Meditime – 1 Janar

Lexoni nga Gjoni 3:1-3

Viti i Ri, njeri i ri?

Nëse një nuk lind përsëri . . . (v. 3)

Mirë se erdhët në ditën e parë të një viti të ri! Ku ju gjen juve kjo ditë? Kudo nëpër media jehon motoja “Viti i Ri, Njeri i Ri”, duke na ofruar vendime për të përmirësuar jetën tonë. E megjithatë, e dimë se kalimi i faqes së kalendarit nuk e ndryshon personin. Megjithatë, shumë nga ne dëshirojnë fort që diçka e re të zërë rrënjë. Thellë-thellë brenda nesh, shpirtrat tanë lëngojnë për një depërtim që do të na çojë në një drejtim të ri.

Jezusi solli diçka të re: shenja, të cilat farisenjtë nuk mund t’i shpjegonin dot përtej Perëndisë, si dhe mësime që binin ndesh me kuptimin që ata kishin për Perëndinë. Tek Gjoni 3, Nikodemi kërkon komunikim rreth shenjave të reja. Jezusi i ofron konvertim në një jetë të re. Me shumë mundësi Nikodemi supozon se ai tashmë jeton një jetë të mirë. Fundja ai është një burrë, farise, kryetar i judenjve, pra, gjinia, arsimi dhe pozita që ka, i japin atij të drejta dhe privilegje që nuk i gëzonin shumë vetë në Izrael.

Ajo që Jezusi i tha në vijim, e shkundi mirë botën e Nikodemit: “Nëse një nuk lind përsëri, ai nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë”. Unë e dëgjoj shprehjen “lind përsëri” dhe më kujtohet ftesa e njohur nga altari për të pranuar Jezusin që më është ngulitur në mendje nga rinia ime. Është e lehtë të mos e kapim thelbin se përse u trondit Nikodemi. Ai e shihte veten të detyruar ta kalonte nga e para traumën e procesit të lindjes. “Jeta jote e mirë nuk është e mjaftueshme Nikodem”, thotë Jezusi. “Unë të ofroj diçka të re: njeriun e vërtetë”. Atë që Nikodemi e pa si një veprim radikal apo të pamundur, Jezusi e ofroi si një ftesë për diçka të re. Po ju?—Jon Opgenorth

Lutje: O Krisht, më ndihmo ta jetoj këtë vit ashtu siç më fton ti.


Komente

komente