Meditime – 14 Maj

Lexoni nga Marku 10:17-22

Kur shohim Perëndinë në sy

Atëherë Jezusi e vështroi, e deshi. (v. 21)

Perëndia ju vështron me dashuri. A jeni të gatshëm të kërkoni fytyrën e tij, t’i hidhni sytë drejt tij? Në pasazhin e sotëm, Jezusi i kalon përmendësh Dhjetë Urdhërimet, duke i renditur ato sikur të kishte një listë imagjinare. Pothuajse mund ta imagjinojmë të riun pasanik që tund kokën për secilin urdhërim, ndërkohë që vetësiguria e tij rritet duke bërë një kontroll të kësaj liste me mendjen e tij. Por pastaj, Jezusi i kërkon të riut pasanik të bëjë të kundërtën e lakmisë. Ai i kërkon atij që të shesë gjithçka që zotëronte. Kjo është pika kulmore për t’iu bindur urdhërimeve, dhe ther drejt e në zemër të gjithçkaje. I riu pasanik mendonte se e shikonte qartë Perëndinë. Por Jezusi mund të vinte re se gjithë ato gjëra që ai kishte po i turbullonin shikimin.

Kur ne lakmojmë gjëra, ato kthehen në pengesa, duke bërë që zemra jonë të mos e shohë më Perëndinë. Por lavdi Perëndisë që dhe atëherë kur ne nuk mund ta shikojmë Atë, ai depërton përmes mëkatit tonë për të na parë në Jezu Krishtin. E vutë re? Pak para se Jezusi ta sfidonte, teksti thotë: “Atëherë Jezusi e vështroi, e deshi”. E gjitha fillon me një shikim dashurie, me vështrimin hyjnor. Urdhërimi i dhjetë “Mos dëshiro” (Eks. 20:17), na sjell 360 gradë tek urdhërimi i parë, ku Perëndia na kërkon të mos kemi perëndi të tjerë që të bllokojnë shikimin tonë (v. 3). Dhjetë Urdhërimet fillojnë dhe mbarojnë me vështrimin. Perëndia, përmes Jezu Krishtit, ju kujton: ai ju vështron me dashuri. A mund ta kujtoni edhe ju dhe ta ktheni vështrimin tuaj tek ai?—Steven Rodriguez

Lutje: Zemra ime të thotë: “Unë kërkoj fytyrën tënde, o ZOT” (Psa. 27:8).


Komente

komente