Meditime – 11 Shkurt

Lexoni nga Gjoni 10:1-15
Bariu i Mirë
Delet e dëgjojnë zërin e tij, dhe [bariu] i thërret delet e tij me emër dhe i prin jashtë. (v. 3)

Unë nuk di shumë gjëra për gjënë e gjallë, por di vetëm kaq: qetë i nget, ndërsa delet i drejton. Bariu i mirë, thotë Jezusi, ecën në krye të deleve të tij, duke hetuar terrenin dhe duke parë për rreziqe. Kur filloj të shqetësohem për të ardhmen, i kujtoj vetes sime se po më udhëheq Jezusi, Bariu i mirë. Ky është një mendim ngushëllues.
Disa njerëz reagojnë negativisht ndaj imazhit të bariut dhe deleve të tij. “Kush do të donte të thirrej dele?”, thonë ata. Delet janë kafshë budallaqe. Por Jezusi nuk po bëhet gërnjar kur na thërret dele. Ai i njeh dhuntitë dhe aftësitë tona. Por gjithashtu, ai e di që tendenca jonë është të humbasim rrugën.
Disa njerëz thonë që ky imazh me kullota është shumë i huaj për kulturën moderne, saqë e ka humbur kuptimin e vet. “Kisha ka nevojë të nxjerrë disa imazhe të reja”, thonë ata. Është e vërtetë, që kohët kanë ndryshuar. Ndoshta shumë pak prej nesh kanë parë ndonjëherë një bari që drejton delet e tij. Por, për mua, ka ende diçka të bukur në imazhin e deleve që besojnë gjithmonë dhe të bariut që kujdeset pa pushim. Dhe, për gjithë ata që duan të shprehin me fjalë ndjenjën që i përkasin Perëndisë, dhe të gjithë atë që janë të shqetësuar dhe duan diçka për të qenë të sigurt në rreziqet më të këqija, ende duket me vend të thonë atë që populli i Perëndisë ka thënë për mijëra vite: “ZOTI është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë” (Psalmi 23:1). — Lou Lotz

Ndërsa luteni, kërkojini Zotit Jezus t’ju drejtojë.

Komente

komente