Meditime – 11 Mars

Lexoni nga Galatasve 3:1-6

Të yshtur

O galatas të pamend! Kush ju ka yshtur? (v. 1)

Më herët vumë re se Pali tek letra e Galatasve i lë mënjanë mirësjelljet e zakonshme. Nuk ka një seksion falënderimi siç bën tek letrat e tjera; përkundrazi, fillon sulmin e tij me shkallë të gjerë të kritikave karshi galatasve. Në krye të kapitullit të tretë, ai e bën këtë përsëri. “O galatas të pamend!” bërtet Pali. Pastaj flet sikur atyre t’u kenë bërë magji, duke qenë se janë të “yshtur”. “Unë jua përshkrova Krishtin në kryqin e tij”, thotë Pali. “Ju tregova se kryqi do të thotë se është i gjithi hir dhe nuk ekziston asgjë që ne mund të kontribuojmë për shpëtimin”.

Por pastaj Pali i thërret arsyes (logjikës) së thjeshtë. “Ju e morët Frymën vetëm prej dëgjimit dhe besimit të ungjillit, apo jo? Ishte vetëm hir, apo jo? Shpëtimi juaj ishte i përsosur dhe i plotë, apo jo?”. Këtyre pyetjeve çdo i krishterë galatas i ndershëm do i përgjigjej me “po”. Kështu që Pali vazhdon: “Pse atëherë mendoni se mund t’i shtoni diçka kësaj përsosmërie? Çfarë do i shtonte rrethprerja kësaj përsosmërie?”. Duket sikur Pali po thotë “Nëse 4 është numri më i mirë në botë dhe 2+2=4, atëherë si do ta bënte 4-ën më mirë se ç’ishte nëse i shtojmë diçka tjetër 2+2-shit? Në fakt, nëse i shtoni diçka tjetër, atëherë edhe rezultati nuk ka për të qenë më 4”.

Që prej fillimit kisha ka qenë e tunduar nga mendësia se mund t’i shtojmë shpëtimit tonë nëse punojmë fort. Por kjo nuk është e vërtetë. Përsosmëria na është dërguar vetëm përmjet hirit. Gjithçka që ne përpiqemi t’i shtojmë kësaj përsosmërie në fakt përfundon duke zbritur prej saj.—Scott Hoezee

Lutje: Mund të të themi vetëm faleminderit o Perëndi, për dashurinë tënde kaq të mrekullueshme.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *