Meditime – 16 Korrik

Lexoni nga Hebrenjve 1:1-4

Si dy pika uji

Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij. (v. 3) 

Ndërkohë që bashkëshorti im ishte larguar me punë për disa javë, unë mora dy djemtë e mi dhe së bashku bëmë një vizitë në kishën ku unë dhe bashkëshorti im adhuruam ndërkohë që ishim në shkollë biblike. U thashë djemve që ky do ishte një nga ato vendet ku ata nuk do të njihnin njeri, por shumë njerëz do t’i njihnin ata. Që të dy u ndjen si në shtëpi dhe u rehatuan tek programi i fëmijëve. Pas kishës, mësuesja më tregoi se djali im nëntë vjeçar i kishte thënë asaj se babai i tij kishte kaq shumë kohë larguar tij saqë ai pothuajse nuk mbante mend se si dukej i ati. Mësuesja i tha që mjaftonte të shihej në pasqyrë sepse dukej njësoj si babai i vet! Perëndia i foli Moisiut mbi një mal. Perëndia dërgoi engjëj tek Maria dhe Jozefi për t’u treguar atyre planin e tij.

Në të gjithë Shkrimin, Perëndia dërgon shenja dhe mrekulli. Unë nuk e kam dëgjuar kurrë Perëndinë ashtu si e dëgjoi Moisiu. As nuk e kam parë kurrë planin e Perëndisë të shpaloset përpara meje ashtu si u shpalos për Marinë dhe Jozefin. Nuk jam pushtuar kurrë nga shenjat dhe mrekullitë. Por gjithsesi, unë dëshiroj ta shoh Perëndinë, njësoj si djemtë e mi dëshironin të shihnin atin e tyre. Hebrenjve 1 na thotë se për të njohur Perëndinë, mjafton që të shohim Jezusin. Kur lexojmë fjalët dhe historitë e Jezusit rreth tij, atëherë shohim fytyrën e Perëndisë. Herën tjetër që pyesni veten si duket Perëndia, merrni e lexoni një nga ungjijtë dhe shihni Jezusin.—Jen Petersen

Lutje: O Perëndi, na ndihmo të të njohim ty.


Komente

komente