Meditime – 14 Shtator

Lexoni nga Hebrenjve 13:2

Vizion mbretërie – e tashmja

Mos harroni mikpritjen, sepse nëpërmjet saj disa pritën pa ditur engjëj!

Lexuesit e parë të librit të Hebrenjve me shumë mundësi kanë menduar për Abrahamin kur kanë lexuar këto vargje. Te Zanafilla 18, Abrahami mirëpret tre të huaj në tokën e Kanaanit, duke i lutur që të ulen edhe të hanë përpara se të vazhdojnë udhëtimin e tyre. Dy nga këta “burrat” janë engjëj ndërsa i treti është Zoti. Ata kishin ardhur për të thënë se Sara, gruaja e Abrahamit, do të bëhej me djalë, i cili do të ishte trashëgimtari që Perëndia i kishte premtuar kohë më parë Abrahamit. Autori i Hebrenjve i referohet kësaj historie për t’u kujtuar të krishterëve të parë rëndësinë e mikpritjes. Kur ne mirëpresim një të huaj, mund të jemi duke mirëpritur madje vetë Krishtin.

Mikpritja është e vështirë. Kërkon që të krijoni hapësirë në jetën tuaj për një person tjetër, që mund të jetë shumë e parehatshme. Mikpritja vjen në shumë forma. Mikpritje është atëherë kur i ofrojmë dikujt një vend për të fjetur apo një vakt për të ngrënë. Gjithashtu mikpritje është kur kthehemi në një vend të sigurt ku dikush ndan mendimet dhe ndjenjat e veta, ose kur i japim kohë dhe hapësirë dikujt që të rritet dhe të fuqizohet për të bërë atë për të cilën është krijuar. Pavarësisht nga forma, mikpritja është një aspekt thelbësor i dashurisë dhe i përkatësisë, dhe rrjedhimisht, i mbretërisë së Perëndisë.

Njërit prej shokëve të mi i pëlqen t’u ofrojë mikpritje të tjerëve. Unë kam mësuar goxha nga ai se si mund të duket mikpritja, qoftë nga një vakt me tre pjata të përgatitur me shumë dashuri apo qoftë edhe nëpërmjet gjërave më të thjeshta. Ndonjëherë, mjafton edhe një gotë ujë.—Amy Curran

Lutje: O Zot, na ndihmo të mirëpresim ty.

Komente

komente