Meditime – 12 Prill

Lexoni nga Luka 22:14-20

Në përkujtimin tim

Ky është trupi im, që jepet për ju; bëni këtë në përkujtimin tim. (v. 19)

Kërkojini dikujt të flasë për kujtimet më të lumtura që ka pasur dhe vini re se sa shpejt do të përmendet ushqimi. Të gjithëve na shkon mendja tek aroma e bukës së bërë në shtëpi, e darkës së Vitit të Ri apo e revanisë që ju bënte mamaja kur ishit të vegjël. Është e jashtëzakonshme se sa shumë prej kujtimeve tona më të mira vërtiten rrotull të ngrënit.

Mendoni pak për rolin që luan ushqimi në historinë e shpëtimit. Mana që bien nga qielli, vakti i Pashkës, shumimi i bukëve për 5.000 vetë, viçi i majmur që u ther për djalin plëngprishës që u kthye në shtëpi, dishepujt të ulur në plazh, pranë detit të Galilesë që hanin peshk të pjekur me Jezusin e ringjallur. Të gjitha këto, e të tjera, tregojnë vazhdimisht se si populli i Perëndisë përjeton hirin e Tij kur është pjesëmarrës në ngrënien e ushqimit.

Vakti më domethënës në historinë e shpëtimit është Darka e Fundit. Shumë autorë e predikues, përgjatë shekujve, kanë përdorur fjalë të panumërta në përpjekje për të shpjeguar kuptimin dhe domethënien e këtij vakti. E megjithatë, mënyra si e tregon Luka historinë është e hijshme në thjeshtësinë e saj: “Ky është trupi im”, thotë Jezusi, “që jepet për ju; bëni këtë në përkujtimin tim . . . Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që derdhet për ju” (v. 19-20).

Unë e kam shërbyer dhe e kam marrë bukën dhe verën aq shumë herë sa nuk numërohen. Por ato fjalë ende më bëjnë që të ndaloj dhe më vijnë si një kokël në fyt: “jepet për ju . . . derdhet për ju”. Ndonjëherë kjo më bën të dridhem. —Lou Lotz

Lutje: Faleminderit o Zot për dhuratën e shpëtimit.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *