Meditime – 28 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 50:17-20Pa faj në jetë, pa frikë në vdekjeNë ato ditë, në ato kohë . . . do të kërkohet paudhësia e Izraelit, por nuk do të ketë fare. (v. 20) Në përmbyllje të librit të Jeremias, Perëndia shpalli që sapo të plotësohej mërgimi, ndëshkimi i tij do të shuhej. Sapo gjykimi i Perëndisë të plotësohej, instrumenti i tij, Babilonia, do të shkatërrohej. Perëndia i tha popullit të ti...
More

Meditime – 27 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 50:1-10Çdo shtypje do të marrë fund. . . Ejani, të bashkohemi me ZOTIN, me një besëlidhje të përjetshme. (v. 5) Një pjesë të mirë të librit të Jeremias, Perëndia e kaloi duke shpallur gjykimin. Ai e lajmëroi se instrumenti për gjykimin e tij do të ishte Babilonia. Për një farë kohe, Babilonia po i shërbente qëllimeve të Perëndisë. Por në fund të librit të Jeremias, instrumen...
More

Meditime – 26 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 38:14-18DorëzohuniNë rast se u dorëzohesh . . . do të shpëtosh jetën tënde. (v .17) Edhe pse nuk më është dashur asnjëherë kjo këshillë, kohët e fundit lexova që një nga mënyrat më të mira për t’i shpëtuar një rrëmbimi është që të kundërpërgjigjemi duke luftuar dhe duke bërë shumë zhurmë, në mënyrë që ta bëjmë sa më të vështirë të jetë e mundur për të na marrë dikush. Me pak...
More

Meditime – 25 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 33:1-9Begati dhe paqeDo t’i shëroj (popullin tim) dhe do t’u zbuloj atyre bollëkun e paqes dhe të së vërtetës. (v. 6) Përgjatë Dhjatës së Vjetër, Perëndia premton një gjë përmbi çdo gjë tjetër: paqe. Fjala për “paqe” në hebraisht është shalom, një term që ka nënkuptime gjithëpërfshirëse, pothuajse kozmike. E kuptuar më së miri, fjala “shalom” do të thotë: “të gjitha gjërat a...
More

Meditime – 24 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 32:17-23Asgjë nuk është tepër e vështirëAh, Zot, ZOT! . . . Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty. (v. 17) Herë pas herë unë këshilloj çifte që janë në krizë. Kur ka konflikt apo neglizhim mes bashkëshortëve, një gjë që mund të sjellë inkurajim është të kujtojnë ato raste kur ka pasur përmbushje dhe lumturi reciproke. Është një lloj ndihme të kujtojmë momentet kur jeta së ba...
More

Meditime – 23 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 31:27-34Një besëlidhje e reDo të vendos një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit . . . (v. 31) Në malin Sinai, Perëndia vendosi një besëlidhje me popullin e tij. Ai ofroi ligjin si një mjet për të përmirësuar jetën dhe për të pajtuar Izraelin me të. Ata i pranuan kushtet: “Dhe kjo do të jetë drejtësia jonë në rast se kujdesemi të zbatojmë tërë urdhërimet” (LiP. 6:25). Jet...
More

Meditime – 22 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 30:18-24Unë do të jem Perëndia juajJa, unë do të kthej nga robëria çadrat e Jakobit. (v. 18) Në gjysmën e parë të librit të Jeremias, Perëndia kërcënoi me gjykim; në gjysmën e dytë, ai premtoi restaurim. Gjykimi ishte konkret: në vitin 587 para K. Perëndia e dërgoi popullin e tij rebel në robëri. Ndërsa restaurimi ishte abstrakt, dhe përbëhej nga tri veprime në të ardhmen: P...
More

Meditime – 21 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 29:10-14Shpresë dhe një e ardhmeUnë i njoh mendimet që kam për ju, thotë ZOTI. (v. 11) Jeremia 29:11 është një nga vargjet më të cituara nga Bibla hebraike. Ky varg ka diçka që është universalisht ngushëllues rreth premtimit të Perëndisë për “një të ardhme dhe një shpresë”. Por edhe vargjet që e rrethojnë nuk janë më pak të fuqishme. Perëndia e hap me një zbulesë: “Kur të mb...
More

Meditime – 20 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 29:1-9Të rrënjosur në dashuriKërkoni të mirën e qytetit ku ju kam çuar në robëri. (v. 7) Kur unë me familjen time u zhvendosëm për herë të parë në shtëpinë që kisha jonë kishte për pastorin, na duhej të kapërcenim ndjesinë që kjo shtëpi nuk ishte shtëpia jonë. Një anëtar i kishës na nxiti të varnim korniza. Pas një viti, filluam të mbjellim kopshtin. Dhjetë vjet më vonë, sht...
More

