Meditime – 1 Mars

Lexoni nga Galatasve 1:1-2

Firma

Pali, apostull (jo nga njerëzit, as me anë njeriu, por nëpërmjet Jezu Krishtit). (v. 1)

Njerëzit nuk shkruajnë më aq shumë letra. Tani, më tipike janë posta elektronike dhe mesazhet me telefon. Por, kur merr një letër, e di se ku të shohësh për të parë se kush ta ka dërguar. Pra, sheh firmën në fund. Por gjithashtu, kur jeni ju letërshkruesi, mënyra se si firmosni varet nga natyra e letrës. Për shembull, nuk do ta firmosnit një letër zyrtare dërguar një institucioni qeveritar “Me dashuri, Agroni”. Si dhe nuk do t’i dërgonit një letër bashkëshortes suaj dhe ta firmosnit “Me respekt, Agron Hoxha”.

Letërshkruesit e hershëm e vinin firmën në krye të letrës. Galatasve fillon me shprehjen “Pali, apostull”, dhe shumica e letrave të Palit fillojnë me një version të ngjashëm me këtë. Por nga firma, mund të kuptojmë shumë rreth letrës. Ndonjëherë Pali ishte i butë e i ngrohtë me firmosjen e tij, ndërsa në raste të tjera, si në rastin e Galatasve, shkon drejt e në temë. Këtu Pali e bën të qartë që autoriteti i tij nuk vjen nga ndonjë njeri, por nga Krishti Jezus.

Që tek firma Pali ka diçka në mendje. Nuk na duhet të presim gjatë për ta zbuluar se çfarë është: kjo letër duhet t’i sqarojë (korrigjojë) galatasit rreth bërthamës së shpëtimit. Palit i duhet të zbulojë kredencialet (autoritetin) e tij menjëherë sepse shumë shpejt do të nxjerrë fshesën ndaj mësuesve të rremë të cilët nuk e kanë një autoritet të tillë. Kështu, vargu i parë i Galatasve kap vëmendjen tonë. Ndërsa do të lexojmë më shumë këtë muaj, do të shohim se pse iu desh Palit të kalonte menjëherë në “çështje pune”.—Scott Hoezee

Lutje: Faleminderit o Zot për shërbëtorin tënd Pal dhe për besnikërinë e tij ndaj teje.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *