Meditime – 16 Shkurt

Lexoni nga Zanafilla 2:4-25

Vetëm!

Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm. (v. 18)

Jam shumë i dhënë pas një programi televiziv që quhet “Vetëm”. Në këtë program, dhjetë persona dërgohen veç e veç në një zonë të largët të ishullit të Vankuverit në Kanada, bashkë me një grusht gjërash që ju duhen për të mbijetuar. Nuk ka asnjë ekip kameramanësh që i ndjek nga pas; secili konkurrent është përgjegjës vetë për të filmuar aventurën e tij/e saj. Unë mbërthehem pas televizorit ndërsa shoh secilin prej tyre që përpiqet të ndërtojë një jetesë në kushte ekstreme.

Atyre u duhet të përballen me kushtet e motit dhe me grabitqarët, të gjejnë dru të thata dhe të mbushin ujë të pastër, të ndërtojnë zjarre dhe streha. Asgjë nga këto nuk është e lehtë. Por sfida më e vështirë që secili konkurrent has, dhe nuk krahasohet me asgjë, vjen nga të qenit vetëm. Të qenit vetëm për një periudhë të gjatë kohore paraqet një provë të rëndë psikologjike. Kur nuk kemi kontakt dhe komunikim me të tjerët, atëherë shëndeti ynë mendor sfidohet. Sigurisht, besimtarët e dinë të vërtetën e kësaj sepse shprehet në faqet hyrëse të Biblës: Perëndia e sheh njeriun që ka krijuar dhe shpall: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm”. Perëndia ka për qëllim që ne të jemi të lidhur me të tjerët.

Megjithëse janë të përafërta, të qenit vetëm dhe të ndjerit i vetmuar nuk janë e njëjta gjë. Vetmia është një emocion i ndërlikuar që vjen kur nuk ndihemi të bashkuar me të tjerët. Madje disa prej nesh ndihen të vetmuar në mes të turmave ose edhe të familjeve tona. Gjatë javëve në vijim do të shohim së bashku se çfarë thotë Bibla në lidhje me të qenit vetëm dhe rreth vetmisë, si dhe të zbulojmë disa premtime që janë lajme të mira për zemrat e vetmuara.—Jeff Munroe

Lutje: O Zot, na bëj të dallojmë midis të qenit të vetmuar dhe të qenit vetëm.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *