Meditime – 10 Korrik

Lexoni nga Marku 8:1-10

Dhembshuri që të çon në veprim

Më dhimbset turma . . . (v. 2)

Puna është se Jezusi kishte gjithnjë dhembshuri për njerëzit. Nëse ai është me të vërtetë Perëndia i mishëruar që ka ecur mbi këtë tokë, atëherë kjo na inkurajon së tepërmi, sepse është lajmi më i mirë në botë! Perëndia interesohet seriozisht për ne!

Ai padyshim e tregon se interesohet edhe këtu në vargjet që lexuam sot. Kemi përsëri një turmë që ishte mbledhur dhe që e kishte marrë uria. Kishin tri ditë aty dhe nuk kishin çfarë të hanin! Duhej bërë diçka! Edhe një herë, Jezusi refuzon ta bëjë një sy qorr ndaj nevojës njerëzore. Kështu që shkon tek dishepujt e tij, por ata nuk janë për asgjë. Thjesht mbledhin supet dhe përgjigjen në mënyrë përçmuese: “Nga do të mundte dikush t’i ngopte këta me bukë, këtu në shkretëtirë?”. Duket qartë se ata as nuk dinin ç’të bënin dhe realisht as nuk dukej se iu bëhej vonë.

Ndoshta nuk na pëlqen ta pranojmë, por natyra jonë njerëzore dëshiron të shmang telashet e të ndihmuarit. Mirëpo, është hyjnore të kesh dhembshuri dhe të bësh diçka për të lehtësuar vuajtjen. Thelbi i gjithë kësaj është se kur Jezusi është prezent, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje, pavarësisht nga vështirësia me të cilën përballeni. Prandaj, Jezusi bashkë me dhembshurinë e tij veprojnë. Pjesa më mahnitëse është se ai merr atë pak që ne apo dishepujt kanë dhe e përdor. Jo vetëm që e përdor, por e shumëfishon aq sa të ushqejë një turmë të madhe. Po kështu edhe Perëndia, i sheh nevojat tona dhe siguron për ne me bollëk.—John Koedyker

Lutje: Faleminderit Zot, që ke dhembshuri për ne. Amen.

http://fjaleteshpreses.org/wp-content/uploads/2018/07/MEDITIME_10_KORRIK_2018.mp3

Komente

komente