Lexoni nga Veprat e Apostujve 7:54–8:1
Një djalosh i quajtur Saul
Dhe dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul. (v. 58)

Zakonisht ne e njohim atë me emrin Pal, por ky nuk ishte emri i tij i lindjes. Emri i tij hebre ishte Saul, pra Sauli nga Tarsi, një farise i ditur dhe i arsimuar, i cili ishte i rrethuar nga ndikimi i mësimeve të Ligjit të Dhjatës së Vjetër dhe kishte si qëllim të sigurohej që edhe të tjerët ta ndiqnin këtë ligj me pikë edhe presje.

Prezantohemi këtu me këtë djalosh në pasazhin e sotëm që përshkruan vrasjen me gurë të Stefanit. Si një prej dhjakëve të parë të kishës së hershme në Jerusalem, Stefani spikati shumë shpejt si një drejtues i cili nuk kishte frikë të fliste publikisht rreth besimit të tij tek Jezusi. Qëndrimi i tij i drejtpërdrejtë nxiti zemërimin e krerëve judenj të cilët ishin të lidhur ngushtë pas traditës, dhe ky qëndrim e çoi atë drejt një shtegu që do të përfundonte me ekzekutimin e tij si një martir.

Këtu ne shohim Saulin, jo duke hedhur gurë, por duke miratuar vdekjen e Stefanit. Ai e lejoi, pra, këtë të ndodhte. Nuk u përpoq ta ndalte ekzekutimin, duke ngritur duart lart dhe duke kërkuar që t’i bëhej një proces i mirëfilltë gjyqësor. Por vetë prania e tij aty ishte provë e miratimit të tij.

Ndoshta edhe ju keni pasur një përvojë të ngjashme. Ndoshta nuk keni marrë pjesë në një veprim dashakeqës, por as nuk u përpoqët ta ndaloni. Sauli dukshëm ishte dakord me atë që po i bëhej Stefanit. Ai ende nuk e kishte takuar Jezusin. Por kur e takojmë Jezusin me të vërtetë, atëherë gjejmë guximin për të qëndruar të patundur për atë që besojmë.—John Koedyker

Ndërsa luteni, i kërkoni guxim Perëndisë për të qëndruar besnikë deri në fund.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.