Meditime – 14 Mars

Lexoni nga Galatasve 3:15-20

Trashëgimia

Sepse, në qoftë se trashëgimia është prej ligjit, nuk është më prej premtimit. (v. 18)

Pali e dinte se ajo që kishte për të thënë rreth ligjit të Perëndisë mund të ishte pështjelluese. Prandaj ai u përpoq të sajonte disa analogji për t’i bërë gjërat më të thjeshta. Mendoni për një kontratë të zakonshme njerëzore, tha Pali. Pasi ajo firmoset dhe vuloset, atëherë ajo punë ka mbaruar. Tashmë quhet e miratuar dhe e ligjshme. Asgjë nuk mund ta bëjë atë më të ligjshme.

Kur Perëndia e thirri Abrahamin shumë kohë më parë, nga fillimi i Zanafillës, marrëveshja e besëlidhjes që Perëndia bëri me të u firmos, u vulos dhe u dorëzua aty për aty, në atë moment. Ishte e ligjshme, e miratuar, e mbaruar si kontratë. Pra, ishte e gjitha hir. Sigurisht, katër apo më shumë shekuj më vonë, pasi Moisiu udhëhoqi pasardhësit e Abrahamit jashtë Egjiptit, Perëndia dha Ligjin në malin Sinai. Por ky ligj nuk kishte për qëllim të bëhej mënyra për të ratifikuar marrëveshjen. Sepse, si mund ta bënte këtë? Marrëveshja ishte bërë tashmë e ligjshme që 430 vjet më parë. Prandaj, respektimi i ligjit nuk kishte të bënte me përmirësimin e relatave me Perëndinë, sepse besëlidhja e ratifikuar vite më parë thoshte që Izraeli është tashmë populli i Perëndisë.

Me fjalë të tjera, ligji, që prej fillimit, ka pasur një qëllim tjetër. Shpëtimi nuk do të ishte kurrë rreth rregullave dhe normave, por do të përmbushej gjithmonë vetëm në Krishtin. Në mesin e arsyeve se përse galatasit nuk duhet të dorëzoheshin para atyre që pretendonin se respektimi i ligjit do i shtohej sigurisë së tyre të shpëtimit, ishte një mësim i thjeshtë nga historia: Perëndia solli shpëtim të plotë shumë kohë para se të sillte ligjin!—Scott Hoezee

Lutje: O Atë, të lavdërojmë për hirin që na gjeti kur ishim të humbur.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *