Meditime – 10 Mars

Lexoni nga Galatasve 2:17-21

Të kryqëzuar me Krishtin

U kryqëzova bashkë me Krishtin. (v. 20)

Ky varg është shumë i dashur. Por ne harrojmë se këto fjalë janë pjesë e atyre që Pali i tha Pjetrit ditën kur iu desh ta kritikonte rëndë për hipokrizinë e tij! Pjetri ishte zmbrapsur nga një çështje shumë e rëndësishme. Ai i lejoi disa njerëz të mendonin se ndoshta nga ana jonë njerëzore na duhej të bënim diçka shtesë ndaj veprës shpëtuese të Jezusit. Duke qenë se kjo ishte e njëjta doktrinë që shumë vetë në Galati kishin përqafuar, kjo histori e shkurtër e përballjes së Palit me Pjetrin ishte shumë e përshtatshme.

Për Palin, pasi e kemi shkruar fjalën “hir” jemi të lirë të vendosim vetëm një gjë tjetër pas saj: një pikëçuditëse! Pra, “Hir!” dhe jo “Hir dhe . . .” apo “Hir plus . . .”. Thjesht dhe vetëm “Hir!”. Arsyeja për këtë është mënyra se si vjen shpëtimi tek ne: përmes kryqit. Kjo sakrificë radikale na thotë se mëkati është një problem kaq i madh, sa nuk ka asgjë që mund të bënim që do ta zgjidhte (madje as ta zgjidhte pak).

Pali pohon se ne kryqëzohemi bashkë me Krishtin. Ne vdesim me të. E tërë vetja jonë vdes bashkë me të. Nuk ngelet më asgjë nga vetja jonë që ta japim për përpjekjen e shpëtimit. Gjithashtu, pasi ngrihemi me Krishtin, ne as që jetojmë më, vetëm Krishti jeton në ne, në mënyrë që gjithçka që bëjmë në jetë paskëtaj, të jetë po prapë Krishti, gjithë kohës! Prandaj, shkruan Pali, mos u fokusoni tek ajo që bëni. Sepse të gjithën e bën Jezusi. Kështu që gëzohuni më këtë fakt dhe ngazëllohuni!—Scott Hoezee

Lutje: O Perëndi i madh, sa i ëmbël për ne tingulli i atij hiri madhështor!

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *