Meditime – 1 Dhjetor

Lexoni nga Mateu 1:1-17

Hyrje e çuditshme

Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit. (v. 1)

Nëse do të ishit duke e lexuar Biblën për herë të parë dhe, nga libri i Malakias, në fund të Dhjatës së Vjetër, e kaloni faqen te Mateu, në fillim të Dhjatës së Re, me siguri do të habiteshit me Mateun. A është kjo mënyra më e mirë për të rrokur audiencën kur fillon një pjesë tërësisht të re të Biblës? Me një pemë të familjes? Me një listë emrash? Duket paksa e mërzitshme! Predikuesit e dinë që kanë vetëm pakçaste ose për t’i mbërthyer dëgjuesit e tyre ose për t’i humbur që në fillim. Hyrjet janë të rëndësishme. Atëherë çdo këtu kjo pemë aspak emocionuese e familjes?

Mateu po u shkruan kryesisht lexuesve hebrenj. Ai donte të konfirmonte besimin e atyre që e kishin përqafuar tashmë Jezusin si Mesian e shumëpritur, si edhe të tërhiqte drejt besimit cilindo prej tyre që ende nuk ishte i bindur. Por për hebrenjtë, tema e parë e ditës kishte të bënte me konfirmimin se ky Jezus ishte me të vërtetë një pasardhës i Davidit. Për të treguar këtë, nuk kishte mënyrë më të mirë sesa bërja e një gjenealogjie ose peme të familjes.

Por nuk ishte vetëm kaq. Ashtu siç do ta shohim në ditët në vijim, Mateu ka diçka goxha të rëndësishme për të thënë me këtë gjenealogji. Të gjithë mund të tundohemi t’i kalojmë pa lexuar këto vargje, deri në vargun 18, ku mendojmë se fillon historia e vërtetë. Por, mos i kaloni. Lexojeni pemën e familjes. Do t’ju tregojë goxha gjëra për Jezusin, ditëlindjen e të cilit e festojmë këtë muaj.—ScottHoezee

Lutje: O Zot, hapi sytë tanë për të parë të vërtetat e fshehura që vënë në dukje hirin e çmuar. Amen.


Komente

komente