Meditime – 10 Tetor

Lexoni nga Gjoni 1:35-51

Kë po kërkoni?

Atëherë Jezusi u kthye dhe kur pa se po e ndiqnin, u tha atyre: “Ç’kërkoni?”. (v. 38)

Nga gjysma e viteve ’80, një grup u mblodh për të përcaktuar vërtetësinë historike të jetës së Jezusit, sipas përshkrimeve te ungjijtë. I njohur ndryshe si Seminari i Jezusit, ky grup i përbërë ngastudiues dhe njerëz të zakonshëm përdori një sistem të papërpunuar me gogla me ngjyra për të votuar mbi thëniet dhe veprimet që i atribuoheshin Jezusit. Si përfundim, Seminari i Jezusit konfirmoi besimet e paramenduara të grupit, që mohonin disa doktrina kyçe biblike të besimit të krishterë, përfshirë edhe ringjalljen e Jezusit! Dhe nuk është për t’u habitur që grupi gjeti pikërisht atë Jezus që po kërkonte.
Te Gjoni 1, Jezusi është duke mbledhur skuadrën e tij. Gjon Pagëzori shpall që Jezusi është “Qengji i Perëndisë”, dhe dy dishepuj filluan ta ndiqnin. Pastaj Jezusi u parashtron një pyetje kritike: “Ç’kërkoni?”. Dhe përgjigja e tyre, “Rabbi”, tregon se ata po kërkonin një mësues që t’i mësonte, dhe nuk po kërkonin që të krijonin Mesian e tyre.

Qoftë nëse po kërkoni Krishtin apo nëse po kërkoni një marrëdhënie më të thellë me të, pyetja është e njëjtë: “Kë ose çfarë kërkoni?”. Shpeshherë, atë Jezus që kërkojmë, atë edhe gjejmë. Përgjatë historisë, kanë qenë të shumtë të krishterët që kanë kërkuar (dhe kanë gjetur!) një Jezus sipas interesit të tyre, i cili shpeshherë ka konfirmuar paragjykimet tona dhe gjendjen tonë aktuale. Megjithatë, Jezusi i Shkrimit nuk është kaq i butë! Ai nuk shfaqet si dikush që i konfirmon supozimet tona por shpeshherë si dikush që i sfidon ato.—DuaneLoynes

Lutje: O Atë, hapi sytë e zemrës sonë. Duam të shohim Jezusin.

Komente

komente