Meditime – 10 Qershor

Lexoni nga Luka 12:13-21

Pyetje për fermerin e pasur

Kini kujdes dhe ruhuni nga lakmia. (v. 15)

Në vetëm tri vargje, ky pasanik i pamend i referohet vetvetes shtatë herë. Mund t’i numëroni. Ai më kujton një bluzë ku shkruhej: “Mjaft folëm për mua, e ke ti radhën tani. Ç’mendim ke për mua?”. Kjo ngre disa pyetje që fillojnë me “po sikur”. Po sikur fermeri i pasur do të kishte reflektuar rreth bekimeve të Perëndisë, të cilat kishin bërë të mundur të korrat e tij të bollshme? Po sikur të kishte menduar me vete: “Do të ndërtojë hambar më të mëdhenj që të kem vend për të magazinuar të korrat e fermerëve fqinj”? Po sikur fermeri i pasur të ishte kujtuar se jeta është po aq e shkurtër sa mjegulla e mëngjesit?
Por Perëndia i tha: “O i pamend, këtë natë shpirti yt do të kërkohet dhe ato që përgatite të kujt do të jenë?” (Luka 12:20). Nuk ka asgjë të keqe të kesh të korra të bollshme apo të kesh më shumë nga sa nxë një hambar. E gjitha është dhuratë e Perëndisë, i cili bën diellin të shkëlqejë dhe shiun të bjerë, duke prodhuar të korrat e bollshme. Fermerët punojnë me orë të gjatë duke mbjellë, duke korrur dhe duke i ruajtur nëpër hambarë. Ndërsa lakmia është diçka tjetër. Ajo është quajtur e keqja e të pasurit, pra, e atij që ka para, prona dhe të mira materiale me bollëk. Perëndia nuk është koprrac. Ai krijoi një botë që ka mjaftueshëm për nevojat e gjithsecilit por jo për lakminë e gjithsecilit.

Tek “Ferri” i Dantes për gjykimin, thuhet se lakmitarët do të vlohen të gjallë në ar të shkrirë. Ky është dënimi i tyre për shpenzimin dhe shpërdorimin me egoizëm të pasurive të tyre. Mëshira jep. Lakmia rrëmben. Ajo nuk kënaqet kurrë. Jezusi na thotë: “Kini kujdes dhe ruhuni nga lakmia”!—Chic Broersma

Lutje: O Zot, më çliro nga lakmia.


Komente

komente