Meditime – 12 Shkurt

Lexoni nga Gjoni 11:1-16
Duke pritur nga Perëndia
Kur [Jezusi] dëgjoi se Llazari ishte i sëmurë, qëndroi edhe dy ditë . . . (v. 6)

Pyes veten se sa prej nesh janë duke pritur sot, duke pritur që Jezusi të shfaqet në jetët tona. Maria dhe Marta kishin dërguar fjalë tek Jezusi, duke i thënë: “Zot, ja, ai që ti e do është i sëmurë” (v. 3). Mund t’i imagjinoj këto dy vajza që e mbanin kokën nga rruga, duke i picërruar sytë drejt distancës, që thoshin: “Hë pra, ku je? Pse po vonohesh kaq shumë?”.
Kur shërbeja në një kishë në qytetin e Grand Rapids në Miçigan, një farë Dr. Shrëder, një nga drejtuesit e kishës që shërbente me moshën e tretë, më tregoi për një burrë shumë të thyer në moshë dhe shumë të pafuqishëm, jeta e të cilit kishte qenë e mbushur me dhimbje dhe drogë. “Ai zgjohet çdo mëngjes duke menduar: ‘Pse jam ende gjallë?’”.
Njerëz që presin të vdesin, që presin shërimin e trupit, që presin restaurimin e një marrëdhënieje, që presim të takojnë personin e duhur, që presin të ngelen shtatzënë. Unë mendoj që shumë njerëz po presin Jezusin, me sytë nga rruga, njësoj si Maria dhe Marta, të cilët janë duke menduar: “Ku je? Pse po vonohesh kaq shumë?”.
Të presësh nga Perëndia nuk është kohë e humbur; është një kohë shprese, një kohë për të qenë vigjilentë se si mund të veprojë Perëndia në jetët tona. Zoti, në fakt, siç e zbuluan edhe Marta me Marinë, nuk është aspak vonë. Ai arrin fiks në kohën e duhur, për të bërë pikërisht gjënë e duhur. Perëndia është duke punuar ndërkohë që ju prisni. Diçka po ndodh ndërkohë që s’po ndodh asgjë. Prisni për ta parë. — Lou Lotz

Ndërsa luteni, përkushtojeni veten për të pritur nga Perëndia, dhe kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë ndërsa prisni.

Komente

komente