Meditime – 14 Qershor

Lexoni nga Mateu 5:13-14

Kripë?

Ju jeni kripa e dheut. (v. 13)

Libri që kishim zgjedhur për klubin e librit mbante titullin Kripa. Mendova: “Duhet të ketë ndonjë gabim këtu. Ç’mund të ketë kaq interesante për të mësuar rreth kripës?”. Por këtë do ta zbuloja pas disa javësh leximi. Përpunimi i kripës e ka fillesën që para rreth 6 mijë vitesh dhe ishte diçka që vlerësohej nga hebrenjtë, grekët, romakët, hitejtë dhe egjiptianët e lashtë. Mungesa dhe nevoja universale për kripë bëri që kombet të shkojnë në luftë me njëra-tjetrën për të. Në një pikë të caktuar, kripa, si një artikull tregtar, kishte më shumë vlerë sasa platini. Gati-gati e dëgjoja autorin që thoshte: “Ja, pra, duhej një libër”.
Kur Jezusi na quan kripë, atëherë tregon në një farë mënyre vlerën e lartë që ai vendos mbi ne dhe rëndësinë që ne kemi në komunitetet tona. Kripa ruan atë që është e çmuar dhe i shton shije. Kjo metaforë flet për thirrjen që ne kemi si të krishterë në shoqërinë që na rrethon, bashkë me kalbjen dhe prishjen e saj të vazhdueshme, të pandryshueshme e të mërzitshme.

A keni hedhur pak kripë tek ushqimi juaj dhe prapë nuk dallonit ndonjë ndryshim? Është zhgënjyese apo jo? Jezusi pret që ne të bëjmë një ndryshim në botë. Ne lutemi: “Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell” (Mt. 6:10). Kësaj lutjeje duhet t’i vëmë duar dhe këmbë çdo ditë. Kur e humbasim shijen që ka jetesa për ungjillin, atëherë bota vuan edhe më tej kalbje frymërore. Është shumë kollaj të ankohemi se si gjërat po shkojnë keq e më keq. Megjithatë, në vend që të bëjmë me faj botën, le të kontrollojmë karakteristikën tonë dalluese si të krishterë. A e kemi humbur?—Chic Broersma

Lutje: O Zot, pa marrë vëmendje për veten time, më ndihmo çdo ditë të bëj ndryshimin për ty dhe për ungjillin.


Komente

komente