Meditime – 18 Prill

Lexoni nga Mateu 5:1-12

I krishteri i plotësuar

Pasi u ul, iu afruan dishepujt e tij. (v. 1)

Tek Mateu 5-7, Jezusi bëri Predikimin e tij të famshëm në Mal, drejtuar dishepujve të tij. Por ky nuk është plani i shpëtimit. Thelbi i Jezusit këtu nuk është që, duke respektuar ligjin e ri që ai jep, ne të kualifikohemi për në qiell. Ai nuk po na shpjegon mënyrën si ta fitojmë marrëdhënien me të; ai po shpjegon mënyrën si duhet jetuar kjo marrëdhënie në jetën e përditshme.

Jezusi e fillon predikimin e tij duke shpallur tetë bekime, që së bashku njihen ndryshe edhe si “Lumturitë”. Kur Jezusi thotë tetë herë rresht “Lum. . .” ai po nënkupton se: “Këto janë sjelljet dhe veprat e personit që i pëlqen Perëndisë; personi i cili është plotësisht ai që Perëndia kishte në plan të ishte”.

Jezusi nuk po thotë që ekzistojnë tetë tipare të ndryshme, dhe secili prej tyre mund të na sjellë miratimin e Perëndisë. Këto Lumturi janë gjithëpërfshirëse. Çdo i krishterë duhet t’i shfaqë të gjitha. Nuk mund të zgjidhni e të merrni kë të doni, duke menduar: “Epo, unë nuk jam shumë zemërbutë. Sa për paqen, le t’ua lëmë këtë pacifistëve. Ndoshta mund të përpiqem të marr bekimet e Perëndisë duke vajtuar”.
Njëherë po shihja bashkëshorten time teksa po i qepte një fustan vajzës sonë të vogël. Në fillim, ajo preu copat e modelit, të cilat më pas i qepi me njëra-tjetrën. Edhe Lumturitë janë pak a shumë si ai modeli i fustanit. Secila pjesë është e dobishme edhe vetëm. Por ato duhet të qepen të gjitha bashkë për të formuar një jetë të vetme që të tregojë se si duket i krishteri i plotë. —David Bast

Lutje: Më ndihmo o Zot, që jeta ime të përputhet me modelin tënd të plotë.

Komente

komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *