë se ka një mënyrë të menduari dhe të jetuari që është e bekuar dhe se ka një mënyrë të menduari dhe të jetuari që është e mallkuar. Fjalët e Urta 3:33 thotë, ” Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të pabesit, por ai bekon banesën e të drejtëve.” Ka një zonë bekimi dhe një zonë mjerimi.

Nëse dëshiron një jetë me bekime, Bibla e tregon mënyrën. Bibla është e mbushur përplot me bekime sa që e përdor fjalën bekim dhe fjalë të tjera që lidhen me të më shumë se katërqind herë. Ne nuk mund të eksplorojmë të katërqindta rastet në një program të shkurtër, prandaj le të fokusohemi te tri gjëra kryesore në zonën e bekimit: besimi, falja, dhe vizioni.

Komente

komente