Meditime – 1 Prill

Lexoni nga Luka 9:51-56

Rruga drejt Jerusalemit

Ndodhi që kur po plotësoheshin ditët që ai të merrej, ai drejtoi fytyrën prerazi të shkojë në Jerusalem. (v. 51)

A keni pasur ndonjëherë një nga ato çastet kur kuptoni se jeni në prag të marrjes së një vendimi që do t’ju ndryshojë gjithë rrjedhën e jetës, dhe asgjë nuk do të jetë më njësoj? Vendime të tilla si martesa, fëmijët, flakja tutje e karrierës dhe nisja e biznesit tuaj. Është njësoj sikur të qëndroni në një udhëkryq, dhe ajo rrugë që zgjidhni do të përcaktojë pjesën tjetër të jetës. Në poezinë e tij, “Udha që s’mora” (The Road not Taken), Robert Frost e përshkroi kështu përvojën e tij: Ç’do psherëtij kur ta tregoj këtë punë, kur kohë të kenë shkuar prej kësaj dite: do them se ndaheshin në pyll dy udhë, se shtegun e pashkelur pata marrë, e aty ktheu jeta ime.

Jezusi mbërriti në një udhëkryq në shërbesën e tij. Njëra rrugë të kthente në Galile, një vend me një farë sigurie dhe strehimi. Rruga tjetër rendte drejt Jerusalemit, ku e priste tradhtia dhe vdekja. Jezusi mori rrugën drejt Jerusalemit, duke ndier se ky ishte vullneti i Atit. Udhëtimi i Zotit për në Jerusalem mund të bëhej për tri ditë, por atij iu deshën gati pesë muaj. Ai u ndal në shumë qytete përgjatë rrugës, u ul në shumë sofra për të ngrënë dhe tregoi shumë shëmbëlltyra. Duke filluar nga sot, ne, i bashkohemi atij në këtë rrugëtim.

Ndoshta edhe ju po qëndroni në një udhëkryq: Galilea apo Jerusalemi, siguria apo sakrifica, zgjedhja e lehtë apo zgjedhja e drejtë. Merrni rrugën për në Jerusalem, dhe jini të bindur se Krishti ecën me ju. —Lou Lotz

Lutje: O Zot, shtoje besimin tim, dhe udhëhiqi vendimet e mia.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *