Meditime – 13 Shkurt

Lexoni nga Mateu 14:22-33

E panatyrshmja

Por, duke parë erën e fortë, [Pjetri] u frikësua, dhe, si filloi të fundoset, bërtiti duke thënë: “O Zot, shpëtomë!”. (v. 30)

Ndërsa po përgatitesha për të vizituar disa ishuj në Karaibe, bleva një maskë për të gjithë fytyrën që shërbente për t’u zhytur. Gjithmonë kam dashur ta shijoj këtë sport por paraliza që kam ma bën të vështirë të kontrolloj frymëmarrjen nën ujë. Qëndrimi mbi ujë me fytyrë poshtë nuk ishte i natyrshëm për mua sepse kam notuar vetëm me kurriz. Ndërsa po qëndroja mbi ujë më duhej të kujtoja të mbështetesha tek jeleku i shpëtimit, të lëvizja ngadalë dhe të mos më pushtonte paniku. Kur pata probleme, isha shumë mirënjohës që kisha babin në krahë që më ndihmoi.

Pjetri bëri atë që ishte e panatyrshme për të kur eci mbi ujë drejt Jezusit, pasi ai e thirri të dilte nga varka dhe ta takonte në majë të dallgëve. Për aq kohë sa u fokusua tek Jezusi, Pjetri po sfidonte hapur ligjet e natyrës, por kur ai pa erën, e zuri paniku dhe filloi të fundosej. Sapo filloi të fundosej, Jezusi zgjati menjëherë dorën dhe e kapi.

Pjetri nuk do të mund të ecte kurrë mbi ujë me forcat e tij, por me ndihmën e Jezusit, ai bëri atë që dukej e pamundur. Çfarë po na thërret Zoti të bëjmë që duket e panatyrshme? Ndoshta që t’i dëshmojmë një kolegu, të drejtojmë një grup të vogël ose të ndihmojmë me grupin e të rinjve. Ndoshta ajo që dëshirojmë të bëjmë duket si e pazakontë, njësoj si për Pjetrin nuk ishte e natyrshme që të ecte mbi ujë ose që unë të pluskoja mbi ujë me stomak. Pavarësisht se sa të tmerruar jemi, Zotin do ta kemi në krahë duke e bërë të pamundurën të mundur.—Steve Laman

Lutje: Puno në jetët tona o Zot, dhe na ndihmo të bëjmë atë që duket si e pamundur dhe e panatyrshme.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *