Meditime – 17 Mars

Lexoni nga Galatasve 3:28-29

Të gjithë jemi një

Nuk ka as jude, as grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse ju të gjithë jeni një në Jezu Krishtin. (v. 28)

Ky varg është quajtur Magna Karta e kishës. Pse? Sepse Pali thotë që dallimet që zakonisht i kanë çuar njerëzit në ndasi janë mbytur në ujërat e pagëzimit. Le të vazhdojë pjesa tjetër e botës të shkaktoj mjerim për arsye të trashëgimisë etnike, gjinisë, gjendjes shoqërore apo ngjyrës së lëkurës. Ata që tani jetojnë në Krishtin janë një.

Mos u gaboni: ky është një varg radikal. Në kohën e Palit dallimet ishin të forta dhe të ndjeshme midis hebrenjve dhe grekëve, midis skllevërve dhe njerëzve të lirë, midis burrave dhe grave. Hierarkitë ishin me bollëk. Rregullat e rreptë shoqërorë përcaktonin se kush mund të bënte diçka, çfarë mund të bënte, kur dhe ku. Skllevërit ishin pronë dhe mund të trajtoheshin sipas qejfit të personit që ishte pronar i tyre. Gratë ishin shtresë e dorës së dytë dhe nuk kishin të drejtat e burrave. Dhe për hebrenjtë që kishin jetuar për një kohë të gjatë nën fuqitë pushtuese të johebrenjve, siç ishin grekët dhe romakët, nuk ishte aspak një gjë e vogël të kapërcenin urrejtjen që kishin për këta të huaj.

Por, ashtu siç thotë edhe apostulli, “në Krishtin” gjithçka ka ndryshuar. Në kishë mund të kërkohet një unitet më i madh, një nivelim (sheshim) i hierarkive dhe një fund ndaj trajtimit si dorë e dytë për këdo. Kjo është njëherazi një dhuratë dhe një thirrje. Ne e marrim unitetin tonë në Krishtin. Por jemi të thirrur që ta jetojmë atë çdo ditë, në mënyrë që vëllazëria jonë në Krishtin të mund të shkëlqejë.—Scott Hoezee

Lutje: Të lavdërojmë ty o Krisht i Perëndisë, për unitetin tonë në ty!

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *