Meditime – 1 Shkurt

Lexoni nga Gjoni 1:1-14
Dhe Fjala u bë mish
Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perëndinë, dhe Fjala ishte Perëndi. (v. 1)

Fjala u bë mish tek një foshnjë në një stallë në Bethlehem. Pra, Fjala, ajo energji hyjnore e krijuese që solli universin në jetë dhe e mban të qëndrueshëm edhe sot madje, në këtë çast. Nga shumë gjëra të vështira që Bibla na kërkon të besojmë, kjo mund të jetë ajo më e vështira.
“Ai (Fjala) ishte në fillim me Perëndinë”, thotë Gjoni (v. 2). “Të gjitha u bënë me anë të tij (Fjalës) dhe pa atë nuk u bë as edhe një nga ato që janë bërë” (v. 3). Ky foshnjë, i rrethuar nga barinj të zakonshëm dhe nga pirgje të mëdha plehu, “në të u krijuan të gjitha, ato që janë në qiej dhe ato mbi dhè, ato që duken dhe ato që nuk duken” (Kol. 1:16). Ai grusht i vogël që kapte kashtën e grazhdit krijoi kozmosin. Ato buzë me qumësht i përkasin atij që duke folur solli në jetë universin, dhe hodhi yjet në hapësirën e pafund. Perëndia i përjetshëm, i cili ekzistonte që përpara krijimit, tani përpëlit sytë përpara fytyrës së Marisë, nënës së tij.
“Dhe Fjala u bë mish dhe ndenji ndër ne” (v. 14) Shpeshherë i themi këto fjalë në mënyrë rastësore, me kaq siguri faktike, duke e menduar shumë pak domethënien e tyre që të mpin mendjen dhe të lë me gojë hapur. Ai që ishte në fillim, Biri i Perëndisë dhe Perëndia Bir, krijuesi i gjithçkaje që ekziston, ky, pra, u bë mish dhe e përfshiu veten e tij në gjendjen e vështirë njerëzore, duke vdekur në kryq për mëkatet e mia dhe tuajat.
Me të vërtetë, ne këtu po qëndrojmë, ashtu si Moisiu te shkurrja që digjej, në tokë të shenjtë. — Lou Lotz

Ndërsa luteni, i thoni Zotit: “Unë besoj, ndihmo mosbesimin tim” (Marku 9:24).

Komente

komente