Meditime – 1 Korrik

Po pastaj, çfarë duhet të bëj?

Dhe Perëndia e thirri. (v. 4)

Shumë prej mësueseve të fillores u bëjnë këtë pyetje fëmijëve në ditën e parë të shkollës: “Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?” Dhe shpeshherë fëmijët i vizatojnë përgjigjet e tyre. Po ti çfarë vizatove? Një kamion. Pse? Sepse babi im ngiste një kamion dhe unë dëshiroja të bëhesha si ai!

Ndërsa rritemi përgjigjet ndryshojnë, por pyetja na ndjek përgjatë jetës. Nxënësi i shkollës së mesme pyet: “Tek cili universitet?”. Pastaj, “Çfarë dege?”. Dhe më vonë: “Kush do të më marrë në punë?”. Pyetja mbetet në thellësinë e jetës. “Çfarë duhet të bëj me pjesën e mbetur të jetës (sado të më ketë mbetur)?” Në librin e tij, “Problem of Pain” (Problemi i Dhimbjes), C. S. Ljuis e quan këtë dëshirë të madhe, “firmën sekrete të çdo shpirti”. Ai shkruan se ajo që ne duam është kjo: “Përtej çdo dyshimi ju mund të thoni: ‘Më në fund, kjo është ajo për të cilën u krijova’”.  Kurdoherë që lexoj për Moisiun tek ferrishtja që po flakëronte nga zjarri, mendoj: Ah sikur të kisha një ferrishte që flakëronte, kjo do ta bënte shumë më të lehtë njohjen e vullnetit të Perëndisë dhe përmbushjen e tij. Sidoqoftë, Moisiu as nuk ishte i bindur e as nuk ishte i gatshëm. Çfarë duhet për ta njohur me të vërtetë zërin e Perëndisë?  Unë ju ftoj në një udhëtim dy javor për t’i kushtuar vëmendje zërit të Perëndisë. Do të përdorim Eksodin 2-4 si një model biblik për të dalluar thirrjen e Perëndisë.  Në cilën periudhë të jetës jeni sot? Atë ditë në malin Horeb, Moisiu ishte 80 vjeç. Perëndia nuk kishte mbaruar ende punë me të. Gjithashtu, Ai ende nuk ka mbaruar punë me ju.—Jon Opgenorth

Lutje: O Perëndi, më ndihmo t’i kushtoj vëmendje zërit tënd. 

Komente

komente