Meditime – 19 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 23:23-24Një Perëndi që është afërA jam unë vetëm një Perëndi nga afër, thotë ZOTI, apo dhe një Perëndi nga larg? (v. 23) I pari nga filmat me titull “Historia e lodrave” fillon me një krizë. Udi, një kauboj lodër, përjeton një fat që është më i keq se vdekja: ndahet nga Andi, fëmija i dashur që është pronari i tij. Kur Udi kupton gjendjen e tij të vështirë, ai thërret i dësh...
More

Meditime – 18 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 23:1-8Filizi i drejtëJa, ditët po vijnë . . . në të cilat do të shkaktoj që të dalë nga Davidi një filiz i drejtë (v. 5) Vjeshtën e kaluar preva një pemë që kishte filluar të rritej shumë në një cep të oborrit tim. Këtë pranverë, si për çudi, vura re disa bisqe që kishin dalë nga trungu që unë e mendoja të tharë. Në leximin e sotëm, Jeremia përdor të njëjtën metaforë për mër...
More

Meditime – 17 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 22:1-5Shkatërrim apo shpengim?Veproni me ndershmëri dhe drejtësi. (v. 3) Tek Jeremia 21, Perëndia e refuzon thirrjen e një mbreti për ndihmë. Arsyeja që Perëndia refuzoi ishte sepse populli i tij kishte refuzuar ofertat e tij të mëparshme për t’i ndihmuar. Ata e kishin vënë besimin tek aleancat me fqinjët paganë në vend që ta vinin besimin tek Perëndia. Dhe pikërisht këto al...
More

Meditime – 16 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 21:1-10Çfarë po i kërkoni Perëndisë që të shpëtojë?Ja, unë vë para jush rrugën e jetës dhe rrugën e vdekjes. (v. 8) Gjatë një episodi të serialit televiziv “I justifikuari” (Justified), një kriminel ordiner e gjen veten në anën e gabuar të një bande kriminale, e cila e merr në punë. Në dëshpërim e sipër, ai i këlthet Jezusit për ndihmë. Problemi është që ai donte që Jezusi t...
More

Meditime – 15 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 20:7-13Të mashtruar apo të shpëtuar?Këndojini ZOTIT, lëvdoni ZOTIN, sepse ka çliruar jetën e nevojtarit nga dora e keqbërësve. (v. 13) Ndërsa jepte shfaqje, një komedian në vitin 2011, tha: “Për të qenë komedian, të duhet të ngjitesh në skenë gjatë viteve të para dhe të bombardosh. Po të mos ishte për mohimin, thjesht do të mendoje: ‘Njerëzve nuk u pëlqej’”. Në fakt, njerëzi...
More

Meditime – 14 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 18:1-11Në duart e poçaritÇohu dhe zbrit në shtëpinë e poçarit, dhe atje do të dëgjosh fjalët e mia. (v. 2) Balta është një mjet kompleks. Mjafton një lëvizje e pakujdesshme e dorës së poçarit dhe ena që po formohet mund të shndërrohet në diçka që nuk shihet me sy apo të pavlerë. Por balta është edhe shumë falëse. Sigurisht nëse ena deformohet, thjesht mund të hiqet nga rrota...
More

Meditime – 13 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 17:5-10(Mos) Ndiqni zemrën tuaj!Lum ai njeri që beson te ZOTI, dhe besimi i të cilit është ZOTI! (v. 7) Në vitin 1862, në një letër dërguar një mikeshe, Emili Dikinson shkroi: “Zemra do atë që do”. Megjithatë, kam zbuluar në jetën time se, duke bërë gjithçka që dua të bëj zakonisht nuk gjej gëzim. Zemra nuk do gjithmonë atë që është më e mira.Jeremia dokumenton stërmundimet ...
More

Meditime – 12 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 13:1-11Kryelartësi e humburNë këtë mënyrë unë do të shkatërroj kryelartësinë e Judës dhe kryelartësinë e madhe të Jerusalemit. (v. 9) Jeremia, si profet, ishte i thirrur të fliste në mënyrë profetike. Gjithashtu, ishte i thirrur të vepronte në mënyrë profetike. Perëndia e urdhëroi Jeremian të bënte gjëra që nuk kishin kuptim për audiencën e tij, madje as për vetë Jeremian. N...
More

Meditime – 11 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 12:1-4, 14-17A nuk ka drejtësi?Ti je i drejtë, o ZOT . . . Megjithatë do të flas me ty lidhur me gjykimet e tua. (v. 1) Ne jetojmë në një epokë të protestës. Kur mekanizmat e shoqërisë për të mbrojtur paanësinë dhe dinjitetin njerëzor prishen, atëherë kumbon thirrja: “Ku është drejtësia? A ka drejtësi?”. Kjo është pyetje retorike që ne bëjmë. Por tek Jeremia 12, profeti kërk...
More

Meditime – 10 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 10:17-22Lajme të këqijaJa, po vjen një zhurmë lajmesh dhe një rrëmujë e madhe . . . (v. 22) “Fake news” (lajme të rreme) është një frazë e re. Por vetë lajmet e rreme nuk janë një gjë e re. Në fakt, pikërisht këto lajmë bënë bujë në Jerusalem në shekullin e 6-të para K. Jeremia po përballej me ndëshkimin nga krerët e qytetit dhe me konkurrencën nga profetët e rremë. Këta “ba...
More

