Lexoni nga Zanafilla 4:1-16
Më shumë se vrasje
Dhe ZOTI vuri një shenjë mbi Kainin. (v. 15)

Nëse ky do të ishte një tregim vetëm rreth vrasjes, mund ta lexonim dhe të vazhdonim më tej. Në fund të fundit, e dimë tashmë që vrasja është gabim. Përkundrazi, ky tregim është më i ndërlikuar dhe ka shtresa të thella të kuptimit.
Kaini dhe Abeli janë dy vëllezërit e parë nga shumë të tillë në Bibël, të cilët kanë probleme me njëri-tjetrin, duke na paralajmëruar për Jakobin dhe Esaun, Jozefin dhe vëllezërit e tij, dhe djalin plëngprishës dhe vëllain e madh. Termin “vëlla” këtu unë e shoh në kuptimin më të gjerë të tij: që prej fillimit Bibla thotë se një nga çështjet kryesore është mënyra se si identifikohemi ose lidhemi me njëri-tjetrin. Një faktor i pazakontë është që marrëdhënia mes Kainit dhe Abelit ishte e komplikuar nga Perëndia! Nuk na thuhet se përse Perëndia e pëlqeu më shumë ofrimin e Abelit sesa të Kainit. Por për Kainin kjo dukej e padrejtë, dhe shumë prej nesh mund të identifikohemi me këtë ndjesi, pra, kur një nga vëllezërit apo motrat ka më shumë dhunti se një tjetër, apo i shkon jeta vaj ndërkohë që tjetri ka shumë sfida.
Pas incidentit me ofrimin, Kaini e drejtoi zemërimin që ai kishte ndaj Perëndisë tek vëllai i tij. Pikërisht këtu thërrmohen pritshmëritë. Cili është ndëshkimi i drejtë për vrasje? Patjetër Kaini duhet të vritet. Përkundrazi, ai dëbohet në shkretëtirë, ku dënohet dhe mbrohet njëkohësisht. Kur vrasësi shpreh frikën se do ta vrisnin, atëherë Perëndia i vë një shenjë e cila është një shenjë edhe e fajit edhe e hirit. Padyshim, kjo histori ka të bëjë me krimin dhe ndëshkimin, por ka akoma më shumë të bëjë me misteret e mëdha të favorit të Perëndisë, të dhimbjes së zhgënjimit me Perëndinë dhe natyrën e pazbulueshme të hirit. — Jeff Munroe

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për misterin.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.