Meditime – 16 Mars

Lexoni nga Galatasve 3:23-26

Kujdestari

Kështu ligji qe mësuesi ynë për te Krishti. (v. 24)

Pali tashmë e ka sheshuar idenë se Perëndia nuk e dha ligjin si një mënyrë për t’u shpëtuar. Në vargjet pararendëse pamë që Pali shpalli se ligji ishte si një pasqyrë për të na treguar ne natyrën tonë mëkatare. Nëse e krahasoni veten me ligjin e Perëndisë do të nxiteni drejt Krishtit, si e vetmja mënyrë drejt shpëtimit.

Tani ai na sjell një tjetër imazh: ligji ishte si “mësuesi” ynë, ose për ta përkthyer termin nga greqishtja në një gjuhë më të përditshme, ligji ishte “dadoja” jonë. Dadoja u sigurohet fëmijëve, për t’i mbajtur të sigurt, kur ata janë shumë të vegjël për të qëndruar vetëm. Dadot i ruajnë fëmijët dhe sigurohen që të mos hanë gjëra të këqija ose të mos enden nëpër rrugë apo të mos bëjnë ndonjë gjë tjetër të rrezikshme. Ato gjithashtu përforcojnë rregullat e prindërve: nëse fëmijët nuk lejohen të shohin një program të caktuar televiziv, atëherë dadoja sigurohet që fëmijët mos ta shohin. Nëse koha e gjumit për fëmijët është ora shtatë, atëherë dadoja i çon fëmijët të flenë në atë orë.

Ky është ligjit i Perëndisë. Derisa erdhi Krishti, ligji na mbante të sigurt, na mbante afër Perëndisë, na mbante në shtigjet e Perëndisë. Por ashtu si fëmija rritet dhe nuk ka më nevojë për dadon, po ashtu edhe ne nuk kemi më nevojë për ligjin që prej ardhjes së Krishtit. Ligji ishte dhurata e Perëndisë për të na mbajtur të sigurt. Ai nuk sillte shpëtim, por na mbajti ne afër Perëndisë në mënyrë që të ishim pikërisht atje, në gjirin e Perëndisë, kur shpëtimi të vinte plotësisht me Krishtin.—Scott Hoezee

Lutje: Faleminderit o Perëndi, që na ke mbajtur pranë teje, tani dhe përgjithmonë.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *