Meditime – 1 Shtator

Lexoni nga Isaia 41:1-10

S’duhet të kemi frikë, Perëndia është këtu

Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. (v. 10)

Njëherë kam dëgjuar një përshkrim për frikën që thoshte: evidencë e rreme që shfaqet si e vërtetë. Por frika është një emocion shumë real, dhe kur e përjeton, vetëm e rreme që nuk është. Përveç numrit të madh të fobive që njerëzit përjetojnë, frika mund të maskohet si zvarritje (kur i shtyjmë gjërat për në fund), druajtje, shqetësim, perfeksionizëm apo si mbrojtje e tepruar. Si mund të përballemi me emocionin shumë të natyrshëm të frikës në mënyrë që të mos na paralizojë? Ku mund ta gjejmë kurajën për t’u përballur me frikën?      Së pari, mbani mend se kuraja nuk është mungesa e frikës, por është aftësia për të vepruar pavarësisht frikës. Është forca për t’u përballur me shkaqet e frikës. Sipas Brene Braun: “Rrënja e fjalës kurajë është kor, nga latinishtja, që do të thotë zemër . . . [e cila fillimisht] do të thoshte “të flasësh atë që ke në mendje duke treguar gjithçka që ke në zemër” (Mendova se isha i vetmi).

Pra, nuk mund të veprojmë me kurajë pa vepruar “me gjithë zemër”. Vargu i sotëm nga Shkrimi na inkurajon që të fitojmë sigurinë që vjen pas këtij urdhërimi sepse Perëndia është me ne. Dhe nga kjo rrjedh kuraja, kur e dimë që forca e Perëndisë na ndihmon të qëndrojmë të fortë. Fjalët e himnit klasik me titull “Sa themel i patundur” (How Firm a Foundation), jehon fjalët që janë tek Isaia 43:1-5: Mos ki frikë, unë jam me ty, mos e humb; Sepse jam Perëndia yt, dhe do të vazhdoj të të ndihmoj; Do të të forcoj, ndihmoj dhe do të të mbaj në këmbë, Me anë të drejtësisë sime, dorës sime të gjithëpushtetshme. —Denise Vredevoogd

Lutje: Ji me ne, Perëndi i dashur, dhe na jep forcë për t’u përballur me frikërat tona.

Komente

komente