Meditime – 15 Mars

Lexoni nga Galatasve 3:21-22

Çfarë është Ligji?

A është ligji atëherë kundër premtimeve të Perëndisë? Kurrë mos qoftë! (v. 21)

Këto janë dy vargje pështjelluese. Pali ka qenë duke ripërpiluar qëllimin e ligjit të Perëndisë. Ai dëshiron me çdo kusht që të sqaroj çdo nocion që mund të çojë në mendimin e gabuar se Perëndia ka pasur ndonjëherë për qëllim që respektimi i ligjit të jetë rruga drejt shpëtimit. Kaq shumë nga jeta jonë njerëzore bazohet në teorinë dhëmbë për dhëmbë: sjellja e mirë, të sjell shpërblim; sjellja e keqe, meriton ‘dajak’. Kështu e mendojmë edhe marrëdhënien tonë me Perëndinë. Respektimi i ligjit, të shpëton. Thyerja e ligjit . . . na merr në qafë.

Nuk është e vërtetë, thotë Pali. Mirë, dakord, po atëherë, përse na e dha Perëndia ligjin? A është në konflikt me shpëtimin vetëm me anë të hirit? A nuk ka asnjë qëllim? A duhet ta shpërfillim? Pali thotë jo; ligji e ka një qëllim: ai duhet të na nxis drejt Krishtit. Ligji “i mbylli të gjitha gjërat nën mëkatin” (v. 22). Çfarë do të thotë kjo?

Pjesërisht do të thotë se ligji na tregoi arsyen pse shpëtimi duhet të ishte vetëm me anë të hirit. Si? Duke qenë si një pasqyrë që na tregon se sa mëkatarë jemi pavarësisht se sa shumë përpiqemi të jetojmë si shenjtorë. Patjetër, nëse do të mund të përmbushnim ligjin në çdo moment të jetës sonë, do të ishim duke jetuar jetën që Perëndia kishte menduar për ne. Por vetëm një i marrë mund të vetë-mashtrohej duke besuar se ishte i përsosur. Por jo, ndershmëria na detyron të themi se nëse e vetmja mënyrë për t’u shpëtuar është të qenit i përsosur, atëherë na ka marrë lumi. Shpëtimi duhet të vijë në një mënyrë tjetër.

Dhe ashtu ka ardhur.—Scott Hoezee

Lutje: Ne jemi të pafuqishëm për të shpëtuar vetveten o Perëndi. Të lavdërojmë ty për Krishtin!


Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *