Meditime – 12 Mars

Lexoni nga Galatasve 3:7-9

Bij të Abrahamit

Dijeni, atëherë, se ata që janë prej besimit, janë bij të Abrahamit. (v. 7)

Një nga gjërat më mbresëlënëse që mësoi Pali mbas konvertimit të tij është që, në Krishtin kushdo mund të shartohet në pemën familjare të Izraelit. Për të qenë një bir i Abrahamit nuk ju duhej të gjurmonit gjenealogjinë tuaj deri tek Abrahami. Për më tepër, mënyra si u bëtë bij të Abrahamit ishte e njëjta mënyrë se si vetë Abrahami u bë një bir i Perëndisë: pra, thjesht besimi. Kur Perëndia i premtoi Abrahamit një të ardhme që ishte përtej ëndrrave të tij më të mëdha, Abrahami e pranoi premtimin. Për rrjedhojë, atëherë, Perëndia e shpalli Abrahamin një njeri të drejtë.

Po ashtu edhe me të gjithë ne, si me Abrahamin: premtimet e Perëndisë për jetën dhe shpëtimin na vijnë krejt papritur. Megjithëse ne mund të mos reflektojmë mbi këtë aq sa duhet, por po ato premtime janë po aq të pamundshme sa edhe premtimi që Perëndia i bëri një çifti pleqsh, që nuk kishin fëmijë, se do të bëheshin prindërit e një populli që do të ishte më i shumtë në numër sesa rëra e detit. Perëndia premton të na japë, falas, pa asnjë tarifë, jetë të përjetshme, vetëm nëse e besojmë premtimin prej hirit. Kjo bie në kundërshtim me çdo përllogaritje normale njerëzore. S’mund të marrësh diçka duke mos dhënë asgjë. Nuk është e drejtë që njerëz të neveritshëm të mund të shpëtohen në të njëjtën mënyrë si qytetarët e ndershëm. Por ja që kështu është. Kjo është oferta e shpëtimit nga Perëndia.

Abrahami e besoi atë dhe Perëndia e shpalli të drejtë. Ishte kaq e thjeshtë; ishte kaq ekstravagante. Dhe vazhdon ende të jetë ashtu për ne sot.—Scott Hoezee

Lutje: Të lavdërojmë ty o Zot, tani dhe përgjithmonë, për dhuratën e jetës së përjetshme që na e jep falas.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *