Meditime – 13 Prill

Lexoni nga Luka 22:21-23

Kush mban përgjegjësi?

Dhe vërtet që Biri i njeriut shkon, siç është caktuar për atë, por mjerë ai njeri me anë të të cilit tradhtohet! (v. 22)

Nga njëra anë, tradhtia e Judës ndaj Jezusit është përmbushja e pashmangshme e vetë planit të Perëndisë. Gjatë Darkës së Fundit, Jezusi tha: “Vërtet që Biri i njeriut shkon, siç është caktuar për atë”. Tradhtia ndaj Jezusit dhe vdekja e tij nuk ishin aksidente të rastësishme; ato ishin pjesë e “këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë (Vep. 2:23). Por nga ana tjetër, Juda mban përgjegjësi për tradhtinë e tij: “Mjerë ai njeri me anë të të cilit tradhtohet!”.

A e shihni problemin? Nëse vepra është e pashmangshme, atëherë si mund të mbajë Juda përgjegjësi për të? Dhe nëse Juda mban përgjegjësi për veprën, atëherë si mund të jetë e pashmangshme?
Sa përgjegjësi mbajmë ne për veprimet tona? Padyshim, në një farë mase, jemi formuar nga faktorë që janë përtej kontrollit tonë, siç janë trashëgimia, formimi gjenetik apo mënyra si jemi rritur. Por më dhemb kur dëgjoj njerëz që e kërkojnë kudo fajin për mëkatet e tyre, përveçse tek vetja e tyre, sikur të ishin viktima të fatit. Siç tha edhe Aristoteli, me një logjikë të pagabueshme: “Atë, të cilën jemi në gjendje ta bëjmë, jemi gjithashtu në gjendje edhe mos ta bëjmë”.

Do të ishte arrogante të thoshim se ne jemi të zotët e fateve tona. Por është qesharake të themi se jemi viktima të fatit, sikur të mos kishim asnjë alternativë në këtë çështje. Ne nuk jemi të zotët e fateve tona, dhe as viktima, por jemi bashkëkrijues. Le të mos fajësojmë trashëgiminë tonë apo prindërit tanë për mëkate, të cilat mund t’i kishim shmangur. —Lou Lotz

Lutje: O Zot, më jep forcë, kur tundohem.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *