Lexoni nga Zbulesa 21:1-4
Tranzicioni drejt të ardhmes
Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri; sepse qielli i parë dhe dheu i parë shkuan. (v. 1)

Zanafilla 1-2 dhe Zbulesa 21-22 na tregojnë për një kohë kur nuk do të ketë më vdekje apo pikëllim apo qarje apo dhimbje (v. 4). Ne jetojmë në një botë të ndotur nga mëkati ku luftojmë vazhdimisht me tundimin, sëmundjen, hidhërimin dhe vdekjen. Fatmirësisht, nuk ka për të qenë gjithmonë kështu. Kur të rikthehet Krishti do të ketë një tranzicion të lavdishëm. Edeni do të restaurohet. Pema e jetës do të prodhojë fryte. Jezusi, qengji, do të mbretërojë, dhe të krishterët do të jetojnë me Krishtin përjetë.

Nga të gjitha tranzicionet që mund të përjetoni, ky është tranzicioni për të cilin duhet të jeni më të përgatitur. Të gjithë ne jemi lindur me një natyrë mëkatare dhe që të gjithë kemi nevojë për veprën shpëtuese të Jezu Krishtit për të na dhënë falje dhe pajtim me Perëndinë. Nëse pendoheni për mëkatin tuaj, nëse i besoni Jezu Krishtit dhe ia dorëzoni jetën atij, atëherë edhe ju mund të shpengoheni (konsideroni vargjet Gjoni 3:16, Vep. 16:31; Rom. 10:9-11 dhe 1 Gjoni 5:11-12).

A jeni gati për të kaluar në tranzit nga kjo jetë në tjetrën. Nëse jo, ose nëse nuk jeni të sigurt, flisni me dikë që e njeh dhe e do Jezusin. Zbuloni se si mund të pajtoheni me Perëndinë përmes dhuratës së tij të shpëtimit. Nëse jeni gati, atëherë përdorni dhuntitë që Perëndia ju ka dhënë për të dëshmuar dashurinë e Perëndisë dhe për të ndarë lajmin e mirë me të tjerët. Në fund të fundit, ç’dobi do të ishte nëse menaxhojmë tranzicionet e kësaj jete por nuk jemi në gjendje të përjetojmë lavdinë duke e shpenzuar përjetësinë me Jezusin? — Steve Petroelje

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që ka dërguar Jezusin të pajtojë, shpengojë dhe restaurojë.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.