Meditime – 11 Gusht

Lexoni nga Luka 7:11-17

Djali i vetëm

. . . djalin e vetëm të nënës së tij, që ishte e ve. (v. 12)

I lehtësuar, bashkëshorti im mbërriti tek prova e dasmës sonë me lajme të mira: kishte gjetur një punë. Ai e kishte ndjerë që herët në jetë thirrjen e Perëndisë për të qenë një trajner. I bindur për këtë, ai ishte stërvitur dhe dëshironte vetëm të ishte trajner bejsbolli. Ai kishte pritur gjatë për të gjetur një pozicion me kohë të plotë si trajner. Puna që kishte pranuar i premtonte që një nga përgjegjësitë e tij të ishte edhe trajnimi në bejsboll. Por kaluan dy vite dhe ai s’pati asnjë mundësi të ishte trajner. Duke ndjekur ëndrrën e tij, ai dërgoi 100 aplikime për vende pune si trajner. Por nga secila prej tyre, ai mori një “jo” kumbuese. Dera u mbyll me forcë në ëndrrën e tij. Ai e humbi shpresën që thirrja e tij do të përmbushej. Dhe vdekja e kësaj shprese e lëndoi shumë.

Kur Jezusi sheh pikëllim, ai garanton një shpresë më të mirë. Vdekja e djalit të vetëm të gruas së ve, e lë atë të pashpresë. Mungesa e një burri, djali apo e ndonjë të afërmi tjetër mashkull e paracakton atë që të lyp e të përgjërohet. Mbledhur mbi pikëllimin e saj qëndron edhe realiteti i nevojës së jashtëzakonshme që ajo ka. Me një “mos qaj” plot dhembshuri, Jezusi e ngre djalin dhe ia jep vejushës. Duke ngritur djalin e vetëm të së vesë, Jezusi bën të mundur që ajo dhe turma vëzhguese të shikojnë djalin e vetëm të Perëndisë. “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme” (Gjoni 3:16).

Si e keni përjetuar ju vdekjen e shpresës? Ndonjëherë duhet që shpresa të vdesë në mënyrë që ne të marrim shpresën tonë të vetme! Pavarësisht nga pikëllimi, ne zotërojmë një garanci të mbushur me shpresë, pra, Birin e vetëm të Perëndisë. Vdekja nuk ka fjalën e fundit.—Michelle Christy

Lutje: O Bir i vetëm i Perëndisë, shpresa jonë qëndron vetëm në ty!


Komente

komente