Meditime – 10 Gusht

Lexoni nga Mateu 15:21-28

Thërrime

Edhe këlyshët e qenve hanë nga thërrimet . . . (v. 27)

Diku në qendër të qytetit, sa kalon postën, ishte një burrë që kishte dalë dhe tregonte historinë e tij. Disa njerëz e dëgjonin. Të tjerët ia kthenin me shpërfillje. Duke mos pasur turp, ky i sapo liruar me kusht, po kërkon ndihmë. Ai nuk ka krenari të tepruar për të mos e pranuar nevojën e tij për ndihmë. Me përulësi të shprehur troç, ai më kërkon nëse kam ca të holla më tepër. E injoroj dhe i drejtohem makinës; është më pak e sikletshme kur e bëjmë një sy qorr. E megjithatë, nuk largohesha dot. Kontrolloj nëpër çantën time për ca të holla dhe kthehem me vrap tek ai. E dëgjoj, duke e parë drejt e në sy. Lutem për të dhe ia jap të hollat në dorë. “Faleminderit, zonjë”.

Kur Jezusi sheh përulësi, ai nderon. Pasi kthehet nga një grindje rreth traditave boshe, Jezusi takohet me dikë që nuk ka turp t’i thërrasë. Jezusi e refuzon kërkesën e dëshpëruar të gruas me një përgjigje enigmatike. Por ka ende një hapësirë aty. Ushqimi është për fëmijët (=Izraelin). Por edhe qentë (=johebrenjtë) marrin pjesën e tyre, dhe gruaja e gjunjëzuar nuk e lëshon atë pjesë. Me një përulësi të habitshme, gruaja merr me shkathtësi “thërrimet” e mëshirës. Gruaja kanaanease, në krahasim mbresëlënës nga fetarizmi i pretenduar i “fëmijëve në tavolinë”, tregon një përulësi të mahnitshme. Kryesorja është që Jezusi e mbështet besimin pa pretendime të saj, dhe kështu i jep shërim të menjëhershëm vajzës së saj thjesht si një dhuratë hiri. Jezusi e nderon këtë lloj përulësie dhe besimi.
“Perëndia i kundërshton mendjemëdhenjtë, por u jep hir të përulurve” (1 Pjetrit 5:5). Sa poshtë jemi të gatshëm të ulemi? Me siguri do të ulemi për dhuratat që janë në tavolinë, po kur vjen puna për thërrimet tek këmbët e Jezusit?
—Michelle Christy

Lutje: O Zot, të përulemi për të pranuar mëshirën dhe hirin tënd.


Komente

komente