Meditime – 10 Shtator

Lexoni nga Romakëve 15:5-8

Pranim dhe shërim – mikpritja

Prandaj pranoni njëri-tjetrin, sikurse edhe Krishti na pranoi për lavdinë e Perëndisë. (v. 7)

Një mëngjes, teksa po bëhesha gati për të dalë, ndihesha në përgjithësi e lëkundur dhe pa besim tek vetja, edhe për faktin që po kaloja një stinë të vështirë. Shoqja ime e dhomës, e cila për shkak të aftësisë së saj të kufizuar zakonisht nuk është shumë e vetëdijshme për ndjenjat e të tjerëve, e ndaloi rutinën e saj të mëngjesit dhe erdhi tek unë dhe më tha: “Ejmi, pse po shqetësohesh kaq shumë se si dukesh sot? Ti je e bukur kështu siç je!”.

Ky lloj pranimi nga shoqja ime e dhomës më lejoi ta shihja veten nën një dritë tjetër. Komenti i saj më largoi nga vetë-kritika dhe më mbushi me gëzim. Pranimi i saj “kështu siç jam” është hir i përditshëm për mua. E kujtoj shpeshherë komentin e saj dhe përpiqem ta pranoj për veten në mënyrë që t’ua ofroj edhe të tjerëve gjithashtu.

Kushti i përkatësisë në lagjen time i lejon njerëzit të pranohen si njerëz të bukur, ashtu siç janë. Ne përpiqemi të pranojmë njëri-tjetrin sikurse na pranoi Krishti. Kjo do të thotë të shohim dhuntitë e të tjerëve, t’ua vëmë veshin fjalëve të tyre dhe t’u ofrojmë atyre një vend ku të ndihen të pranuar. Ne, sigurisht, nuk jemi të përsosur në këtë gjë, por qoftë edhe përpjekjet tona të pafuqishme për t’i ofruar pranim njëri-tjetrit kanë krijuar një komunitet i cili rrezaton paqe dhe gëzim. Dhe kjo i sjell lavdi Perëndisë, siç tha edhe Pali. Kur vizitorët në lagjen tonë pyesin vazhdimisht se përse ky vend funksionon në këtë mënyrë, ne mund të themi se thjesht po përpiqemi të ndajmë dashurinë e Krishtit.—Amy Curran

Lutje: O Zot, marrshim dhe dhënshim pranimin tënd.

Komente

komente