Meditime – 9 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 10:1-7Nuk ka zëvendësuesAskush nuk është i ngjashëm me ty, o ZOT. (v. 6) Filmi me titull “Qytetari Kejn”, fillon me vdekjen e personazhit që gjendet në titull. Çarls Foster Kejn e kaloi jetën e tij duke siguruar për veten gjithçka që një person mund të dëshirojë. E megjithatë, në shtratin e vdekjes ai dëshiron vetëm një gjë: “gonxhe trëndafili”. Por në fund del që kjo gjë në...
More

Meditime – 8 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 8:18-22I shtypurPër plagën e bijës së popullit tim, jam i dëshpëruar. (v. 21) Në fillim të pandemisë, në SHBA u përhap lajmi se disa nëpunës shteti po shisnin në mënyrë të fshehtë rezervat e shtetit, madje ndërkohë që publikisht e minimizonin magnitudën e krizës që po afronte. Populli u tërbua nga mundësia se njerëzit që kishin njohurinë më të madhe të asaj që do të ndodhte ...
More

Meditime – 7 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 7:1-8Ah sikur . . .Ndreqni rrugët dhe veprimet tuaja, dhe unë do të bëj që të banoni në këtë vend. (v. 3) Filmi me titull “Pa gjurmë” flet rreth një babai të pastrehë dhe vajzës së tij. Babai, një veteran lufte, vuan nga çrregullimi i stresit post traumatik. Kur atij i ofrojnë një shtëpi, ai e refuzon për të jetuar siç ka dëshirë vetë. Pasi e pashë filmin, mendova “Ah sikur ...
More

Meditime – 6 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 6:9-17Jo paqe (Njoh paqe)Ata e mjekojnë shkel e shko plagën e popullit tim, duke thënë: “Paqe, paqe”, kur nuk ka paqe (v. 14) Unë jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë vitit të fundit, vendi im është përçarë shumë rreth disa çështjeve të drejtësisë sociale. Si pastor, kam parë që kjo përçarje vazhdon edhe brenda kishës. Por problemet e drejtësisë sociale nuk janë t...
More

Meditime – 5 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 5:12-19Jo plotësisht“Por edhe në ato ditë”, thotë ZOTI, “nuk do të të shkatërroj plotësisht”. (v. 18) Në ditët e para të krizës së koronavirusit, disa drejtues të spikatur të krishterë dolën me deklarata të nënkuptuara (ose të shprehura haptazi) se pandemia ishte gjykimi i Perëndisë për disa mëkate specifike. Por këto deklarata anashkalonin dy të vërteta të rëndësishme. Së p...
More

Meditime – 4 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 3:11-18Kthehuni, o njerëz rebelë“Kthehuni, o Izrael rebel”, thotë ZOTI, “nuk do ta hedh zemërimin tim mbi ju, sepse jam i mëshirshëm”. (v. 12) Në autobiografinë e saj, me titull “E pashtruar”, shkrimtarja Sheril Strajed përshkruan zakone të tradhtisë të cilat çuan në prishjen e martesës së saj të parë. Duke vajtuar dëmin që i shkaktoi bashkëshortit të saj, dhe vetes së vet, ...
More

Meditime – 3 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 2:1-13Dy mëkateSepse populli im ka kryer dy të këqija: më ka braktisur mua, burimin e ujit të gjallë, për të hapur sterna, sterna të prishura, që nuk e mbajnë ujin. (v. 13) Në rolin tim si pastor, pyetja që më bëjnë njerëzit rregullisht është “A është ky/kjo një mëkat?”. Nëse e keni të nevojshme të pyesni, me shumë mundësi përgjigja është “po”. Por, në radhë të parë, përse e...
More

Meditime – 2 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 1:11-19Unë jam me tyUnë jam me ty për të të çliruar, thotë ZOTI. (v. 19) Është kollaj t’i besosh Perëndisë kur jeta të shkon vaj. Bëhet më sfiduese kur jeta të rrëshqet nga duart. Në bashkëbisedimin e parë që Perëndia pati me Jeremian, ai e paralajmëron se shumë shpejt jeta do u rrëshqiste duarsh. Ai tha: “Atëherë do të shpall mendimet e mia kundër tyre [popullit të tij], pë...
More

Meditime – 1 Shkurt

Lexoni nga Jeremia 1:1-10Para se unë të të formojaPara se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur . . . (v. 5) Gjatë kohëve të pasigurisë, apo problemeve shqetësuese, për të hequr merakun tonë dhe për t’u qetësuar, kërkojmë dikë që e di se çfarë po ndodh. Jemi të bindur që informacioni i duhur do të na përgatisë për të ardhmen. Këshillohemi me ekspertët, duke pritur që ata të j...
More