Meditime – 18 Mars

Lexoni nga Galatasve 4:1-7

Familja

Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: “Abba, Atë!” (v. 6)

Shumë pak prej nesh janë rritur në shtëpi me shërbëtorë, aq më pak me llojin e shërbëtorëve që jetojnë në shtëpi, të cilat i shohim nëpër telenovela. Por kur hedhim një vështrim në këtë lloj bote, një gjë është shumë e qartë: dallimi midis kateve të shtëpisë është shumë i prerë. Shërbëtorët që jetojnë në katin e poshtëm lejohen në katet e tjerë vetëm me qëllimin për të shërbyer darkën, të pastrojnë pjatat, të marrin pluhurat e kështu me radhë. Ata nuk janë pjesë e familjes. Kur detyrat e tyre mbarojnë, ata kthehen në pjesën e poshtme të shtëpisë. Do të ishte një marrëzi nëse një shërbëtor, pasi të kishte mbaruar punën e tij, të kthehej përsëri sipër, të ulej në një karrige pranë oxhakut dhe të fillonte një bashkëbisedim me të zotin e vilës!
Madje ekzistojnë edhe disa shprehje të zakonshme të cilat përforcojnë hierarkitë e statuseve shoqërore. “Mbaj/Shiko vendin tënd!” “Kush mendon se je?”.

Mes copëzave të lavdishme me lajme të mira që përbëjnë ungjillin, është edhe fakti që çfarëdo qoftë statusi që kemi pasur dikur para Perëndisë, tani jemi pjesë e familjes hyjnore. Ndoshta dikur, një herë e një kohë, ndiheshim skllevër përpara Perëndisë. Por jo më! Tani kemi guximin t’i drejtohemi Perëndisë si “babi”, si “Abba, Atë”. Kur vijmë në “katet e sipërme” të jetës për t’u ulur e për të folur me Atin tonë qiellor, nuk do ta dëgjojmë kurrë Perëndinë të thotë: “Mbaj vendin tënd!”. Përkundrazi, do të jemi gjithmonë të ftuar me dashuri me fjalët: “Merr një karrige dhe ulu, fëmija im”.—Scott Hoezee

Lutje: O Atë i dashur, të falënderojmë për përqafimin tënd me hir.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *