Meditime – 16 Prill

Lexoni nga Luka 24:1-9

Ai është ringjallur

Nuk është këtu, por është ringjallur. (v. 6)

Kam një lajm të keq dhe një të mirë. Së pari, lajmin e keq: “Ka . . . një kohë për të vdekur” (Pre. 3:1-2). Vdekja është e endur në stofin e krijimit. Gjithçka në këtë jetë është duke lëvizur drejt shkatërrimit (vdekjes). Çdo person është i vdekshëm. Të gjitha marrëdhëniet tona do të përfundojnë. Një qind për qind e martesave e kanë një fund. “Ka një kohë për të vdekur”. Dhe ky është lajmi i keq.

Ndërsa lajmi i mirë: “Ç’e kërkoni të gjallin midis të vdekurve? Nuk është këtu, por është ringjallur” (v. 5-6). Në një kuptim, jeta e re në Krishtin fillon kur t’i bashkohemi atij në lavdi. Por në një kuptim tjetër, jeta e re në Krishtin fillon që tani, sot, ndërkohë që reshtim së kapuri pas jetës së vjetër, të cilën nuk mund ta mbajmë, dhe përqafojmë një jetë të re në Krishtin, të cilën nuk mund ta humbasim.

Mjaft kërkuat të gjallin midis të vdekurve. Mjaft u kapët pas jetës së vjetër, pas gjërave që do të kalojnë. Mjaft u fiksuat pas lëvizjes së duhur të karrierës. Mjaft u shqetësuat nëse normat e interesit janë duke u rritur apo duke u ulur. Mjaft imagjinuat se çfarë do t’i bëjë trupit tuaj dieta më e fundit. Nuk po them që duhet të mos angazhohemi fare me jetën dhe të kthehemi në njerëz fetar shpellash. Por, po them se karriera juaj, financat, trupi, jeta tokësore, pra, gjithë këto gjëra, do të marrin fund.

Kur të rreshtim së pasuri ankth për gjërat tokësore, gjërat të cilat do të kalojnë, atëherë do të gjejmë lirinë për të përqafuar gjërat që nuk do të kalojnë, siç janë besimi, shpresa dhe dashuria. —Lou Lotz

Lutje: Zot, ndihmomë që të mos vazhdoj të kapem pas jetës së vjetër.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *