Meditime – 16 Shtator

Lexoni nga Zanafilla 6:8-18; 8:1-19

Çati, dritare dhe dyer! Bobo!

Kështu, mbas dyzet ditësh, ndodhi që Noeu hapi dritaren që kishte bërë në arkë. (8:6)

Mijëra njerëz udhëtuan nga të gjitha anët e vendit dhe u mblodhën në një qytet në Kentaki më 7 korrik 2016. Në këtë ditë u bë hapja e Ark Encounter (Takimi me Arkën), e cila është një atraksion i Arkës së Noeut me përmasa origjinale, e sponsorizuar nga shërbesa Përgjigje në Zanafillë. Bashkë me familjen time dhe miq të tjerë, ishim atë ditë në mesin e turmës shumë energjike. Po ashtu emocionet sa erdhën dhe u bënë edhe më të mëdha ndërsa iu afruam strukturës gjigante 15.5 metra të lartë. Në çdo qoshe të arkës, vendi ishte i mbushur plot me ngjyra të ndezura, krijesa si të gjalla dhe me përmbajtje të pasur. Arkën që më parë vetëm sa e kishim imagjinuar nga Shkrimi tani mund ta përfytyronim nga afër. Ajo ishte një ndërtim i mrekullueshëm që nga kuverta e poshtme te dera e që nga çatia e deri te dritarja.
Që prej fillimit të Shkrimit, Perëndia e shfaq veten si mjeshtri dhe arkitekti i këtij universi. Ai e quan atë të mirë, derisa e keqja përhapet në çdo skaj. I penduar disi për krijimin e tij fillestar (6:5-7), Perëndia hartoi një plan të ri për botën. Ai rekrutoi Noeun për të ndërtuar një anije me përmasa specifike, e cila përfshinte një çati (6:16), një derë anësore (6:16) dhe një dritare (8:6). Është e qartë që Perëndia ka një plan të detajuar; dhe, me një përmbytje që zgjat 40 ditë, një çift nga çdo gjallesë, dhe tetë persona nga familja e Noeut, ai për rrjedhojë e ripopullon të gjithë tokën.

Nuk është gjithmonë e mundur ta shohim planin final të Perëndisë, por gjithmonë mund t’i besojmë atij. Ai është mbrojtësi ynë dhe ai që jep jetë. Nuk na duhet t’u trembemi stuhive të jetës. Së shpejti plani i tij do të jetë i qartë.—Ericka Loynes

Lutje: O Zot, më ndihmo të shoh qartë jetën që ke ndërtuar për mua.

Komente

komente