Meditime – 13 Korrik

Lexoni nga Marku 8:22-26

Si shëroi Jezusi

Atëherë e mori për dore të verbrin, e nxori jashtë fshatit. (v. 23)

Këto vargje më kujtojnë fjalët e një himni të vjetër, që thonë: “Ç’shpëtimtar i mrekullueshëm është Jezusi, Jezusi im! Ç’shpëtimtar i mrekullueshëm është Jezusi, Zoti im!”. Edhe i verbri te Marku 8 duhet të ketë pasur mendime të ngjashme. Pse? Për shkak të disa gjërave që shohim rreth Jezusit tek këto vargje.

Së pari, shohim natyrën e vëmendshme të Jezusit: pra, ai nuk dëshiron ta bëjë të madhe apo ta vërë në siklet burrin e verbër, kështu që e shohim që ai e merr për dore dhe e nxjerr jashtë fshatit. I verbri patjetër që duhet të ketë qenë krejt i hutuar nga e gjitha kjo. Jezusi, me butësi, e çon këtë burrë në një vend të qetë dhe i flet më vete, por shohim që ka edhe gjëra të tjera aty. Shërimi nuk ndodh menjëherë, por Jezusi qëndron aty me burrin e verbër deri sa çdo gjë të jetë rregulluar. Edhe ne mund të jemi të sigurt se Perëndia nuk do të na braktisë kurrë derisa vepra e tij e shpëtimit të jetë e plotë në jetët tona.
Në fund, Jezusi e dërgon atë në shtëpi. Por pse? Përsëri, a mund të jetë kjo për shkak të vëmendjes dhe kujdesit që Jezusi kishte për këtë njeri? Atij do t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur përsëri me jetën e re. Koha e tij për ta ndarë me botën mrekullinë në sytë e tij do të vinte, por për momentin, Jezusi po i thoshte: “Thjesht shko në shtëpi, dhe njihu nga e para me familjen tënde. Filloje aty dhe ndaje lajmin e mirë me ta fillimisht”.—John Koedyker

Lutje: Faleminderit që na do dhe kujdesesh me kaq dhembshuri për ne. Na ndihmo të bëjmë edhe ne kështu. Amen.

http://fjaleteshpreses.org/wp-content/uploads/2018/07/MEDITIME_13_KORRIK_2018.mp3

Komente

komente